Shkupjani e godet me thikë nënën e tij dhe më pas i vë flakën

Periskopi.com Lajme

Një burrë dyzet e shtatëvjeçar nga Shkupi me probleme psikike ka e ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ta djegë.

Gruaja është dërguar me ambulancë në klinikë e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, raporton Lajm.

Nga policia informojnë se nga vendi i ngjarjes është konfiskuar thika si provë materiale dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Aurela Hoxha i ‘vë flakën’ Milanos (Video)

Periskopi.com Showbiz

Modelja e njohur shqiptare Aurela Hoxha është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston vazhdimisht në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në festën e organizuar nga “Vogue”, në Itali. Përmes një postimi në “Instagram”, Aurela tregoi se kishte zgjedhur të shfaqej me një fustan të kuq me xixa të çarë në njërën këmbë dhe me dekolte të hapur.

Mirëpo ajo që ra në sy ishte e çara e fustanit ku dallohej qartë se modelja nuk kishte veshur fare të brendshme. Në “Instagram” nuk kanë munguar as pëlqimet apo komentet e shumta për Aurelën, të cilën e kanë komplimentuar me disa emoj `zjarr´.

https://www.instagram.com/p/B82GpglBONK/?utm_source=ig_embed

Zjarri kaplon orën dhe shtyllën elektrike në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Në mbrëmjen e sotme zjarri ka përfshi orë elektrike dhe një shtyllë në Vushtrri.

Qytetarët bëjnë të ditur për KosovaPress, se policia dhe zjarrfikësit janë njoftuar dhe zjarrfikësve u është dashur 55 minuta që të arrijnë në vendin e ngjarjes.

Zjarri ka ndodhur në rrugën “Blerim Saraqi” në Vushtrri.

https://www.youtube.com/watch?v=74BrfJh9EP8&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1gdytPzOgEhJgp57SmJI0NyOmyoy9bQIYwN5bXEJFSgtcJTDAf_8iVUK4

 

Shqiptari i vë flakën vetes para Parlamentit Evropian

Periskopi.com Lajme

Një shtetas me origjinë shqiptare i ka vënë flakën vetes në Strasburg të Francës.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat ndërkombëtare, mësohet se ditën e sotme, diku rreth orës 16:00, burri ka lyer veten me benzinë dhe i ka vënë flakën para Parlamentit Evropian.

Ndonëse forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar jetën e shtetasit, ky i fundit nuk ka mundur dot t’u shpëtojë plagëve në fytyrë dhe duar./tch

Viktima e dhunës seksuale po shkonte në gjykatë, dhunuesi ia vë flakën

Periskopi.com Lajme

Një vajzë 23-vjeçare nga India, viktimë e dhunës seksuale, ka vdekur në një spital në Neë Delhi nga djegiet që i pësoi pasi një grup personash, përfshirë dhunuesin e dyshuar, e lagën me kerozinë dhe ia vunë flakën përderisa ajo ishte nisur për të udhëtuar me tren për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore për rastin e dhunimit të saj.

Ky sulm, i cili përbën rastin e dytë të dhunës së tmerrshme kundër grave në dy javët e kaluara, ka ngjallur reagime të ashpra në Indi.

Dr.Shalabh Kumar tha se vajza e dhunuar vdiq të premten pasi pësoi një sulm në zemër. “Ajo kishte pësuar djegie në 95 për qind të trupit, ndërsa mushkëritë i kishte të mbushura me tym helmues”, tha mjeku.

Kjo vajzë e kishte dorëzuar një ankesë në polici në mars të këtij viti, ku kishte raportuar se është dhunuar nën tytën e armës më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Sulmuesi i dyshuar fillimisht ishte burgosur, por ishte liruar javën e kaluar pasi e kishte siguruar masën e lirimit nën kushtin e dorëzanisë.

Rajoni Uttar Pradesh e ka numrin më të madh të popullsisë në Indi dhe në të kaluarën është dalluar për numrin e madh të rasteve të dhunës ndaj grave. Vetëm në vitin 2017, në këtë rajon janë regjistruar më shumë se 4200 raste të dhunës seksuale ndaj grave, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Luana ia vë flakën Instagramit, shiheni në këtë fotografi

Periskopi.com Showbiz

Moderatorja dhe këngëtarja e mirënjohur, Luana Vjollca, po habit çdo herë me paraqitjet e saj.

