VV: Glauku nuk dorëhiqet

Periskopi.com Lajme

Është raportuar se sot Glauk Konjufca pritet të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.

Por kjo nuk do të ndodhë. Të paktën kështu thotë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një përgjigje për Express kjo zyrë ka thënë se Konjufca do të vazhdojë ta mbajë postin që ka marrë para pak kohësh.

“Kjo gjë nuk është e vërtetë, nuk ka dorëheqje”, kanë thënë shkurt zyrtarët nga zyra për media e Vetëvendosjes.

Reagimi vjen pas lajmit se në Vetëvendosje sot pritet të ketë një kthesë të madhe sa i përket qëndrimit për kryeparlamentarin.

Sipas këtij lajmi është vet Glauk Konjufca që sot do ta paralajmërojë dorëheqjen, duke iu dorëzuar kështu presionit dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës