Zbulohet: Ja kur do të përfundohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Periskopi.com Sporti

Në dy vjetorin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, është zbuluar edhe bucketa fituese për ndërtimin e statujës së tij.

Nën praninë e Kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrës për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, dhe kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, është bërë zbulimi i kësaj buckete.

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe deputetë e figura të tjera, u bë zbulimi i bucketës në të cilën do të bazohet ndërtimi i statujës.

Skulptori Agron Blakqori, ka treguar se koha ka qenë e shkurtër, por ai ka arritur të realizojë bucetën me sukses. Buceta shfaq figurën e Vokrrit në aksion për të shënuar.

“Konkursi ka qenë publik nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, unë kam marrë pjesë, përkundër që koha ka qenë e shkurtër, kam arrit me realizu bucetën. Unë jam gjeneratë e re dhe nuk e mbaj mend kohën kur ka luajtur Fadil Vokrri, por duke u bazuar në fotografi, video dhe duke u konsultuar me futbollistë e familjarë, besoj e kemi nxjerrë në formën më të mirë. Kjo lëvizje i përgjigjet më së shumti Fadilit sepse e ka topin përpara dhe është në aksion për të shënuar gol”, ka thënë Blakqori për KultPlus.

“Sipas planit dinamik, besoj që kah fundi i muajit shtator dhe fillimi i muajit tetor, shtatorja do të jetë e gatshme”, thotë autori. Është paraparë që të jenë në dispozicion 100 metra katrorë dhe për këtë kam bashkëpunuar me arkitektin Valon Xhelili i cili e ka realizuar pjesën ideore në 3D, përveç bazës edhe pjesën përreth shatores. Mezi po pres të filloj punën”, shprehet skulptori. /Periskopi.com/