Gjykatësi suedez i UNMIK’ut: Amerikanët ndikuan në fshehjen e krimeve të shqiptarëve

Periskopi.com Lajme

Gjykatësi i parë ndërkombëtar në Kosovë ka deklaruar se amerikanët kanë ndikuar në atë që krimet e shqiptarëve të fshehen

Karpmahar, gjykatës i cili është emëruar si ndarësi i parë i drejtësisë në Kosovë në vitin 1999, para ca kohe në Suedi ka botuar librin “Gjykatësi në vendin pa ligj”, në të cilin ka shkruar për punën e tij nga viti 1999 deri më 2011.

Sipas tij, në rastet e mëdha të tentimit të procesuimit të shqiptarëve për krime, sipas rregullit janë paraqitur “lojtarët kryesorë në Kosovës – amerikanët, të cilët kanë ndikuar që krimet të fshihen, ndërsa vrasësit të lirohen”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën serbe “Vecernje Novosti”.

Gjykatësi suedez ka hetuar rastin e sulmit në autobusin e “Nis-ekspresit” afër Podujevë, në shkurt të vitit 2001, kur janë vrarë 12, ndërsa plagosur 43 serbë. Të dyshuarin kryesor për këtë sulm, Florim Ejupin menjëherë e ka arrestuar policia e UNMIK-ut dhe atë në bazë të gjurmëve të ADN-së.

“Mirëpo, për shkaqe të panjohura për mua, në vend që ta presë hetimin në paraburgimin e UNMIK-ut, KFOR-i amerikan e na çuar në ‘Bondsteel’, prej kah gjoja u ka ikur. Nuk e di si ka ikur, por kam dëgjuar se e ka trajnuar CIA, ndërsa informatat për të i kam marrë në vitin 2012, se jeton i qetë në Podujevë”, ka thënë ndër tjera ai. /gazetametro.net

 

 

Prokurorja Hajdari e cilëson të padenjë gjyqtarin Hoti për të gjykuar rastin “Pronto”

Periskopi.com Lajme

Prokurorja speciale, Drita Hajdari, nuk e dëshiron gjyqtarin Shashivar Hoti në trupin gjykues në rastin “Pronto”. Pasi asaj i është refuzuar kërkesa për përjashtimin e Hotit nga kryetarja e Gjykatës Themelore, Hajdari është ankuar në Zyrën e prokurorit disiplinor, shkruan sot Koha Ditore.

Për procedurën e re u bë e ditur të premten ndërsa mbahej seanca e dytë e gjykimit të këtij rasti. Arsyetimi i Hajdarajt është se Hoti ka shkelur etikën e gjykatësit.

“Kam përgatitur një kërkesë për shtyrje të seancës pasi kam paraqitur kërkesë për inicimin për hetim disiplinor në Zyrën e prokurorit disiplinor, për shkak të shkeljes së etikës si gjyqtar, dhe në një situatë të tillë nuk është e mundur dhe etike të vendoset në këtë proces derisa të vendoset për këtë ose deri të caktohet një gjyqtar tjetër siç kam kërkuar nga kryetarja e gjykatës”, ka thënë prokurorja Hajdari.

Gjykatësit i mbetet të vendos për të dyshuarit në rastin Invanoviq

Periskopi.com Lajme

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre serbëve të arrestuar dje në veri të Mitrovicës, nën dyshimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Gjykatësi i rastit, pas paraqitjes së provave të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha ende nuk ka marrë vendim për të dyshuarit. Ndërsa pritet që në orët në vazhdim të vendoset për masën e paraburgimit ndaj të pandehurve.

Pas përfundimet të seancës, prokurori Hoxha tha se kërkesën për paraburgim deri në tridhjetë ditë e ka bërë duke marrë parasysh provat që ai ka.

Sipas tij, ai ka një dyshim të bazuar dhe për këtë ka parashtruar të merret ky vendim. Ai theksoi se tashmë gjykata duhet të thotë fjalën e vet, ndërsa për sa kohë merret ky vendim, sipas tij varet prej gjyqtarit.

“Unë kam shku me kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve të cilët siç jeni në dijeni dhe ju, dje janë arrestuar në Mitrovicë, kështu kam shku duke marrë parasysh se kam prova për një dyshim të bazuar dhe kam kërkuar si masë të sigurisë, masën e paraburgimit me qëllim të rrjedhës normale të procedurës penale e cila po zhvillohet pas vrasjes së tani të ndjerit, Oliver Ivanoviq. Këtë duhet të vendos gjyqtari i procedurës paraprake… për sa kohë vendos varet prej gjyqtarit të procedurës paraprake”, tha ai.

Sa i përketë provave, prokurori Sylë Hoxha shtoi se nuk mund të deklarohet sa të fuqishme janë ato, pasi kjo do ta pengonte procesin e hetimit.

