Pse nga çmimet e energjisë elektrike në Kosovë u mbyll vetëm Ferronikeli

Periskopi.com Lajme

Kriza globale energjetike ka goditur keq konsumatorët kosovarë vetfurnizues. Aty janë katër nga fabrikat më të mëdha në vend, përfshirë Ferronikelin.

Këta konsumatorë janë në treg të lirë, pra të liberalizuar, pasi janë të kycur në linjat 110 kV. E Ferronikeli që e importon vet energjinë elektrike tashmë ka bërë ndalimin e prodhimit, pasi nuk mund ti përballojë më cmimet e energjisë elektrike.

Deri tek kjo situatë ka ardhur pasi cmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare thuajse janë pesëfishuar në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në mbi 200 euro për megavat/orë. E kjo Ferronikelin e ka sjellë në pamundësi të prodhimit.

“Menaxhmenti ka bërë përpjekje intensive që ta evitojë vendimin për ndërprerjen e prodhimit, mirëpo kjo situatë është bërë e pashmangshme, veçanërisht me rritjen e çmimit të energjisë në Evropë gjatë javëve të fundit”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie drejtuar mediave.

Por, pse u godit kaq shumë Ferronikeli, ndërkohë konsumatorët tjerë vazhdojnë të mos afektohen fare. Në KEDS japin shpjegimin.

“Ferronikeli nuk është konsumator yni, pasi ka kaluar në procesin e liberalizimit. Pra, nuk është konsumator i rregulluar dhe rrjedhimisht nuk ka cmime fikse, por duhet ta blejë energjinë elektrike në treg të hapur. Ndryshe, cmimet për konsumatorët tanë nuk kanë ndryshuar”, tha Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Në situatë të njëjtë janë edhe fabrika tjera në rajon apo në Evropë apo Azi që shpenzojnë shumë energji elektrike. Janë duke u mbyllur deri të kalojë kjo krizë. Këtë fat e kanë tashmë disa nga gjigantët industrial botëror.

“Mbyllja do të jetë deri në normalizimin e këtyre cmimeve. Nuk mund të përballohet prodhimi me këtë kosto energjetike”, kanë konstatuar prodhuesit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Cmimet e energjisë elektrike u rriten tej mase si rezultat i rritjes së cmimeve të gazit natyror. Kjo rritje ndodhi për shkak të kërkesave enrome nga Kina për gazin rus dhe të vendeve të ish Bashkimit Sovjetik. Të njëjtën kohë rihapja dhe rikuperimi i ekonomisë në Evropë rriti kërkesën për energji. Kjo krijoi efekt zinxhiror dhe rezultati befasoi krejt kontinentin e vjetër.

Kjo krizë është e pamundur ta lë anash edhe Kosovën  duke pasur parasysh që furnizimi nga importi bëhet  përmes  sistemit të njëjtë . Duke pasur parasysh që kërkesa  për  konsum gjatë dimrit eshte e lartë dhe nuk mund të mbulohet nga prodhimi edhe sikur të prodhohet me kapacitete të plota, Kosova do të detyrohet që të blej sasi të medha importi në këtë  treg të përbashkët  dhe me çmime  më të larta të shënuara ndonjëherë.

Zëdhënësi Buzhala lidhur me rritjen e kërkesës për import gjatë dimrit dhe afektimin e konsumatoreve nga kjo krizë, deklaroi se kjo varet nga faktorë  të  ndryshem, “Konsumi varet nga shume faktorë  sic është moti, përdorimi  i energjisë elektrike për ngrohje, funksionimi i duhun i tërë hallkave të  sistemit elektroenergjetik dhe nga kjo e fundit  – kriza globale energjetike. Dihet se Kosova nuk ka prodhim të mjaftueshme për  të mbuluar kërkesën për  konsum. Kjo na ben të varur nga importi, specifikisht nëse  flasim për  dimër”, tha ai.

