Enca tenton ‘me ua humb barabarin’, thyhet në mes për një foto sensuale

Periskopi.com Showbiz

Enca ka gjetur një ‘metodë’ për t’ua larguar mendjen nga koronavirusi.

Enca Haxhia ditë më parë përsoi një goditje të rëndë, pasi humbi babanë në moshë të re.

Tashmë, këngëtarja edhe pse me dhimbje të madhe për të atin, po i kthehet rutinës së jetës.

Meqë është përhapur panik për shkak të koronavirusit në Shqipëri, ajo publikoi një foto përplot ngjyra duke tenduar që t’ua largojë mendjen nga virusi.

“Po ju sjell pak ngjyre ne kto dite bardhe e zi”, ka shkruar Enca, teksa pranoi shumë komente nga ana e ndjekësve të saj.

Encën së fundi e kemi parë edhe në rolin e aktores në filmin “I love Tropoja”, ku pranoi komente pozitive për aktrimin.

Enca për tërmetin në Shqipëri: Nuk jam kategoria e personazheve që shfrytëzojnë situata të tilla për vëmendje

Periskopi.com Showbiz

Për tërmetin e së martës (26 nëntor), reaguan pothuajse shumë artistë shqiptarë, derisa disa prej tyre vizituan familjet e të prekurve nga tragjedia, disa të tjerë grumbulluan fonde e ka edhe prej tyre që zgjodhën familje për t’iu ndërtuar shtëpitë.

Megjithëse këngëtarja Enca Haxhia nuk kishte bërë një postim rreth ngjarjeve të fundit në trojet shqiptare, ajo u kritikua mjaft shumë nga të tjerët, me pretekstin se publikon imazhe por nuk është parë kontributi i saj për tërmetin.

E së fundmi, 24-vjeçarja u dha një përgjigje të gjithë atyre, duke publikuar në rrjetet sociale fotografi që dëshmojnë të kundërtën.

Ajo madje tregon se nuk është nga ata personazhe që e shfrytëzojnë këtë situatë për të marrë vëmendjen, e as nga ata që publikojnë ndihmat që ofrojnë.

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka bëjnë/ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja”, ka shkruar në postimin e saj Haxhia.

Këto ditë, Shqipërinë e vizitoi edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila pa nga afër disa fshatra të varfra e po ashtu takoi edhe dy familjet që do ua rindërtojë shtëpitë.

Veç tjerash, ylli shqiptar në një të ardhme të afërt nuk e përjashton mundësinë ta vizitojë edhe Kosovën.

Enca Haxhia prezanton dukjen e saj tërheqëse nga xhirimet e klipit të ri

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Enca Haxhia, së shpejti pritet të sjellë para publikut këngën e re, për të cilën është duke punuar që një kohë të gjatë.

“Mwah” mban titullin kjo këngë, gjersa 24-vjeçarja ka nisur xhirimet ditë më parë dhe tani thuajse është në finalizim.

Si çdo herë tjetër, bukuroshja është kujdesur që edhe në këtë videoklip të vijë me një paraqitje mjaft atraktive.

E veshur me kostum ngjyrë vjollcë, i hapur ka pjesa e gjoksit, artistja Haxhia arriti të rrëmbejë gjithë vëmendjen me dukjen joshëse.

Biondja tregon se videoklipi i saj edhe këtë herë i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production, duke mos lënë anash bashkëpuntorët tjerë.

“Jealous” përndryshe mbetet një prej realizimeve më të fundit të Encës, që në kanalin YouTube ka kaluar shifrën e 6.3 milionë klikimeve.

Veç tjerash, këngëtarja ditë më parë qëndroi në Paris dhe nga atje nuk ngurroi të publikojë postime të ndryshme e shumë tërheqëse, duke mbajtur sa më aktivë mbi dy milionë fansat e saj.

Enca provokuese dhe gati e zhveshur

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Enca Haxhia komentohet gjithnjë për paraqitjet e zjarrta që bën në rrjetet sociale.
E tillë shfaqet edhe në postimet e saj të fundit, teksa ka filmuar veten nga mbrapa dhe shkruan: “Perspektiva e atyre që të urrejnë. Gjithmonë prapa meje, gjithmonë”.

Për më shumë shikojeni videon e publikuar nga vetë këngëtarja: