Hoxha i njohur skandalizohet: Kërkon që çiftet t’ia urojnë ditëlindjen njëri-tjetrit në shtrat

Periskopi.com Lajme

Imami Husamedin Abazi përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar ndaj çifteve, të cilat po mundohen ta shfaqin dashurinë me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale – raporton Periskopi.

Ai ka thënë se ata që jetojnë bashkë, nën një kulm – madje edhe ndajnë të njëjtin shtrat – po na bëjnë gaz kur po mundohen ta shfaqin dashurinë nëpër rrjete sociale.

“Mirmëngjesi! Jaaa! Me jetu bashkë, nën një kulm dhe me nda të njëjtin shtrat, e me dalë e me i uru ditlindjen në rrjete sociale!! Kte spo ma rrokë hiq!! Lene se u bom gaz!”, ka shkruar ai në Facebook./PERISKOPI