Sipas Buzhalës, me trende të vitit te kaluar,  40% e konsumit duhet të mbulohet nga importi në orët e konsumit të lartë. “Kjo mund të vështirësojë tej mase situatën nëse vazhdohet ky trend i krizës  globale energjetike edhe gjatë  stines së dimrit. Disa shtetet tashmë  kanë  pranuar se kriza ka trokitur ne derën  e tyre, e po ashtu kane filluar thirrjet për kursim dhe shpenzim te matur të energjië elektrike. Edhe ne si KEDS ftojmë  konsumatoret që të gjejë alternativa tjera të ngrohjes në mënyrë  që të tejkalohet kriza energjetike që  tashmë  ka afektuar shumë  shtete”, theksoi ai.

Kjo krizë është e pamundur ta lë anash edhe Kosovën. Duke pasur parasysh që kërkesa për konsum gjatë dimrit është e lartë dhe nuk mund të mbulohet nga prodhimi edhe sikur të prodhohet me kapacitete të plota, Kosova do të detyrohet që të importojë sasi të mëdha në këtë treg të përbashkët dhe me çmime më të larta të shënuara ndonjëherë.

 

 

 

Tovërlani as që shqetësohet për koronavirusin: Më duket një lloj biznesi

Periskopi.com Sporti

Pandemia koronavirus ka prekur tashmë gjithë Evropën e cila erdhi nga kontinenti Aziatikpërkatësisht nga Kina.  

Mbrëmë u shënuan dy rastet e para edhe  vendin tonë 

Kështu janë ndërprerë  gjitha aktivitetet sportive me qëllim  mos bëhen turma njerëzishdhe  gjithë edhe janë izoluar 

  shumti lojtarë  prekur nga ky virus ka  Serie A e  Superligën Turke ndeshjet nuk janë pezulluar ende. 

Virusi nuk po i le përshtypje  trajnerit   Ferronikelit, Afrim Tovërlanipasi nuk është i shqetësuar nga rreziku   përbën koronavirusi,  bile ai e konsideron këtë  pandemi si një lloj biznesi. 

Shihni postimin e Toverlanit më poshtë. /Periskopi.com/

 

7 miliard njerez ne botë. Qe dy muaj e gjysme 150.000 mij te infektum prej se eshte paraqitur virusi. Ma pak se 5000 mij…

Gepostet von Afrim Toverlani am Samstag, 14. März 2020

Dalin formacionet zyrtare Feronikeli – Drita

Periskopi.com Sporti

Janë bërë zyrtare formacionet e ndeshjes Feronikeli – Drita.

Kampionët e Kosovës presin në ‘Rexhep Rexhepi’ Dritën, në ndeshjen e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës fillon nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Së shpejti

Drita:

Tifozët para ndeshjes Milan – Feronikeli: Ëndërr e realizuar

Periskopi.com Sporti

Ndeshja Milan – Ferronikeli, ka mbledhur tifozë nga e gjithë Kosova para hotelit Swiss Diamond, aty ku do të qëndrojnë futbollistët milanistë, disa orë para ndeshjes.

Tifozët janë shprehur të lumtur që arritën ta realizojnë ëndrrën shumë vjecare për të parë ekipin italian në fushë, madje tash në Kosovë.

Kryetari i fan klubit të Milanos, Arbër Lepaja tha se nuk e ka menduar asnjëherë që Milan mund të luaj në Kosovë.

“Jam shuëm i lumtur që Milani është këtu. Nuk besoj që dikush ka mendu që Milani do të vijë në Kosovë. E kam ëndërru me pa një ndeshje atje dhe e kam realizu por me ardhë në Kosovë nuk e kam mendu asnjëherë”.

Mes ekipit kosovar dhe atij italian, ai shprehet se e vë në pozitë të vështirë por që thotë se rezultati nga kjo ndeshje nuk ka rëndësi.

