Pas tre orësh intervistim, Emrush Xhemajli përfundoi dëshminë në Hagë

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli, ka bërë të ditur se ka përfunduar dëshminë e tij për tri orë rresht pranë Gjykatës Speciale i cili ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Ai me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, deklaroi se ftesën e kishte marë me shkrim më 24 janar, për t’u intervistuar me 24 shkurt.

Postimi i plotë i Xhemajlit:

Pas intervistimit tim më datën 24.02. 2020, në kohezgjatje prej 3 orëve nga Prokuroria Speciale në Hagë në cilësinë e dëshmitarit, po kthehemi në Kosovë.

 

Vazhdon me ftesa Gjykata Speciale, edhe një i ftuar

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Ai me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, deklaroi se këtë ftesë e mori me shkrim më 24 janar.

“Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris”.

“Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza”, ka shkruar Xhemajli.

Njëri vëlla në VV, tjetri në PDK: Si i ndau votat për kandidatë familja Xhemajli?

Periskopi.com Lajme

Bajrush dhe Emrush Xhemajli janë veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare që në këto zgjedhje garuan në dy polet e kundërta të politikës tonë. Njëri për PDK-në ndërsa tjetri për Vetëvendosjen. Mund të paramendohet se debatet brenda familjes së tyre mund të jenë shumë të nxehta. Por, si u ndanë votat mes tyre?

Bajrush Xhemajli i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] i mori 11 mijë e 620 vota dhe do të jetë deputet në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës. Me shumë gjasë, ai do të jetë deputet i opozitës që do të sulmojë Qeverinë e shefit të vëllait të tij.

Bajrush Xhemajli më herët kishte qenë edhe kryetar i komunës së Ferizajit, por ishte larguar nga kjo pozitë për shkak të një aksidenti rrugor që kishte përfunduar me fatalitet, shkruan Periskopi.

E megjithatë, Emrush Xhemajli i Vetëvendosjes del se ia doli t’i mblidhte vetëm 2 mijë e 140 vota në këto zgjedhje.

Sipas të dhënave preliminare, garën familjare apo ndër-vëllazërore e ka fituar Bajrush Xhemajli me dallim shumë të madh. Ai del se ka marrë 9480 vota më shumë se i vëllai. E përkthyer në përqindje, del se Bajrush Xhemajli i PDK-së i mori 81,59 për qind të votave, ndërsa Emrush Xhemajli i VV-së 18,41 për qind.

E vetmja mundësi që Emrush Xhemajli, i renditur i 99-i sipas votave në Vetëvendosje, të arrinte të futej në Kuvend del se është ndryshimi i politikave nga z.Kurti sa i përket madhësisë së Qeverisë.

Xhemajli është 67 vende më poshtë deputetit të 32-it. Kjo nënkupton se Kurti duhet t’iu gjejë punë në kabinetin qeveritar, si ministra e zëvendësministra, 67 kandidatëve për deputetë që morën vota më shumë se Emrush Xhemajli.

Një gjë e tillë është e pamundur pasi që tanimë është paralajmëruar një qeveri me vetëm 12 ministri. /Periskopi