Lajmi për vonesat e pagave të lojtarëve, reagon FC Ballkani

Periskopi.com Sporti

Skuadra kosovare, Ballkani, ka reaguar ndaj lajmeve se ata nuk janë në gjendje të paguajnë pagat e lojtarëve.

 

Ballkani ka reaguar ndaj lajmeve se klubi i ka mbetur borxh lojtarëve dhe që tash e disa muaj pagat e futbollistëve nuk janë duke u paguar.

Skuadra nga Suhareka ka shprehur indinjatën dhe ka siguruar opinionin  e gjerë që kjo nuk është e vërtetë. Sipas tyre, është e vërtetë që klubi ka disa probleme të finalizojë pagat por nuk është i vërtetë lajmi që pagat u janë vonuar lojtarëve tash e disa muaj.

Në një postim në rrjetin e tyre social, Facebook, Ballkani ka siguruar që lajmi për vonesën e pagave është i rrejshëm, klubi poashtu ka kritikuar edhe analistët sportivë për krijimin e thashethemeve.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Ballkanit në rrjetin e tyre social, Facebook.

Ballkani në krizë financiare, ja që sa muaj nuk janë paguar futbollistët

Periskopi.com Sporti

Ballkani ka kryer dy faza përgatitore, një në Durrës të Shqipërisë dhe një tjetër në Antalya. E për përgatitjet jashtë vendit, klubi suharekas është detyruar t’i kërkojë ndihmë Komunës së Suharekës.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) kemi raportuar që kuvendi komunal i ka ndarë Ballkanit 88 mijë euro për fazën përgatitore, ku ka pasur reagime të ashpra nga opozita në Suharekë.

Burime brenda klubit suharekas i kanë thënë Gazetës “Olle” se futbollistët nuk janë paguar për muajin nëntor dhe dhjetor, ndërsa mbesin në shpresë se këto pagesa do t’i marrin me 1 shkurt duke përfshirë edhe pagën e janarit.

Ndihma që i ka dhënë Komuna e Suharekës ka qenë shumë e mirëseardhur për Ballkanin, pasi nëse nuk do t’i kishte ndarë fondet kuvendi komunal atëherë klubi kish rrezikuar mos të kryej fazë përgatitore jashtë vendit. Gjithsesi kriza financiare e Ballkanit nuk është diçka për tu çuditur pasi edhe klubet më të mëdha evropiane janë në krizë dhe nuk po i paguajnë futbollistët me rregull.

Vetëm disa ditë më parë mediat italiane kanë njoftuar se i vetmi klub nga Serie A që ka paguar me rregull futbollistët është Napoli.

Edhe klubet tjera të mëdha si Juventus, Inter, Roma apo Milan i kanë disa muaj paga borxh futbollistëve të tyre. Kriza ka kapur edhe klubet tjera evropiane si në Angli, Spanjë, Gjermani, Francë, Turqi e vende tjera evropiane.

Krejt kjo gjendje e rëndë financiare si te Ballkani ashtu edhe te klubet tjera në Kosovë dhe Evropë ka ardhur shkaku i pandemisë Covid-19, gjë që ka paralizuar shumë biznese.

Ballkani prezanton zyrtarisht trajnerin e ri

Periskopi.com Sporti

Ballkani ka prezantuar zyrtarisht stafin e ri të trajnerëve që do të udhëhiqet nga Bledi Shkëmbi, transmeton Periskopi.

Ndihmës i tij do të jetë Francesco Vitobello, ndërsa Alban Shala – trajner kondicional.

Kujtojmë se, Shkemëbi erdhi si zëvendës i Ismet Munishit që u shkarkua nga detyra pas qëndrimit 18- mujor në krye të ekipit nga Suhareka.

Ky është postimi i klubit: ” Suharekë, 04.01.2021

Njoftim

FC Ballkani sot shënon dy ngjarje të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit,  prezantimin zyrtar të Kryetrajnerit z. Bledi Shkëmbi dhe bashkëpunotrëve të tij si Francesco Vitobello në cilësi të ndihmës trajnerit dhe z. Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional.