“Pak a shumë na vë në pozivion të vështirë por pasi që është ndeshje miqësore për mua rezultati nuk eshtë shumë me rëndësi. Shpresoj që të jetë një ndeshje me shumë gola dhe të kënaqemi”.

Ndërsa, shtoi se Milan nga të gjitha ekipet tjera botërore ka më së shumti tifoza.

“Kemi më së shumti tifoza të Milanit në Kosovë. Kemi faqen tonë në internet dhe deri tani kemi mbi 600 mijë like”.

Përfaqësuesi i fan klubit Genc Mala, u shpreh i lumtur për këtë ndeshje, ndërsa tha se pavarësisht se Ferronikeli luan, nuk mund ta mbështes para Milanos.

“Të gjithë thonë që Milani ka më së shumti tifoza në Kosovë dhe sot interesimi është shumë i madh. Prapë se prapë prej se e mbaj mend që shikoj futboll jam milanist dhe më vjen keq”.

E, tifozi Nexhat Rexhepi, u shpreh tepër i kënaqur me ardhjen e ekipit italian në Kosovë.

“Shumë i lumtur jam për ardhjen e Milanos në Prishtinë. Është endërr e realizuar që nuk më është realizu më herët. Jam shumë i lumtur”.

 

Lladrovci: Ne e merituam fitoren, por topi është i rrumbullakët – barazimi na shpëtoi fytyrën

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci pas përfundimit të ndeshjes ku Feronikeli barazoi, tha se ekipi dëshmoi që është kampion në Prishtinë.

Megjithatë, Lladrovci thotë se Feronikeli meritoi fitore, por se “topi është i rrumbullakët”.

 

 

“Ne treguam që dimë e mundemi ma shumë. Ne e merituam fitoren por topi është i rrumbullakët!

Ferronikeli do ta dëshmoj se është kampion në Prishtinë. Loja baraz, na shpëtoi fytyrën megjithatë.

Forca Ferronikeli. Forca futbollistë për betejën vendimtare”, ka shkruar Lladrovci.

​Thaçi: Feronikeli vazhdon me suksesin e radhës, rriten shpresat për vazhdimin e kualifikimeve

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar kampionin e Ksooëvs për barazimin e sotëm që ka ka arritur në Uell ndaj TNS, në ndeshjen kualifikuesë për Ligën e Kompionëve.

“Feronikeli vazhdon me suksesin e radhës në garat ndërkombëtare. Sonte, me barazim kundër “The New Saints”, rriten shpresat për vazhdimin e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Lladrovci: Ferronikeli është krenaria jonë

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar sportdashësit dhe tifozët e ekipit Ferronikeli me rastin e fitorës së Kupës së Kosovës.

Lladrovci ka thënë se fitorja e sotme ishte e pritshme, dhe se arritja e këtyre sukseseve nuk ishte rastësi.

”Fitorja e sontme, ishte e pritshme. Ne jemi kampion të ligës dhe fitues të kupës së Kosovës! Ferronikeli është krenaria jonë!

Urime futbollistë, urime Zekirja, urime Naser Rama, loja juaj dhe arritja këtyre sukseseve nuk është rastësi, është rezultat i përkushtimit tuaj dhe shpirtit ekipor.

Urime simpatizantë të Ferronikelit, urime sportdashës, urime Drenas!

Parashikimi im ishte 5 me 0 për neve por, nuk ka dert…një gol i nderit ishte meritor.”

