Nuk e dinte as ku është pas nokautit brutal nga kundërshtari, ngriti duart duke menduar se fitoi

Periskopi.com Sporti

Diçka që e shohim rralëherë ka ndodhur në një ndeshje kikboksi së fundmi.

Jose Maria Quevedo u rrëzua me një nokaut brutal nga kundërshtari francez, Hakim Ketaieb, raporton Periskopi.

Quevedo, pasi u godit fuqishëm në kokë, fillimisht u rrëzua para se të ngritej në këmbë për të dalë krejtësisht jashtë litarëve me duart lartë, duke menduar se kishte fituar.

Eventualisht dikush ndërhyri për ta rikthyer në realitet. Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/