Memli Krasniqi: Do të isha i lumtur sikur Thaçi të kishte superfuqi e të ishte gogol

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është tensionuar gjatë debatit me analistët në Radio Televizionin e Dukagjinit, “Debat Plus”, derisa kanë folur për shkaqet që kanë çuar Sindikatën e Bashkuar ë Arsimit e Shkencës në grevë.

Sipas analistëve Imer Mushkolaj dhe Astrit Gashi, një rol në këtë drejtim ka pasur presidenti Hashim Thaçi i cili thanë se ka përdorur përherë sindikatën e punëtorëve për qëllime politike.

Por jo nuk i pëlqeu Memli Krasniqit, i cili tha se Thaçi po trajtohet sikur të ishte “gogol i skenës politike në Kosovë”.

“Krejt kanë prirje me bë së gogol e me konspirua që Hashim Thaçi është përmas. Ndodh greva në arsim dhe nuk ka mësim, mos o Hashim Thaçi përmas; Qëndrimi i Uashingtonit, e letra e Trumpit ai i ka shkru; Qëndrimi i Uashingtonit për taksën, ai e ka bë. S’po di qysh po mujn me ja vesh këtu super fuqi presidentit të shtetit, kisha qenë i lumtur të kishë qenë ashtu e me pas ndikim edhe në Uashington”, ka thënë Krasniqi”

E në pyetjet e tij, pse po ia mveshin Thaçit të gjitha kritikat Imer Mushkolaj, ironizoi me një kundër pyetje. “A thua pse?”, pyeti analisti Mushkolaj. /Periskopi