Franca kundër Brazilit në finalen e Kupës së Botës 1998 dhe misteri i përfshirjes së Ronaldos në sabotimin e Kombëtares

Periskopi.com Sporti

Finalja e Kampionatit botëror 1998, France 98, përballi asokohe kampionin botëror të katërfisht, Brazilin dhe nikoçirin e ngjarjes, Francën.

Brazili përveç Ronaldos, atëherë vetëm 21 vjeç, që kishte qenë i jashtëzkonshëm në të gjithë kampionatin – në përbërje kishte edhe gjigantë të tjerë, përfshirë Cafun, Roberto Carlosin dhe Bebeton – por nuk arritën ta mbronin titulln në vitin 1998, shkruan Periskopi.

Francezët fituan me rezultat 3 me 0, përmes golave të yllit Zinedine Zidane dhe mesfushorit Emmanuel Petit, duke shënuar kështu herën e parë që Franca korurëzohet me titulln kampion bote.

Para ndeshjes së finales, Ronaldo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Sulmuesi Brazilian u dërgua në spital dhe u largua nga përbërja e skuadrës.

Përkundër kësaj, ai iu lut menaxherit të përfaqësueses, Mario Zagallos që ta linte të luante në finale – dhe Ronaldo luajti.

Është më së e kuptueshme që ndeshjet e futbollit veçanërisht ndeshjet ‘monumentale’, si finalja e Kupës së Botës, shpesh sjellin debate, pyetje mbi lojtarët, taktikat dhe vendimet e gjykimit. Por është e pazakontë që ato të rezultojnë në një hetim qeveritar. Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që ndodhi pas kapitullimit të Brazilit në finalen e vitit 1998 kundër Francës.

Kësisoj paraqitja e dobët e Brazilit në fushë zgjoi zemërim në mesin e brazilanëve dhe thashethemet filluan për një komplot potencial.

Ajo që ngjalli mister ishte shfaqja në orët para ndeshjes e Ronaldos i cili pak më parë ishte dërguar në spital dhe më nuk ishte në listën e lojtarëve për takimin e finales.

Kështu duke ngritur dyshime për kurdisje të ndeshjes, kjo situatë çoi edhe te një hetim qeveritarë dhe te një padi civile në një gjykatë në Rio të Brazilit, kundër tre mjekëve të ekipit (të cilët ishin liruar unanimisht nga faji) dhe një hetim në kongresin kombëtar të Brazilit.

Në kongresin qeveritar më vonë, sulmuesi i brazilit, Edmundo që ndante dhomën me Ronaldon përshkroi një skenë tronditëse të këtij të fundit, ku sipas tij, Ronaldo papritmas filloi të ketë një gjendje të keqe.

‘Ai fërkoi gojën dhe filloi të dridhej në mënyrë të pakontrollueshme’, dëshmoi ai.

Shihni golat më poshtë. /Periskopi.com