Banorët e Çikatovës së Vjetër për ‘Ferronikelin’: Pronat tona i mbrojmë edhe me jetë

Periskopi.com Lajme

Komuna e Drenasit ka njoftuar banorët e Çikatovës së Vjetër, të lagjeve “Morina” dhe “Makolli”, se “Ferronikeli” ka të drejtën e shfrytëzimit të ngastrave kadastrale të lagjes “Morina” dhe “Makolli” të Çikatovës së Vjetër, pasi që AKP-ja ka konfirmuar se ato i janë shitur “Ferronikelit” me procedurë të likuidimit më 15.06.2006. Por banorët po e kundërshtojnë një gjë të tillë

Është tensionuar tej mase situata në mes të banorëve të Çikatovës së Vjetër dhe Komunës së Drenasit, si dhe të kompanisë “Ferronikeli” rreth pronave të banorëve të lagjes “Morina” dhe “Makolli” të Çikatovës së Vjetër, të cilat “Ferronikeli” pretendon se janë të vetat dhe është përpjekur disa herë, madje edhe me Polici, të hyjë dhe t’i shfrytëzojë për nxjerrje të xehes së niklit.

Banorët e Çikatovës së Vjetër kanë bërë fajtore Komunën e Drenasit për shkak se, siç kanë thënë ata, “pronat e tyre ia kanë shitur ‘Ferronikelit’”. Ata nuk kanë lejuar në disa raste që menaxhmenti i kompanisë “Ferronikeli” të presë drutë në malin, që pastaj do të eksploatohej për xehe. Së fundi atje në pronat e çikatovasve ka shkuar me Polici edhe një kompani për prerje të drunjve, e cila ka hasur në rezistencë të banorëve. Ata kishin dalë me gra e me fëmijë në mbrojtje, siç patën thënë, “të pronave të të parëve të tyre”

Situata kishte përfunduar në atë mënyrë që komandanti i Stacionit të Policisë në Drenas kishte kërkuar nga menaxhmenti i “Ferronikelit” që t’i tërheqë punëtorët nga mali i cili është ngjitur me minierën e niklit, si dhe nga banorët që të kthehen në shtëpitë e tyre derisa të sqarohet situata./Zëri

 

Kartoni i kuq për Feronikelin, ndeshja e ‘pistë’ nga të dyja skuadrat

Periskopi.com Sporti

Po zhvillohet derbi i xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit nga fillimi u luajt me tensione të mëdha, kurse e pësoi skuadra nga Drenasi.

Kastriot Rexha është ndëshkuar me karton të kuq, pasi goditi me top lojtarin e Llapi kur loja ishte e ndaluar.

Ndeshje e tensionuar dhe shumë e pistë po zhvillohet nga dyja ekipet, që sivjet janë konkurentët kryesor për të fituar kampionatin./Periskopi/

Ultras ‘Legjendat’ tregohen ‘racist’ ndaj Ferronikelit

Periskopi.com Sporti

Po afrohet edhe derbi i xhiros së tetë të Ipko Superligës së Kosovës, me Llapit dhe Ferronikelit të pamposhtur.

Nesër, me fillim nga ora 15:30 në ”Zahir Pajaziti” do luhet kryendeshja e kësaj jave.

Ferronikeli me 17 pikë dhe pa asnjë humbje është lider i padiskutueshëm deri tani, me ‘llapjanët’ që kanë vetëm një pikë më pak se vendi i parë, transmeton Periskopi.

Ndërkohë tifozët besnik të Llapit, ‘Ultras Legjendat’ në njoftimin e ndeshjes janë treguar racist ndaj ekipit mysafirë.

Në emblemën e klubit nga Podujeva ata kanë vënë kurorën e mbretit, kurse në atë të ekipit të Drenasit një shenjë tejet ofenduese.

Në komente ka pasur reagime duke kritikuar autorin e kësaj foto./Periskopi/

Veliu: Feronikeli dhe Llapi favoritët kryesor për titull

Periskopi.com Sporti

Superliga e Kosovës në futboll fillon sot dhe ky sezon pritet të jetë njëri ndër sezonët më interesante.

Shumë skuadra të përforcuara e disa prej tyre e kanë ruajtur atë kontigjentin e vetë lojtarëve, të cilët I kanë pasur edhe sezonin e kaluar do të luftojnë të shpallen kampion i Superligës së Kosovës.