Në takimin e sotëm është bërë njoftimi formal ndërmjet stafit të ri dhe futbollistëve, si dhe është shpalosur dinamika e ardhshme për sa i përket fazës përgatitore.

Na priftë e mbara

Suharekë

Xhebsa”

 

Bylbyl Sokoli tregon shqetësimin që ka Gjilani para ndeshjes me Ballkanin

Periskopi.com Sporti

Bylbyl Sokoli e ka nisur mbarë ‘aventurën’ e tij te Gjilani, derisa ka shënuar fitoren në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës përballë KEK-ut me rezultat bindës 5-0.

Tekniku i ‘kuqebardhëve’ u nda i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, ndërkohë që ka theksuar se lëndimet po e penalizojnë ekipin.

“Futbollistët treguan diciplinë në lojë dhe përgjegjësi. Vërehet që në këtë skuadër ka shumë cilësi, mirëpo kemi probleme të mëdha me lëndimet, ndërkohë që sot na u shtuan problemet pas lëndimit të Oltion Rapës”.

Sokoli bëri disa ndryshime në përbërje dhe gjatë ndeshjes, ndërkohë që theksoi se këtë gjë e ka bërë për t’i ruajtur futbollistët nga lëndimet.

“Zëvendësimet e hershme erdhën si pasojë që menduam t’i ruanim disa nga futbollistët kryesor, pasi që kemi probleme me lëndimet. Kemi mbi 5-6 futbollistë të cilët janë duke u rikuperuar”, potencoi Sokoli.

Të shtunën Gjilanin e pret një ndeshje e vështirë ndaj Ballkanit, ndërkohë për këtë takim “Profa” u shpreh:

Pavarësisht mungesave që kemi, të cilat janë një problem i madh për ne, sidomos ne repartin defansiv. Ne udhëtojmë për t’u prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme përballë një Ballkani tejet të fortë dhe cilësorë. Do të jetë një ndeshje derbi dhe presim të paraqitemi sa më mirë”.

Humbja e parë në kampionat për Ballkanin, nuk prononcohet askush pas ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Trepça ’89 ka bërë një prej paraqitjeve më të mira të saj në dy sezonet e fundit. Skuadra nga Mitrovica ka arritur që të rikthehet nga një disavantazh prej tri golave, për t’i marrë tri pikë skuadrës së Ballkanit, me një fitore 4:3.

Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Ballkanit që paraprakisht kishte 6 fitore dhe 1 barazim nga 7 ndeshje.

Pas ndeshjes askush nga skuadra e Ballkanit nuk ka pranuar të potencohet në lidhje me rikthimin e madh nga Trepça ’89, natyrisht Ismet Munishi nuk ishte fare pjesë e stafit për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Dritës.

Trepça ’89 me fitoren e sotme pozicionohet në vendin e gjashtë me 11 pikë të mbledhura, kurse Ballkani mbetet përsëri lider me 19 pikë të grumbulluara.

Mirlind Daku pjesë e FC Ballkanit edhe për një vit

Periskopi.com Sporti

Klubi Futbollistik “Ballkani” ka bere te ditur se eshte arritur marrëveshja me klubin kroat NK Osjek, per sherbimbet e sulmuesit gjilanas, Mirlind Daku.

Daku do te jete pjese e Ballkanit edhe per nje sezon ne forme huazimi.

Lajmi eshte konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit:

Të dashur tifozë

Kemi knaqësinë të ju informojmë se pas shumë negociatave me NK Osjek, kemi arritur të sigurojmë shërbimet e shtatëlartit Mirlind Daku në formë huazimi edhe për një vit

Duke i’u referuar thënjes së pas dukurive cilësore ngritet shumë pluhur, ashtu ndodhi edhe me rastin e Dakut, meqenëse negociatat ishin shumë të vështira, por fatëmirësisht rezultuan të suksesshme.