Herë me flokë të shkurtër e herë të gjata duke mbuluar trupin, e shpesh herë me minifunde të shkurtra, ajo duket për mrekulli, shkruan “Zëri.info”.

Luana së fundmi na u paraqit me një veshje shumë të veçantë të hapur tek gjoksi dhe këmba e saj e djathtë.

Foto më poshtë vërtetë lë pa fjalë:

 

Foshnja që për tre muaj qëndroi e vetme në spital gjatë luftës – Momenti kur takohet me gruan që e ka shpëtuar

Periskopi.com Lajme

Gjatë gjithë bombardimeve, Flaka qëndroi e vetme në spitalin e Prishtinës. Prindërit nuk e panë vajzën e tyre për tre muaj dhe nuk kishin asnjë informatë nëse ajo ishte gjallë. Në kohën kur flaka ishte e vetme në spitalin e Prishtinës një grua nga Prishtina i bëri asaj një shenjë në këmbën e majtë.

Më 17 mars të vitit 1999, Hatixhe Muriqi, nga rrethi i Pejës mori në telefon spitalin e qytetit.  Ajo ishte në prag të lindjes së fëmijës së saj të parë.

“Një javë përpara e kanë vrarë një mjek dhe thanë ne nuk guxojmë kurrqysh të vijmë në shtëpi. Kemi ndejtë edhe dy-tri orë deri në orën 4 bë mëngjes dhe e kemi thirre ndihmën e parë. Na kanë thanë çka është në pyetje dhe i thamë se është lindje dhe lindja  e parë”, përshkruan natën e 17 marsit Hatixhe Muriqi.

Qyteti i Pejës ishte i mbushur me policë dhe ushtarë serbë. Në shumë vende të Kosovës luftimet po shtoheshin.

“Kur erdhën na thanë që spitali është plot policë dhe nuk keni ku rrini. Unë shkova vetëm me shoferin dhe teknikum medicinal. Më kanë kontrolluar mjekët, erdh lindja. Lindi normal, mire lindi por erdh duke iu keqësuar gjendja”.

Gjendja shëndetësore e bebes u keqësuar dhe mjekët i thanë se ajo duhet të dërgohet në Prishtinë. Nëna e saj u desh të qëndronte në Pejë për mjekime të tjera, derisa vajza u dërgua në Prishtinë nga hallat e saj.

Hallat e saj u kthyen në Pejë.

Dy ditë më vonë nëna kishte vendosur që të shkonte në Prishtinë tek vajza e saj. Por situata në Kosovë u keqësua edhe më shumë.

“Unë nuk mund të shkoja më, sepse nuk kishte qarkullim për në Prishtinë, u mbyllën krejt lëvizjet”, tha ajo për REL.

Ajshe Rexhbogaj, ishte një bashkëvendëse e familjes Muriqi që jetonte në Prishtinë.

Ajo kishte shkuar ta vizitonte Flakën në spital.

Para se të ikte për në Maqedoni, Ajshja bëri një veprim jo të zakonshëm. Ajo mori një gjilpërë dhe e bëri me ngjyrë të kaltër, ngjyrë kjo që përdorej për vula. Ajo i bëri Flakës një shenjë në këmbën e majtë.

Sipas saj, kjo ishte mundësia e vetme që Flaka të identifikohej në momentin që kërkohej nga familja.

“Kemi shkuar me autobusin e mëngjesit për në Prishtinë. Jemi afruar te dera, i kemi rënë ziles. Kur doli Ajshja në derë ia nisi të qajë me zë. Lumja unë kush më kanë ardhë prindërit e Flakës, tha ajo. Ne nuk e kemi ditur se ia ka lënë emrin Flaka. Na prindërit dhe krejt familja ia patëm lënë emrin Erona”, shton zonja Muriqi.

20 vite më pas, pas kthimit nga Amerika, Ajshe Rexhbogaj u ritakua me Flaken.