Analisti dhe trajneri i mirënjohur Fetah Veliu në një deklaratë për KosovaPress ka potencuar dy ekipet favorite për të fituar titullin këtë sezon.

Sipasj tij Feronikeli dhe Llapi janë dy ekipet favorite që këtë sezon të shpallen kampione në futbollin e Kosovës.

“Superliga tashmë është ndar në dy grupime të skuadrave, janë disa të cilat gjatë sezonit të ardhshëm do të luftojnë për titullin e kampionit dhe disa tjera të cilat do të luftojnë për mbetjen në elitën Kosovare. Gjilani, Trepca89, Drita,Prishtina, Feronikeli, Llapi janë ekipet të cilat do të luftojnë për titull por unë e shoh Llapin dhe Feronikelin një hap para skuadrave tjera” deklaroi Veliu.

Mbetet të shihët në fund të këtij kampionati se kush do të shpallet kampion dhe kush do të luftojë për mbijetesë.

KosovaPress do të përcjell çdo javë të këtij sezoni, andaj nuk ju mbetet tjetër përpos të qëndroni me ne gjatë këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll.

Kur do ta rifillojë prodhimin Ferronikeli?

Periskopi.com Lajme

Kompleksi Metalurgjik Ferronikeli pritet së shpejti të rifillojë prodhimin, thonë përfaqësues të punëtorëve.

Më 23 korrik Ferronikeli është blerë nga Grupi “Balfin” nga Shqipëria dhe pronarët e rinj kishin premtuar se prodhimi do të fillojë shumë shpejt, por nuk kanë saktësuar ndonjë datë.

Kompani Ferronikeli, që gjendet në Drenas, ka ndërprerë prodhimin në muajin prill të këtij viti, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm.

Kompleksi përfshin një fabrikë të prodhimit të nikelit, si dhe depozitat potencialisht të pasura me minerale.

Por, Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës se Punëtorëve tha për Radion Evropa e Lirë se nga sot kjo kompani zyrtarisht ka filluar punën, kurse nga dita e mërkurë, sipas tij, do fillojë prodhimi. Sa i përket gjendjes teknike, Nika thotë se ndërmarrja është në gjendje të rregullt.

“Sot janë kthyer punëtorët sipas ndërrimeve që kanë qenë më herët”, tha Nika.

Lidhur me rifillimin e prodhimit ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania e re e cila ka marrë në menaxhim këtë gjigant ekonomik.

Nga muaji korrik, këtë ndërmarrje e ka në menaxhim kompania ‘NKL Limitet’, me qendër në Londër, e cila do të kontrollojë 100 për qind të aksioneve të kompanisë industriale.

Pjesë e kësaj kompanie është Grupi “Balfin” nga Shqipëria, grup ky që ka njoftuar se do zotërojë aksionet e Ferronikelit përmes kompanisë ‘NKL Limited’ dhe është zotuar se do të investojë menjëherë fonde të mjaftueshme për të rikthyer prodhimin me kapacitet të plotë brenda muajit gusht.

Kryetari i komunës se Dranasit, Ramiz Lladrovci shpreson se pronari i ri do ta ringjallë këtë kompleks, rrjedhimisht do ndikojë edhe në përmirësimin e gjendjes ekonomike në këtë komunë.

Më qëllim të rifillimit të prodhimit sa më të shpejtë të këtij kompleksi, Lladrovci tregon për Radion Evropa e Lirë se çdo kërkesë që është bërë në komunë nga pronari i ri është përmbushur me procedurë të shpejtë.

“Çdo gjë që është kërkuar nga menaxhmeti i Ferronikelit i kemi ndihmuar. I kemi ndihmuar me pëlqime, plotësimin e dokumenteve të nevojshme me procedurë të shpejtë. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, vetëm që kompani Ferronikeli të fillojë sa më shpejtë punën”, thotë Lladrovci.

