Lirim Zendeli triumfon në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës në F3

Periskopi.com Sporti

Lirim Zendeli e ka mbyllur si fitues garën për Çmimin e Madh të Belgjikës.

Garuesi shqiptar, ka arritur të marrë fitoren e parë në Formula 3 në Spa-Francorchamps.

Zendeli, një ditë më parë ishte më i shpejti në provat zyrtare, duke fituar Pole Position. Ai kaloi çdo lap në vend të parë për triumfin e parë në karrierë në Formula 3.

Zendeli, kampion në Formula 4 në vitin 2018, i dhuroj ekipit të tij, Trident suksesin e tretë në po kaq vite në Belgjikë.

Ne urojmë që shumë shpejt Zendelin ta shohim në majat e këtij sporti, në Formula 1.