Nga sulmuesi shtatëlart presim qe të bëjë me te miren qe ai din, pra të tund rrjetat e kundërshtarëve.

Na priftë e mbara Super Daku

Ballkani e uron Prishtinën për titullin

Periskopi.com Sporti

Pas triumfit të Prishtinës në finalen e Kupës së Kosovës, Ballkani ua ka uruar trofeun bardhezinjve trofeun dhe u ka dëshiruar arritje në kualifikimet për Ligën e Evropës, në mënyrë që Kosova të përfaqësohet sa më mirë në garat evropiane.

Ballkani ngeli duar thatë dhe jashtë kualifikimeve për pjesëmarrje në Ligën e Evropës, pavarësisht se pati një sezon mbresëlënës, pasi u mund në finale të Kupës së Kosovës 1:0 nga Prishtina të mërkurën.

Otto John e shënoi golin e vetëm për triumfin e Prishtinës, i cili ua mundëson kryeqytetasve të luajnë në kualifikime për pjesëmarrje në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

FC Ballkani do të bëj dezinfektimin e hapësirave të klubit çdo fundjavë

Periskopi.com Sporti

FC Ballkani ka njoftuar se dezinfektimi i hapësirave të klubit do të bëhet çdo fundjavë dhe se do të vazhdojnë me mbajtjen e pastërtisë dhe higjienës në ambientet e klubit.

“Mbajtja e pastertisë ka qenë një prej shumë shprehive të mira ne FC Ballkani, për më teper tani kur bota është përfshi nga pandemia Covid 19, ku dezinfketimi i hapësirave të klubit është shëndru ne rutinë. FC Ballkani do të bëjë dezinfektim e hapësirave të klubit çdo fundjavë, sipas nevojës edhe me shpeshë. Këtë dëtyrë i’a kemi besuar profesionistëve z. Berat Gashi dhe kompanisë së tij Eko Pastrimi, të cilët për asnjë çastë nuk pritojnë t’i përgjigjen kërkesave tona” – thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që vazhdimi i garave për sezonin 2019/20 në futbollin e Kosovës do të shënohet me dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës. Më 2 qershor takohen Prishtina dhe Drenica, kurse më 3 qershor Ballkani dhe Feronikeli. Ndërkaq, Superliga e Kosovës do rifillojë nga 7 qershori.

Fotografia e FC Ballkani
Fotografia e FC Ballkani
Fotografia e FC Ballkani

FC Ballkani bën thirrje urgjente: ‘Të testohen për koronavirus të gjithë lojtarët, merrni përgjegjësi e jo vetëm privilegje’

Periskopi.com Sporti

Gjatë ditës së djeshme Drita ka raportuar se sulmuesi i tyre, Izair Emini ka dalë pozitiv me koronavirus.

Tashmë klubet po ndjehen të frikësuar dhe po kërkojnë që të gjithë lojtarët të testohen në mënyrë që të mos rrezikohen grupet.

 

Ballkani ka bërë thirrje urgjente nga MSH dhe FFK që t’i testoj të gjithë futbollistët para fillimit të sezonit.

 

Ky është reagimi i tyre:

Reagim:

Lidhur me zhvillimet e fundit në futbollin kosovar,

Siç jeni në dijeni, MSH dhe FFK e kanë mundësuar vazhdimin e Superligës dhe ende pa filluar dy seanca stërvitore ka dal rezultati pozitiv me Covid-19 për futbollistin Izair Emini lojtar i FC Drita,

Fillimisht, po e shprehim shqetësimin tonë për shëndetin e futbollistit Emini, duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë.

