Inatet çuan deri në rrahje ndërmjet anëtarëve të PDK’së në Istog

Periskopi.com Lajme

Zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të mbahen në tërë komunat e vendit. Mirëpo, të shtunën në fshatin Studenicë të Istogut, derisa po bëhej zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së fshatit, anëtarët e kësaj partie u përleshën fizikisht

Mbledhja e kuvendit të fshatit Studenicë, të shtunën nuk shkoi siç u planifikua. Aty derisa po bëhej propozimi i delegatëve dhe kandidatëve për kryetar të fshatit, disa persona filluan të përleshen fizikisht. Duke bërë kështu që ky takim të mbetet në gjysmë.

E duket se përleshja e mbrëmshme ka ardhur si rezultat i disa inateve të mëhershme në mes të anëtarëve të kësaj partie.

Shefqet Zeqiraj, anëtar i PDK’së në fshatin Studenicë, ka thënë për Express se e tërë kjo ngjarje ka ndodhur papritur dhe se dukej sikur të ishte e orkestruar për ta prishur mbledhjen.

“Ne e patëm një mbledhje të kuvendit e për që na ndodhë ajo që ndodhi as andërr nuk e kemi pa. Aty si me qenë diçka e përgaditur për ta prishur mbledhjen. 157 veta kemi qenë, ishte duke shku gjithçka mirë. I propozuam delegatët, i propozuam dy për kryetarë, kryesinë e formuam, u propozuan delegatët, aty ka ardhë Fisnik Sadikaj dhe ka folë me Sylë Maksutajn, i cili ka qenë kryetar i fshatit deri tani kur po mbahen zgjedhjet. Fisniku e ka fillu këtë ngjarje, ka ardhë i ka thënë Sylës ti me këta të tjerët ma keni rrëzu babën prej pozite, masa është ngritë në këmbë dhe nuk din kush çka ka ndodhë”, ka thënë Zeqiraj.

Fisnik Sadikaj është djali i Beqir Sadikajt, dikur ushtrues detyre i kryetarit të degës së PDK’së në Istog. Ky i fundit është shkarkuar nga kryesia para tetë muajsh, pasi siç thotë Zeqiraj, kishte lidhur koalicion me LDK’në në Istog, pa u koordinuar me asnjë anëtar të partisë. E Kjo duket të ketë qenë ngjarja që i biri i tij ka aluduar edhe mbrëmë, kur e ka akuzuar kryetarin e deritanishëm të fshatit, Sylë Maksutajn, se ai së bashku me të tjrët e rrëzuan nga pozita Beqirin.

“Në Istog s’ka pasë kryetar partie prej kur ka dalë Shasivar Haxhiaj para dy vitesh. E kemi pasë ushtrues detyre Beqir Sadikajn, por ai i ka bërë disa gjëra që kryesia e komunës s’ka qenë e kënaqur me të, e kemi shkarku kryesinë, s’kemi pasë kryesi as kryetar, tash e tetë muaj. Ia kemi dërgu kërkesën Kadri Veselit, të nënshkruar nga 48 degë, për rrëzim të kryesisë, e kemi thirrë kuvendin dhe e kemi rrëzu vet vetën d.m.th tërë kryesinë, arsyeja ka qenë se Beqiri ka bërë koalicion me LDK’në në Istog dhe nuk është koordinu me asnjë anëtar të partisë”, është shprehur Zeqiraj.

Zeqiraj thotë se përkundër bisedës që Fisniku e ka bërë më Sylën, nuk kanë filluar të përleshen, mirëpo anëtarët tjerë të cilët ishin prezentë e kanë bërë këtë dhe më pas janë përfshirë shumica prej tyre.

E për përleshjen e djeshme Zeqiraj thotë se e kanë njoftuar edhe kryesinë e partisë. Kanë folur me Adem Grabovcin për të bërë përpjekje që këto probleme të mos vazhdojnë, si dhe e kanë njoftuar kryetarin e partisë, Kadri Veselin.

 

Krasniqi: Lëni inatet ndërpartiake e personale që të bashkohemi përballë Serbisë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas votimit të projekt-rezolutës për dialogun me Serbinë.

Sipas tij, për herë të parë në historinë e Kosovës ndodhën këto procese:

‘’Për herë të parë në historinë e vonë të Kosovës:

– Kuvendi e drejton dialogun,
– Kosova përfaqësohet me platformë shtetërore në dialog,
– Opozita merr pjesë të barabartë me pushtetin në delegacion të dialogut,
– Opozita e bashkëdrejton dialogun,
– Shoqëria Civile përfshihet në delegacionin negociues,
– Kuvendi krijon komision që mbikëqyr procesin negociator,
– Marrëveshja përfundimtare me Serbinë do t’i nënshtrohet referendumit, ku populli do ta jap mendimin e tij.

Kjo është zgjidhja më e mirë dhe më gjithëpërfshirëse. Leni inatet ndërpartiake e personale që të bashkohemi përballë Serbisë!’’, ka shkruar ai në Facebook./Periskopi/

 

 

Ende mbahen inatet VV-PSD: Asnjë anëtar i VV-së në varrimin e babait të Visar Ymerit

Periskopi.com Lajme

Asnjë drejtues i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori pjesë në varrimin e Musli Ymerit, babait të nënkryetarit të Partisë Socialdemokrate Visar Ymeri, i cili ndërroi jetë më 7 gusht dhe u varros një ditë më vonë në fshatin Lugmir të Prishtinës.

Mediet raportuan sot se Lëvizja Vetëvendosje e ka injoruar varrimin e babait të Visar Ymerit. Ndërkaq, Insajderi e konfirmoi lajmin përmes një burimi të afërt me Partinë Socialdemokrate.

“Në varrim nuk ka qenë askush [nga Lëvizja Vetëvendosje, v.j] sepse kam qenë prezent”, ka thënë për Insajderin i njëjti burim.

Visar Ymeri për shumë vite ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa gjatë viteve të fundit ai ishte edhe kryetar i VV-së.

Por, përçarjet që pasuan me ndarjen e VV-së në dhjetor të vitit të kaluar, e ndanë edhe Ymerin nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai tashmë është pjesë e Partisë Socialdemokrate.