Rrokulliset vetura në Mitrovicë dhe merr flakë

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në fshatin Suhodoll të Komunës së Mitrovicës.

Sipas lexuesve, një veturë që i takon një kompanisë së taksive të kësaj komune,  është rrokullisur.

Pak minuta më  vonë, vetura ka nisur të përfshihet edhe nga zjarri, por që për fat të mirë nuk ka ndonjë viktimë. 

Shqiptari tregon tmerrin e përjetuar nga katastrofa e zjarrit në Athinë

Periskopi.com Lajme

Mbi 50 persona raportohen deri më tani të vdekur dhe 200 të plagosur si pasojë e flakëve që shpërthyen një ditë më parë në periferi të Athinës.

Deri më tani është konfirmuar vdekja e tre shqiptarëve që punonin në një restorant, ndërsa dyshohet edhe për dy fëmijë.

Një dëshmitar shqiptar ka rrëfyer momentet e tmerrit pas flakëve që përfshinë periferinë e Athinës mbrëmjen e djeshme.

Bledi Stathi, banues në Rafina të Athinës tregoi se një pjesë e shtëpisë së tij ishte shkrumbuar tërësisht. Ai tregoi si ia doli t’ia mbathte në kohë bashkë me familjen nga vatra e flakëve.

“Gruaja më mori në telefon se unë isha në punë, dhe më tha që po digjej shtëpia përballë.  Morëm djalin dhe ikëm, se nuk mundën të shpëtonim asgjë nga shtëpia. Shtëpia na u dogj, si u dogjën dhe shumë shtëpi të tjera, shqiptarësh e grekësh, tani është stabilizuar gjendja,” tha ai për “News 24”.

Vetura me targa të Kosovës përfshihet nga flaka (Video)

Periskopi.com Lajme

Një veturë e llojit Golf 5 është përfshirë nga flaka mëngjesin e sotëm në tunelin e Kalimashit.

Vetura në fjalë thuhet të ketë qenë me targa 02, pra që i bie nga regjioni i Mitrovicës.

Një qytetar  ka treguar se është ndalur t’i ofrojë ndihmë vozitësit në fjalë por që ai ka kërkuar të thërrasë policinë, të cilët kanë deklaruar se janë nisur menjëherë për në vendin e ngjarjes.

Sipas të njëjtit lexues të gjithë personat që gjendeshin në veturë për fat të mirë kanë qenë pa lëndime, shkruan Indeksonline

Pasagjerët e tjerë të cilët ishin në veturë, dy femra dhe një mashkull janë transferuar më pas nga një autobus përderisa vozitësi i veturës ka mbetur duke pritur ndihmë.

“Flaka i daltë Beogradit” – hetohet përsëri lojtari kroat

Periskopi.com Botërori 2018

FIFA ka njoftuar se është duke hetuar një video të re të mbrojtësit të Kroacisë, Domagoj Vida, në të cilën ai shfaqet duke thënë përsëri “Lavdi Ukrainës”, si dhe “Flaka i daltë Beogradit”.

Videoja është postuar online pas fitores ndaj Rusisë, e cila e dërgoi Kroacinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku do të përballet me Anglinë.

29-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur për Dynamo Kiev në Ukrainë, është paralajmëruar nga organi qeverisës i futbollit botëror për videon e kaluar.

Ligjet e FIFA-s i ndalojnë deklaratat politike të futbollistëve.

Kroacia dhe Anglia do të ndeshen të mërkurën në orën 20:00 në gjysmëfinale të Botërorit Rusia 2018.

Videoja e parë e Vidas nxiti reagime dhe kritika në Rusi, sepse fraza e përdorur nga ai ishte përdorur në të kaluarën nga politikanët anti-rusë në Ukrainë.

Vida, i cili shënoi gol në kohën shtesë kundër Rusisë dhe po ashtu goditi saktë penalltinë, më pas kërkoi falje për videon.

Por, edhe në videon e dytë të publikuar tani, ai mund të dëgjohet duke thënë “Flaka i daltë Beogradit”.

“FIFA është duke e shikuar këtë çështje”, ka thënë organi qeverisës i futbollit botëror në një komunikatë.