Edhe punëtorët e kompleksit, që numërojnë mbi 800, shpresojnë se pronari i ri do ta ringjallë këtë ndërmarrje duke e rikthyer prodhimin me kapacitet të plotë dhe shlyerjen e borxheve financiare që ka kompania kryesisht ndaj kontraktorëve privatë, thotë kryetari i sindikatës Fehmi Nika.

“Ne besojmë se kapaciteti i prodhimit do të rritet më shumë se sa ka qenë”, shprehet Nika.

Kompania e re ka planifikuar të kryejë investime shtesë në Ferronikel, në mënyrë që potenciali i sektorit minerar në Shqipëri dhe Kosovë të mund të vihet në përdorim të plotë dhe për ta rritur prodhimin e nikelit nga 7200 tonë në vit, në mbi 10.000 tonë në vit.

Njeriu më i pasur në Shqipëri zyrtarisht e blenë fabrikën Ferronikel (Dok)

Periskopi.com Lajme

Kompania e quajtur “NKL Limited”me bazë në Londër zyrtarisht është blerësi i fabrikës “Ferronikel” në Drenas.

Në një njoftim të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës thuhet se është marr vendimi që kompanisë NKL Limited  t’i lejohet përqendrimi përmes përfitimit 100% të kontrollit të në Ferronikel pas blerjes së aksioneve.

  1. LEJIMIN, e Përqendrimit përmes përfitimit 100% të kontrollit nga NKL Limited, në cilësinë e blerësit mbi NeëCo Ferronikeli Complex LLC-Cunico, në cilësinë e shitësit. Transaksioni i propozuar është transaksion që nuk ka efekt në tregun gjeografik të Republikës së Kosovë, por vetëm në atë ndërkombëtar. Nga transaksioni nuk do të rezultojnë efekte negative për konkurrencën e rrjedhimisht për konsumatorët në Republikën e Kosovës”, thuhet në këtë vendim të AKK-së.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë  25.05.2018 ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit të ndërmarjeve të realizuar si pasojë e blerjës së aksioneve të NeëCo Ferronikeli Complex LLC me nr. 70268073 me adrese: Rruga Besim Mala 227,13000 Drenas, Republika e Kosovës nga ana e NKL Limited me seli në Mbretërin e Bashkuar , e regjistruar  me nr. identifikimi  11246593 me adresë: Broadgate Toëer, 20 Primrose Street, London EC2A 2EË, përmes përfitimit të kontrollit të plotë me 100% të aksioneve.    2.  Subjekt i Përqendrimit sipas  përshkrimit të kërkesës nuk do të ketë efekt mbi konkurrencën në Republikën e Kosovës, rrjedhimisht nga ky transaksion nuk do të rezultojnë efekte negative për operatorët ekonomik apo konsumatorët në Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh së Blerësi nuk është i pranishëm në tregun e Republikës së Kosovës nëpërmjet të personit juridik apo shitjeve. Ky transaksion nuk krijon pozitë të re dominuese ose ndryshime në tregun e Kosovës” theksohet tutje në një njoftim.

Më herët u raportua se njeriu me i pasur në Shqipëri, Samir Mane është në negociata për të blerë këtë fabrikë.

Mirëpo  Indeksonline kupton se drejtori i NKL Limited (Kompania që  e ka blerë fabrikën) është vet Samir Mane.

Në faqen ‘Beta Companies House’ në të dhënat për kompaninë që e ka blerë Ferronikelit, merret vesh që  drejtor është Mane dhe disa të  tjerë të  cilët mund t’i shihni më  poshtë.

Siç shihet në këtë dokument, biznesmeni Mane është bërë drejtor i NKL Limited para tri dite, përkatësisht me 18 korrik, domëthënë është bërë drejtor pas blerjes së Ferronikelit.

