Ismaili: Një bari që kushton 8 euro, Ministria e kishte blerë më parë 24 euro

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Uran Ismaili tha se në dhjetor të këtij viti bëhen 12 milionë euro që janë blerë barna më lirë sesa në vitin 2016.

Ismaili që ka udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë tha se në rastin e barnave është bërë hajni. Për këtë ai ka dhënë edhe shembuj se si është bërë ky abzuim.

“Për shembull një bari që është shitur 8 euro në barnatore,  i njëjti është blerë nga Ministria e Shëndetësisë 24 euro. Arsyeja se nuk pasur  ndalje të abuzimeve me barna është se nuk ka  pas vullnet politik”, tha Ismaili në Debat Plus.

Ai tha se deri më tani e vetmja Kosova që nuk ka pas rregullore për kontroll të cmimeve dhe këtë e ka vendos me ardhjen e tij në krye të MSH-së.

Sipas Ismailit furnizimi me barna është shumë më mirë sesa ka qenë,  edhe pse sipas tij ka calime por ka përmirësime në këtë sektor.

 

Ismaili: Në barna ka hajni, s’ka pasë vullnet për me e ndalë abuzimin me to

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sonte në Debat Plus ka thënë se disa punë kërkojnë kohë më të gjatë, megjithatë është përfundu shumë punë  dhe ka pasë arritje të mëdha, transmeton Periskopi.

Ismaili për çështjen e barnave thotë se ka pasë hajni.

‘’Në barna ka pasë hajni, mashtrime apo abuzim. E ke pasë një bari qëë shtë sbitë 8 euro në barnatore privat,e dhe po i njëjti është ble nga ministria 24 euro. Pse ne s’kemi pasë ndalje të abuzim, sepse nuk ka pasë politik bërje apo vullnet për me i ndalë. Politikbërja rregullimi i çmimit, që është standar në Evropë. U dasht me kriju politikbërje të re. E vetjma Kosova dhe Bjellorusia që nuk kanë pasë kontroll të çmimeve’’, tha Ismaili.

‘’Furnizimi me barna është shumë më i mirë seç ka qenë, a qalon, qalon ende’’/PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Shëndetësia – 16.09.2019

ShëndetësiaUran Ismaili – PDKAlbena Reshitaj – AAKArben Vitia – VVRefki Bytyqi – Nisma SocialdemokrateEkrem Hyseni – LDK

Posted by RTV Dukagjini on Monday, 16 September 2019