Një nga këta këngëtarë do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Periskopi.com Showbiz

Disa portale dhe faqe në rrjete sociale kanë publikuar listën e këngëve në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Këngës në RTSH.

Në listë vërehen emra të mëdhenj si Elvana Gjata, Arilena Ara, Albërije Hadërgjonaj, Olta Boka e artistë tjerë.

Nga kjo listë, Shqipërinë në Eurovizion e ka përfaqësuar tanimë Olta Boka, ndërsa Tiri Gjoci e Wendi Mancaku ishin back-vokalistë të Jonida Maliqit për këtë vit.

Albërije Hadërgjonaj e ka fituar Festivalin e TVSH-së para rreth 20-të vitesh.

Festivali do të mbahet si gjithmonë në dhjetor, ndërs a kënga fituese përfaqëson më pas Shqipërinë në Eurovision 2020, në Holandë.