Kujtojmë që kjo fabrikë me 13 mars ka ndalur prodhimin për shkaqe financiare.

Ndërsa, janë rreth 820 punëtorë e 250 kontraktorë që mbajnë familjet nga kjo kompani.

Në këtë link mund të lexoni më shumë për kompaninë e re që do të udhëheq ndërmarrjen Ferronikel.

 

 

 

Njeriu më i pasur në Shqipëri afër blerjes të Ferronikelit

Periskopi.com Lajme

Njeriu më i pasur në Shqipëri është afër blerjes të Ferronikelit nga kompania greke Cunico Resources, me bisedimet që Klan Kosova mëson të jenë në fazën finale

Biznesmeni shqiptar Samir Mane është shumë afër blerjes të  Ferronikelit nga kompania greke Cunico Resources, që ka shumicën e aksioneve në këtë kompani.

Për këta të fundit u raportua se kanë probleme të mëdha financiare, madje edhe çuan në falimentim një kompani në Maqedoni.

Klan Kosova merr vesh se Balfin Group, që është në pronësi të Mane, është në bisedime për arritjen e kësaj marrëveshje, që nuk është larg finalizimit.

Pritet që gjithçka të finalizohet brenda dhjetë ditësh dhe që miliarderi 51-vjeçar ta ketë në pronësi shumicën e aksioneve të kompanisë kosovare.

Samir Mane është sipërmarrësi më i pasur shqiptar, president dhe pronar i grupit BALFIN, i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore.

 

 

 

Lajm i mirë për punëtorët e ‘Ferronikelit’

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, ka thënë se nuk ka më asnjë arsye për të mos filluar me prodhimin në “Ferronikel”, pasi që menaxhmenti ka kryer të gjitha obligimet ndaj punëtorëve dhe se e gjithë teknologjia tashmë është përgatitur

Prodhimi në “Ferronikel” pritet të rifillojë deri në fund të kësaj jave, ndërsa të gjithë punëtorët e “Ferronikelit”, 820 sa janë, mezi presin të rifillojnë punën, e cila është ndërprerë pikërisht nga ata.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, i tha “Zërit”, të martën, se nuk ka më asnjë arsye të mos fillohet me prodhimin, pasi që të gjitha obligimet ndaj punëtorëve dhe kontraktuesve të fabrikës janë përmbushur.

Ndërkaq edhe menaxhmenti i “Ferronikelit nëpërmes një njoftimi ka bërë të ditur se prodhimi në “Ferronikel” do të kthehet në fund të qershorit ose më së largu në fillimit të korrikut.

Por meqenëse në fund të qershorit nuk ka filluar puna në “Ferronikel”, atëherë punëtorët me të drejtë presin që kjo të ndodhë këtë javë.

 

“Ferronikeli” po zhduk arat e fshatit Magure

Arat ku banorët e fshatit Magure të Lipjanit i mbillnin e kullosnin bagëtitë po zhduken. Ekskavatorët e ndërrmarrjes private Ferronikeli po i grryejnë ato tash e disa javë.

Periskopi.com Lajme

Që kur Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i ka dhënë leje Ferronikelit ta shfrytëzojë për një vit një pjesë të minierës së Goleshit, sipërfaqe të mëdha të gjelbëra nën minierë janë shndërruar në gropa gjigante, shkruan Gazeta Fjala.

Banorët thonë se kjo kompani private, po nxjerrë minerale jashtë territorit ku njohej deri më tani hapësira e minierës së Goleshit.

Kjo dëshmohet edhe në  disa fotografi të siguruara nga Gazeta Fjala. Aty shihet qartë se si gropa gjigante janë hapur rrëzë rrugës duke zhdukur sipërfaqet e gjelbëra.

Kjo minierë kishte dështuar në procesin e Privatizimit, ndërsa tani një pjesë e saj i është dhënë në shfrytëzim Ferronikelit pa ndonjë specifikë se sa do të paguaj për shfrytëzim të saj.

