Apple zbulon emojit që do të vijnë në iOS këtë vit

Periskopi.com Tech & Auto

Apple ka zbuluar disa nga emojit që do të vijnë këtë vit në iOS. Ekzistojnë gjithsëj 59 emoji të cilat të do vijnë për herë të parë në Apple.

Një nga ndryshimet më të mëdha që Apple po lançon është një përditësim të madh të emojës së “mbajtjes së duarve”, që zakonisht përdoret për të përfaqësuar çiftet dhe marrëdhëniet, pasi përdoruesit tani mund të zgjedhin çdo kombinim të tonit të lëkurës dhe gjinisë për të personalizuar çiftin në emoji për të përfaqësuar marrëdhëniet e tyre.

Do të ketë edhe më shumë ikona me aftësi të kufizuara, me emoji të ri që përshkruajnë aparate dëgjimi, këmbë proteza, përdoruesit e karrigeve me rrota dhe shumë tjera.

Armët po zhduken në emoji, ky është simboli që më së paku përdoret

Periskopi.com Tech & Auto

Emoji vazhdimisht evoluon, jo vetëm me simbole të reja që vijnë në tastierë smartfone tonë vit pas viti, por edhe vetë simbolet.

Dy vjet më parë, tastiera standarde emoji zakonisht kishte një armë në të, por sot ky simbol është zëvendësuar pothuajse në mënyrë universale me një pistoletë uji.

Apple njoftoi kohët e fundit një grup të ri të emoji që vjen në iOS 12 dhe përfshin një simbol të syrit, amuletin nazar, që është shumë popullor në Turqi.

Emoji i tramvajit ajror është me sa duket emoji më pak popullor në përdorim.