Mozzik: Nëse jo reper, do të isha pilot

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramos Aliu – Mozzik, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet më të frekuentuara sociale.

I njëjti vetëm në Instagram numëron mbi 1.2 milion ndjekës, gjersa nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e tij, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Përderisa të gjithë po presin këngën e re, reperi shqiptar shfrytëzoi opsionin pyetje/përgjigje në Instagram për të treguar disa gjëra.

Njëri nga ndjekësit e pyeti se cili do të ishte profesoni i tij nëse nuk do të ishte reper dhe një përgjigje nga ai nuk ka munguar duke thënë, “Pilot si të gjithë fëmijët që e gënjejnë veten”.

Reperi në fjalë po ashtu këtë kohë ka qenë në fokus të shtypit rozë, për shkak të ndarjes nga bashkëshortja e tij, Loredana Zefi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Ai tanimë është kthyer në Kosovë dhe po vazhdon të punojë në projekte të reja muzikore, teksa ka njoftuar fansat se së shpejti vjen me klipin e ri “Dhelpër Dinake”.

Nga ana tjetër, Loredana bashkë me vajzën Hanën janë në Gjermani, pasiqë artistja Zefi atje është duke mbajtur edhe disa koncerte e vetme.

Në shkrimin për ndarje, biondja është deklaruar se tani e tutje është beqare dhe se do punojë për të ‘dërguar bukë në shtëpi’.