Reagimi qesharak i tifozes kur Lopez e zhvesh fanellën

Periskopi.com Sporti

Një tifozë e tenisit është bërë e famshme në rrjetet sociale për shkak të reagimit qesharak të saj në momentin kur Feliciano Lopez e zhveshi fanellën e tij gjatë një ndeshjeje të US Open.

Tenisti spanjoll vendosi ta ndërrojë fanellën e tij gjatë setit të katërt kundër Taylor Fritz në “Flushing Meadows” në US Open, transmeton Gazeta Express.

Dhe një tifoze e vërejti menjëherë se 37-vjeçari ishte gjysmë i zhveshur. Në momentin që e kuptoi këtë gjë, ajo i ngriti vetullat lart dhe menjëherë filloi ta kërkonte telefonin në qantën e vet.

Ajo ia bën një fotografi të shpejtë spanjollit dhe duket mjaft e kënaqur me veten, pasi që buzëqesh para se ta shikoj atë edhe një herë.

Përkundër që e kishte humbur setin e parë 6:3, Lopezi nuk pranoi të eliminohet nga US Open qysh në rundin e parë. Ai tani do të përballet me Yoshihito Nishiokan në rundin e dytë.

Për momentin ai e mban rekordin për më së shumti Grand Slams radhazi në të cilat ka marrë pjesë, plot 70. Megjithatë, ai kurrë nuk ka arritur të shkojë përtej çerekfinaleve në ndonjë Grand Slam.

Lopez kishte arritur tri herë të jetë në mesin e tetë tenistëve më të mirë në Wimbledon, ndërsa kishte qenë edhe në çerekfinale të US Open në vitin 2015.