Ylli i Tiranës: Crvena Zvezda ka bërë historinë, jemi inferiorë në të gjitha vlerësimet

Periskopi.com Sporti

Në futboll ndonjëherë, sidomos në ndeshje teke si ajo që do të luhet në Air Albania, vlen shumë edhe se mbi cilën skuadër rëndon presioni. E pikërisht tensionet e kota ka dashur të evitojë mbi bardheblutë Idriz Batha, që ndeshjen me serbët e Crvena Zvezda e sheh thjesht si ndeshje futbolli.

“Nuk e shikoj fare si luftë politike, apo diçka raciste. Për ne është thjesht një ndeshje futbolli” ka thënë mesfushori i Tiranës përpara ndeshjes.

Në një sfidë përballë një klubi që dikur ka fituar Kupën e Kampionëve është e qartë se diferencat janë të mëdha dhe Batha nuk fshihet pas deklaratave klishe: “I vlerësojmë shumë si ekip. Kanë bërë historinë e vetë dhe dihet se kush janë.

“Do përpiqemi ta shijojmë ndeshjen në maksimum dhe të japim maksimumin tonë. Shpresojmë për një rezultat pozitivë. Jemi inferiorë nga të gjithë vlerësimet që janë bërë. Në 90 minuta futbolli ka treguar që mund të ndodhë gjithçka”, përfundoi mesfushori, që ka ndoshta peshën më të madhe në titullin kampion të fituar nga Tirana. /Periskopi.com/