Muller ‘bombardon’ portën e Koln – kalon bavarezët në epërsi

Periskopi.com Sporti

Skuadra bavareze, Bayern Munich ka udhëtuar për në Koln, për ta zhvilluar ndeshjen e javës së gjashtë të Bundesligës, transmeton Periskopi.

Aktualisht, kampioni në fuqi i Gjermanisë po avancon ndaj nikoqirëve Koln me rezultat 1:0, pas golit të cilin nga penalltia  e shënoi sulmuesi gjerman, Thomas Muller.

Shihni golin. /Periskopi

https://twitter.com/goncalo_dias_17/status/1322551839661957122

Vështirësohet nisja e kampionatit, tri raste pozitive me koronavirus në Bundesligë

Periskopi.com Sporti

Pas fillimit të stërvitjeve në grupe të ndara, klubet e Bundesligës kanë nisur testimin e lojtarëve dhe stafit.

FC Köln ka njoftuar se tre persona brenda klubit kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Emrat nuk janë bërë të ditur ndërkohë të gjithë lojtarët dhe pjestarët e stafit janë testuar.

Të infektuarit nuk kanë shfaqur simptoma, dhe janë dërguar në izolim për një periudhë 14 ditore.

Klubi ka theksuar se stërvitjet do të vazhdojnë sipas planit, pasi masat mbrojtëse dhe higjenike janë ndjekur me rigorozitet.

“Shëndeti dhe privatësia e lojtarëve dhe puntorëve të klubit është prioritet mbi të gjitha” – u shpreh drejtori menaxhues, Horst Heldt.

Vendimi për rinisjen potenciale të Bundesligës do të merret me 6 maj. Në qoftë se jepet drita jeshile për fillimin e kampionatit nga ana e institucioneve, futbolli mund të nis me 22 ose 29 maj