Tronditet Pique dhe Barcelona, ja sa mund të mungojë

Periskopi.com Sporti

Përndrydhje e gradës së III të legamentit anësor, por edhe lëndim i brendshëm e parcial i kruciatit të gjurit të djathtë.

Kjo është diagnoza e parë e dëmtimit të pësuar nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerald Piqué, të shtunën në mbrëmje në Wanda Metropolitano të Madrid, gjatë sfidës së La Liga kundër Atletico Madrid.

Lojtari, një pedinë e rëndësishme e formacionit katalanas, mund të qendrojë jashtë për tetë muaj, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja As.

Piqué do ti nënshtrohet kontrolleve të tjera, përpara se të vendoset nëse do ti nënshtrohet apo jo ndërhyrjes kirurgjikale. Nuk përjashtohet hipoteza e një trajtimi konservativ që mund ta lejojë të kthehet në fushë për rreth 4 muaj. Natyrisht Barcellona e tekniku i saj Ronald Koeman duhet të bëjnë gjatë pa mbrojtësin ekspert.