Dhurata Hoxha: Angazhohem për fuqizimin ekonomik të grave

Periskopi.com Lajme

Në takimin e grave të Listë së PDK-së, për zgjedhjet e parakohshme, ku të pranishme ishin edhe mysafire të shumta, si dhe kandidatët e Prizrenit për deputet, Dhurata Hoxha vlerësoi atmosferën madhështore ashtu siç pritet fitorja më 6 tetor.

Hoxha ka potencuar se “fuqizimi ekonomik i grave, përbën fokusin thelbësor të zhvillimit të gruas. Ky prioritet, është prioritet imi i vazhdueshëm”.

Ja postimi i plotë i Hoxhës në fb:

Mikpritja e Prizrenit është mrekulli. Sonte, së bashku me gratë kandidate për deputete të PDK-së, mysafire dhe kandidatë për deputetë nga Prizreni, prezantuam shkurt vizionin tonë, në atmosferë madhështore, ashtu siç do të jetë fitorja jonë, më 6 tetor.

Përfshirja e grave në vendimmarrje, mundësitë e barabarta, luftimi i paragjykimeve dhe dhunës ndaj gruas, shkollimi i gruas në viset rurale, janë disa nga çështjet me priorite

Fuqizimi ekonomik i grave, përbën fokusin thelbësor të zhvillimit të gruas. Ky prioritet, është prioritet imi i vazhdueshëm. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty për Shtetin.

#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”