Rreth orës 11:00 ka qenë e paraparë të filloi seanca, mirëpo ajo është vonuar deri në orët e mbrëmjes. Sipas prokurorit Hoxha kjo ka ndodhur pasi mbrojtësit e të pandehurve janë vonuar për shkak se ata është dashur të vijnë nga Mitrovica e veriut.

Të tre të dyshuarit janë sjellur në masa të rrepta të sigurisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, konkretisht në Departamentin për Krime të Rënda.

Gjatë orëve të hershme të së premtes, Policia e Kosovës ka arrestuar në veri të Mitrovicës, tre persona të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Personi i katërt është arrestuar si pasojë e pengimit të punës së policisë. Sipas, policisë fletarrest ka dhe për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radioçiq, mirëpo ai ka arritur të arratiset dhe është shpallur në kërkim.

 

Shtyhet seanca për plagosjen e Azem Vllasit, sëmuret gjykatësi

Periskopi.com Lajme

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin e të akuzuarve për anëtaret e organizatës “Syri i Popullit”, shqyrtimi gjyqësor edhe pse i caktuar për ditën e sotme është shtyrë për ditën e hënë.

Kjo për shkak se anëtari i trupit gjykues Vesel Ismajli nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, prandaj seanca e sotme gjyqësore u ndërpre dhe e njëjta u caktua për ditën e hënë.

“Kryetarja e trupit gjykues i njofton palët e pranishme se gjykata nuk është në përbërje të plotë ngase gjyqtari Vesel Ismajli për çështje shëndetësore nuk ka dal në punë dhe pasi që gjykimi i radhës është caktuar për ditën e hënë me pamundësi objektive shqyrtimi ndërpritet dhe do të vazhdoj të hënën”, bëri të ditur kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi Jashanica.

Ndryshe në seancën e sotme ishin të thirrur  të dëgjoheshin tre ekspertë sipas propozimit të avokates së Murat Jasharit, në gjykimin e të akuzuarve për anëtarët e organizatës “Syri i Popullit”.

Jashari, njëri nga të pandehurit e këtij rasti akuzohet në lidhje me sulmin që ndodhi ndaj avokatit Azem Vllasi, i cili ishte plagosur në mars të vitit të kaluar në afërsi të banesës së tij në Prishtinë.

Avokatja e Murat Jasharit, Fehmije Gashi– Bytyqi pretendon se i mbrojturi i saj veproi në gjendje të paaftësisë mendore dhe për këtë qëllim kërkon që Jashari të mos jetë pjesë e gjykimit por t’i nënshtrohet trajtimit.

Përveç Murat Jasharit dhe Bajrush Konjushës të akuzuarit tjerë të këtij procesi gjyqësor janë Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tyre më 28 shkurt.

Mbi 10 të akuzuarit rëndojnë  vepra penale  hakmarrje duke filluar  ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero.

Ky është shkaktari më i shpeshtë i aksidenteve në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Dalip Bega, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ka thënë se numri i lëndëve në gjykata është aq i lartë sa është e pamundur për t’i kryer të gjitha.

“Lëndet e aksidenteve, ato që paraqesin rrezik, lëndët me prioritet, pjesa dërmuese janë kryer”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Gjyqtari Bega, ka treguar se sipas statistikave shumica e aksidenteve ndodhin për shkak të shpejtësisë.

“Aksidentet më të shpeshta ndodhin për shkak të shpejtësisë. Pastaj, mos sinjalizimi në kthesa nga ana e shoferëve, dhe e treta gjendja teknike e automjeteve”, ka deklaruar ai, duke hedhur akuza në drejtim të instruktorëve të auto-shkollave për pikën e tretë, se shoferët nuk po aftësohen si duhet.

“Ka shumë raste që po ndodhin aksidente për shkak të mos dhënies së sinjalit nga ana e shoferëve, dhe për këtë dyshoj se auto-shkollat po i mësojnë si duhet të jepet sinjalizimi nëpër kthesa”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Bega ka thënë se nuk është i kënaqur që policia të vendos për aksidentet edhe në shkallën e parë edhe të dytë.

“Nuk jam i kënaqur që për aksidentet të vendosin organet e kundërvajtjes apo policët, në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë”, ka thënë Dalip Bega, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

 

Shqipëri: Anëtari i Gjykatës së Lartë, i dënuar për vjedhje në Itali

Periskopi.com Lajme

Ka nisur rreth orës 09:30 seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Admir Thanza.

ONM-ja ka zbuluar se gjyqtari Thanza ka qenë i dënuar për vjedhje në shtetin italian, të dhënë që nuk e ka deklaruar në formular.

“Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë, për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”, ishte konkluzioni i lexuar nga ONM-ja.

Vetë gjyqtari Thanza e ka pranuar dënimin në shtetin italian, por theksoi se nuk e ka kryer krimin për të cilin është akuzuar.

“E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare, por nuk e kam kryer asnjëherë”, ka thënë Thanza./TCh/