Krejt kjo ka ndodhur me datën 26 gusht,  kur është mbajtur mbledhja e bordit të drejtorëve të AKP-së.

foto 1

AKP s’ka informata për qeranë 

Gazeta fjala ditë më parë pati raportuar për favorizimin që e kishte bërë Qeveria e Kosovës karshi ndërmarrjës Ferronikeli.  Në atë kohë zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit i patën thënë  Gazetës Fjala se kjo është marrëveshje  për qiradhënie e cila përllogaritet  në bazë të shfrytëzimit të xehes, por as ata nuk e dinë se sa do të jetë pagesa e saktë.

“Parcela ka sipërfaqe prej 4,500 metra katrorë, ndërsa vlera e kompensimit do të përllogaritet në bazë të shfrytëzimit të xehes”, pati thënë Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.

Sipas tij, kjo qiradhënie do të mundësoj vazhdimin e aktiviteteve të Ferronikelit dhe është mbështetur nga të gjitha institucionet relevante të Republikës se Kosovës.

Më 25 maj të këtij viti, kryeministri Isa Mustafa i kishte kërkuar kabinetit të tij që të ndihmojnë rikthimin e kësaj ndërmarrje në punë pas ndërprerjes së prodhimit për shkak të krizës.

Mustafa pati thënë se ka thënë se jo secilës kompani private mund t’i ndihmojnë, por se Ferronikeli përbën interes të veçantë pasi që punëson mbi 1000 punëtorë dhe përbën eksportin pothuajse kryesor.

Drejtuesit e Kompanisë Ferronikeli pas ndërprerjes së punës i patën kërkuar Qeverisë së Kosovës uljen e kostos së energjisë elektrike, pasi që 30 për qind e shpenzimeve janë në energji, ose nëse kjo nuk ndodh ata kanë kërkuar t’u lejohet importi i energjisë që ata të gjejnë energji më lirë, edhe pse kohë më parë Qeveria kishte nënshkruar një marrëveshje të veçantë për furnizim me energji të Ferronikelit.

Pos kësaj, ata kanë kërkuar edhe lejimin e zhvendosjes së një rruge tek miniera, për të mundësuar shfrytëzimin e xehes, ndërsa pas eksploatimit ata janë shprehur do ta kthejnë rrugën në gjendjen e mëparshme.

foto2

Favoret e shtetit për Feronikelin

Mbështetja institucionale për ndërmarrjen “Ferronikeli”, nuk ka munguar as në të kaluarën.

Kuvendi i Komunnës së Drenasit ditë më parë e ka liruar nga taksa komunale ndërmarrjen “Ferronikeli”, me arsyetimin se është jashtë prodhimi dhe si mas lehtësuese.

“Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në mesin e 7 pikave të rendit të ditës, si pik e veçant e kërkuar nga anëtarët e Kuvendit është diskutuar edhe për ndërmarrjen e Ferronikelit, ku si masë lehtësuese, Kuvendi mori vendim që për fillimin e prodhimit kompanisë në fjalë të lirojë nga taksa komunale në kohëzgjatje prej një viti”, thuhet në komunikatën e KK së Drenasit.

Kjo kompani private kishte  lidhur një kontartën  në kohën e UNMIK-ut me KEK-un për të ia shitur me lirë energjin eletrike.

Në një letër që ministrja e atëhershme e Energjisë dhe e Minierave, Justina Shiroka – Pula, i kishte dërguar KEK-ut, janë zbardhur për herë të parë humbjet që kjo korporatë ka pasur nga kjo kontratë.

Sipas kësaj letre, gjatë vitit 2008 KEK-u ka humbur rreth 20 milionë euro nga kontrata. Ndërsa gjatë vitit 2009 humbjet kanë qenë më të vogla – deri në qershor llogaritet t’i ketë humbur 8 milionë euro./Gazeta Fjala/