Pacolli në SHBA takon homologun çek

Periskopi.com Lajme

Kosova duket se po tenton t’i përgjigjet ofansivës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve.

Shteti i fundit që ka paralajmëruar se do ta bëj një gjë të tillë është Çekia, pas deklaratave të presidentit Milos Zeman në Beograd.

E ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli sot në SHBA ka takuar pikërisht homologun e tij çek, Tomas Petriqek.

Ky i fundit në anën tjetër është përkrahës i idesë që Çekia mos të ndryshojë qëndrim karshi Kosovës, por që jo gjithçka mund ta varet nga ai pasi në tetor në një mbledhje të Qeverisë së Çekisë pritet të vendoset edhe për këtë çështje.

Sidoqoftë, Pacolli përmes një postimi në Tëitter ka thënë se në takim është diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Çekisë.

“Diskutim i mirë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Çekisë, ne jemi të përkushtuar për raporte me Çekinë të forta si një raketë. Çekia është një aleat i rëndësishëm i Kosovës në integrimin në BE, NATO”, ka shkruar Pacolli.

Nuk dihet nëse në këtë takim është diskutuar edhe çështja e njohjes së Kosovës, por megjithatë nga MPJ-ja e Kosovës kanë pasur reagime të dobëta sa i përket mundësisë që një gjë e tillë të ndodhë.