I lënduar dhe 34-vjeç: Pique po mendon të tërhiqet nga futbolli, por jo nga Barcelona

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, po mendon kandidaturën për Presidnent të Barcelonës.

Lëndimi që pësoi në gju dhe mosha 34 vjeç nuk e favorizojnë më spanjollin që të luajë në nivele të larta, prandaj ka vendosur të hedhë hapin e madh.

Madje, sipas raportimeve thuhet se e Pique ka marrë këtë vendim pas humbjes turpëruese ndaj Bayernit të Mynihut në Champions në gushtin e këtij viti.

Kujtojmë se, Pique tashmë ka përvojë menaxheriale: ai është në fakt presidenti i Grupit Kosmos, i cili ka fituar të drejtat për Kupën Davis.

/Periskopi