Arben Gashi për Periskopin: Nuk më ka mbetur hatri që s’jam zgjedhur në Kryesinë e LDK’së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokrate të Kosovës, Isa Mustafa ka lënë jashtë Kryesisë së re të  partisë tre emra që përfaqësonin gjeneratën e re brenda saj, Arben Gashin, Xhafer Tahirin dhe Driton Selmanajn. Ka dy ditë që raportohet në media, se për këtë vendim janë hatruar të tre emrat në fjalë. Madje për këtë shkak, doli me një sqarim edhe vetë Mustafa, duke thënë se LDK nuk përçahet.

Periskopi ka kontaktuar me ish-deputetin Arben Gashin, i cili thekson se deklarata e Isa Mustafës është e saktë dhe se nuk është  fare i hatruar pse kësaj radhe ka mbetur jashtë kryesisë. Sipas tij, LDK funksionon si ekipë.

‘’Deklarata e Isa Mustafës është deklaratë e saktë. Ne funksionojmë si ekipë dhe është zgjedh vetëm njëra prej ekipeve, që është në kryesi. Së shpejti, për zgjedhjet e ardhshme do të kemi ekipën për Kuvendin e Kosovës dhe do të kemi ekipën e cila do të marrë përsipër qeverisjen e Kosovës dhe disa ekipa të tjera të LDK’së që do të formohen dhe besoj që gjithçka është në rregulll’’, tha Gashi për Periskopin.

‘’Jo more cfarti, nuk diskutohet ajo punë. Pse me mbetë hatri. Nuk është çështje diskutimi’’, shton tutje Gashi.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet të mbajë edhe një mbledhje të radhës, e që tema të diskutimit është paralajmëruar se do të jenë nominimi i kandidatit për kryeministër dhe koalicionet e mundshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Gashi thotë se mbledhja pritet të mbahet pas mesditës, ndërsa për emrin  e kryeministrit mendon se duhet të dalë një përfaqësues i denjë.

‘’ Mendoj që do të kemi një përfaqësues të dinjitetshëm i cili do të kandidojë për kryeministrin e ardhshëm’’, shton ai.

I pyetur për koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, për çka dy partitë ka kohë që dialogojnë, Arben Gashi thotë se kjo nuk varet veç prej LDK’së dhe se qëndrimi i tyre është të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

‘’Kjo përgjigje nuk mund të jepet veç prej LDK’së. LDK pritet të vendos mbi bazat me të cilat mund të ndërtojë koalicione të mundshme. Por qëndrimi i LDK’së është që të shkojë njëherë vetë në zgjedhje’’, tha Gashi.

Të shtunën e kaluar, kryetari Isa Mustafa zgjodhi kryesinë e përbërë prej 33 anëtarësh: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu./PERISKOPI/

 

Haradinaj nuk hatrohet që Dardan Molliqaj e kishte akuzuar për haraç

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i ka mbetur hatri nga deklaratat e Dardan Molliqajt nga PSD i cili sa ka qenë në Vetëvendosje ka akuzuar AAK-në dhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj për haraç.

Haradinaj në Debat Plus në RTV Dukagjini thotë se  këtë term ua kanë mveshur tjerët me qëllim që ta dëmtojnë AAK-në dhe familjen e tij.

Haradinaj nuk e ka mohuar se në AAK ka pas këso dukuri të kqija, por krejt kjo është bërë në mungesë të tij dhe Ramush Haradinajt./PERISKOPI/

Debat Plus – Koalicioni D! – 22.08.2019

Koalicioni D!Daut Haradinaj – AAKDardan Molliqaj – PSD Ilir Mirena – Periskopi Arben Ahmeti – RTV Dukagjini Parim Olluri – Gazeta Insajderi

Posted by RTV Dukagjini on Thursday, 22 August 2019