INJECT prezenton publikimin “Ndryshimi i Ligjit për Familjen – Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare”

Periskopi.com Uncategorized

Inciativa për Barazi dhe Drejtësi (INJECT) do të prezentojë publikimin “Ndryshimi i Ligjit për Familjen – Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare”, më datën pesë mars, me fillim nga ora 10:00, në hapësirat e Siriusit.

Panelit do t’i prijë drejtoresha e INJECT-it, Luljeta Aliu, e më pas do të flasin edhe Mexhide Topalli, Albulena Haxhiu, Igballe Rogova, Jo-Anne Bishop dhe Rozafa Kelmendi.

“Dhun ekonomike i mundëson format e tjera të dhunës në familje. Si dhunë ekonomike definohet mohimi i qasjes në

pronën dhe pasurinë e përbashkët bashkëshortore, mohimi i qasjes personale në të ardhurat materiale të familjes, mohimi i punësimit, detyrimi i dorëzimit të pagës një personi tjetër të

familjes etj. Për këtë arsye kjo analizë është fokusuar në dispozitat ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët. Gjithashtu do të diskutohen edhe nenet rreth mbajtjes financiare

të bashkëshortit pas prishjes së martesës, meqë edhe këto dispozita lidhen drejtpërdrejtë me gjendjen ekonomike të gruas“, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Në këtë ngjarje do të ketë edhe një diskutim të hapur me publikun./Periskopi/

INJECT: Nxënësve të ngacmuara seksualisht iu shkelën shumë të drejta

Periskopi.com Lajme

Pas rrëfimit të nxënësve të shkollës fillore “Mazllum Këpuska” të Gjakovës, ku pretendohet se arsimtari i tyre i ka ngacmuar seksualisht, ka reaguar edhe Inciativa për Drejtësi dhe Barazi.

Përmes një postimi në facebook, ata kanë shkruar se ky rast është shkelje e disa të drejtave të fëmijëve, ndër të tjerash abuzim me të mitur dhe cenim i së drejtës së barabartë për qasje në arsim.

“Rasti më poshtë njeh edhe shkelje tjera të të drejtave të njeriut, si shkelje të të drejtave fundamentale të fëmijës, cenim i të drejtës së barabartë për qasje në arsim, diskriminim në baza gjinore, abuzim me të mitur, dhunë psikologjike ndaj fëmijës, abuzim i detyrës zyrtare”, thuhet në reagimin e tyre, teksa kanë bashkangjitur edhe një lajm për këtë rast.

Njëherësh, INJECT ka përgëzuar nxënëset për guximin për të rrëfyer këtë rast.

Ndërkaq, ndaj mësuesit që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxënëset e tij, është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh me kërkesë të Prokurorisëa Themelore të Gjakovës. /Periskopi/