Ish ylli i Chelseat uron Gjilanin për kualifikimin në Ligën e Evropës

Periskopi.com Sporti

Sport Club “Gjilani” ka shënuar një sukses historik këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll, pasi që për herë të parë bëhet pjesë e garave ndërkombëtare.

Skuadra e Gentjan Mezanit e përfundoi kampionatin në pozitën e dytë dhe në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Evropës.

Për këtë sukses gjilanasit kanë marrë shumë urime, ndërkohë nga më të veçantit ishte ai nga ylli i kombëtares zviceriane, Gokhan Inler.

Image

Aktualisht futbollist i skuadrës turke Basaksehir që fitoi titullin kampion ditë më parë, Inler ka uruar përgatitësin atletik të ekipit ‘kuqbardh’ Corrado Sacone.

Dyshja kanë punuar së bashku te gjiganti italian Napoli, teksa mbajnë kontakte me njërin tjetrin.

Saccone erdhi te Gjilani në afatin kalimtar të janarit, derisa u konsiderua si një goditje e madhe e klubit gjilanas në këtë drejtim. /Sheshi

Image