AAK ia vjedh sloganin një kompanie të njohur botërore?

Periskopi.com Lajme

Dje gjatë ditës në Kuvendin e Punës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u diskutua për statusin e partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodin e Etikës dhe platformën e zhvillimit ekonomik.

Po në këtë kuvend u miratua edhe propozimi i kryetarit Ramush Haradinaj “Ne guxojmë me krijue”.

Por a ka mundësi se ky sllogan është i vjedhur nga njëra ndër kompanitë më të mëdha për prodhimin e veshmbathjeve në botë?

Adidas ka lansuar një kampanjë me po të njejtin emër në fillim të këtij viti.

Në lansimin e saj kanë marrë pjesë edhe shumë emra të njohur të botës së sportit si Paul Pogba, Lionel Messi e të tjerë.

Madje hashtagu #daretocreate, që në gjuhën shqipe do të thotë pikërisht “guxo me krijue”, është përdorur në lansimin e fanelave të reja të klubeve më të njohura në botën e futbollit si Arsenal dhe Manchester United.