Tag: incizime

Thaçi flet rreth incizimeve për fajde: Kadri Veseli, viktimë e maskarallëkut
24 May 2019, 13:12
Lajme
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se skandali i fundit ku u përmend edhe emri i kreut të Kuvendi, Kadri Veseli si i përfshirë në aferën e fajdeve, është maskarallëk.
Sipas kreut të shtetit Veseli është viktime e këtij maskarallëku.
“Hetuesia duhet ta kryej punën e vet. Jam i tmerruar me mashtrime dhe përgjime dhe keqpërdorimet e emrave publikë tash e një kohë të gjatë se fundmi edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli”.
“…ai shquhet edhe për pastërtinë e tij dhe për moralin dhe etikën e tij të punës dhe hetuesia duhet ta kryej punën e vet sepse po shihet që ai veç është një viktimë e maskarallëkut”.