Lidhur me këtë rast edhe njëherë u bëjmë thirrje organeve kompetente – MSH dhe FFK – që urgjentisht të bëjnë testimin e të gjithë futbollistëve dhe stafit të përfshirë ne procesin stërvitor, gjithashtu kërkojmë që çdo herë para ndeshjeve zyrtare të bëhen ritestime për të evituar ndonjë fatkeqësi më të madhe, pastaj do të jet vonë dhe nuk pranojm asesi të ndërpritet kampionati,

FC Ballkani gjithmonë ka qen i interesuar qe garat të ri-fillojnë pasi kemi planin afatgjatë për të krijuar klub model dhe shembull në rajon, e jo plan për 2-3 vite, ku të gjith kan menduar se interesi i klubit tonë ka qen me u nderpre dhe të jemi fitimtar në këtë kohë krize, por ne i kemi zhvilluar 22 lojë të barabarta me të gjithë superligën, dhe prej ditës së parë kemi qen pothuajse 90% në vend të parë.

Krejt zhurma cka është bër prej klubit tonë ka qen për tu marr seriozisht me ndjenjat e futbollistëve dhe investitorëve, e jo me vendos njerz që jan nën presione dhe njerz jo profesionist të cilët futbollin e kan shikuar vetëm në TV, tani përgjegjësia do të jetë e tyre dhe ne si klub cka do që do të ndodh sdo të marrim as edhe një përgjegjësi të vetme .

Kërkojmë nga organet përgjegjëse të marrin përgjegjësi e jo vetëm privilegje duke i hartuar dhe aprovuar protokollet që mund të realizohen në kuadër të kushteve tona, e jo të marrin shembullin e shtetëve Europiane kur dihen kushtet e Kosovës dhe Europës.

FC Ballkani

Presidenti i Gjilanit nuk përmbahet: Ballkani nuk meriton titullin, duhet të ishim 9 pikë para tyre

Periskopi.com Sporti

Superliga e Kosovës në futboll ka ardhur në një situatë sa që askush nuk e dinë saktë se a do të vazhdohet apo të anulohet.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ditë më parë ka thënë se nuk ka kushte për të vazhduar kampionati dhe ka kërkuar nga klubet që të bëhen burra dhe të ia urojnë titullin kampion.

Lidhur më këtë deklaratë të Munishit, inFokus gjatë ditës se sotme ka kontaktuar me kryetarin e klubit të Gjilanit, Florim Zukën, për ta pyetur se a janë të gatshëm për ta uruar për titull Munishin.

Zuka është përgjigjur:

Në asnjë mënyrë nuk ja uroj titullin Ballkanit, jo vetëm Ballkanit, por askujt nuk ja uroj titullin në tavolinë. Titulli fitohet në fushë dhe më punë e kulturë, e jo si disa tituj të fituar me kurdisje e manipulime”.

I pari i klubit të Gjilanit ka bindje të plotë që Superliga do të vazhdoj ”Kampionati do të vazhdoj, jam i bindur për këtë, por nëse ndodhë që të anulohet, atëherë duhet të zhvillohet play-offi”, deklaroi ai.

Për fund Zuka tha se Ballkani nuk e meriton titullin dhe as pikët e tubuara nuk i ka të merituara, madje ia ka rikujtuar Munishit ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, i cili ishte përjashtuar me karton të kuq për shkak të protestave, e gjatë daljes nga fusha kishte fituar kohë, duke u ndalur për ti lidhur atletet e tij.

Zuka poashtu ka deklaruar se nëse nuk do të kishin dëmtuar referat, Gjilani do të ishte 9 pikë para Ballkanit.

Ballkani nuk e meriton titullin, as ato pikë nuk i ka të merituara. E dini shumë mirë se çfarë skena ka bërë Munishi gjatë ndeshjes se zhvilluar në Suharekë. Për një gol nuk duhet 2 orë lojë, mjafton një minutë. A i thuhet asaj fitore. Po të mos ishim dëmtuar nga referat, ne tash do të ishim se paku 9 pikë larg Ballkanit”, përfundoj Florim Zuka.

Përpara se Covid-19 ta pezullonte Superligën, Ballkani kryesonte me 44 pikë, tri më shumë se Gjilani që renditet i treti.

Në duelin e parë të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Gjilani ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Ballkanit, ndërsa në Suharekë skuadra e Munishit kishte triumfuar me rezultat 2-1.