LDK-ja injoron tërësisht përvjetorin e parë të vdekjes së Adem Demaçit

Periskopi.com Lajme

Si sot një vit më parë, vdiq veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, i quajtur Nelson Mandela i Kosovës, Adem Demaçi, shkruan Periskopi.

Pranë varrit të tij në “Varrezat e Dëshmorëve” u bën homazhe nga fytyrat e njohura të politikës kosovare për ta nderuar veprën e tij në këtë përvjetor.

Homazhet kanë filluar në mëngjes nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pastaj kryetari i AAK-ës, Ramush Haradinaj, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti e kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, të gjithë këta të shoqëruar edhe nga bashkëpunëtor të tyre politik.

Por, asnjë fjalë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Asnjëri nga anëtarët e LDK-ës nuk ndau kohë madje as për një postim të thjesht në rrjetin social “Facebook”, për të përkujtuar Adem Demaçin në një vjetorin e vdekjes.

Madje as kryetari i Podujevës, Agim Veliu nuk e bëri një gjë të tillë, edhe pse Demaçi kishte prejardhje nga Lupçi i Poshtëm i kësaj komune, ai nuk e përkujtoi as si bashkëvendës që e kishte.

Në anën tjetër aktivitetet në përkujtim të Demaçit kanë vazhduar gjatë thuajse gjithë ditës.

Një akademi përkujtimore u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, si dhe u vu gurëthemeli i shtatores e cila do të zë vend “Të Rrethi”, në hyrje të Prishtinës.

Për LDK-ën nuk ishte e nevojshme asnjë shenjë përkujtimi për Bac Adem Demaçin, ashtu siç nuk ishte e nevojshme pjesëmarrja në varrimin e tij një vit më parë.

LDK-ja as që e kishte marrë mundin që një vit më parë ta dërgonte një përfaqësues të tyre në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit, madje as “sa për sy e faqe”. /Periskopi