Përdorimi i insulinës për herë të parë në trajtimin e diabetit në njerëz

Periskopi.com Shëndeti

Mjekët në spitalin e Torontos në Kanada, më 11 janar të vitit 1922, për herë të parë përdorin insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz.

Para vitit 1922, personat me diabet të tipit 1 nuk jetonin më shumë se 1 deri 2 vjet. Edhe pse nuk kuron diabetin, insulina është një nga zbulimet më të mëdha në mjekësi, e cilësuar si mrekulli –  njerëzit me diabet në gjendje të rëndë, me vetëm pak ditë për të jetuar, falë insulinës, shpëtuan dhe u kthyen në jetë normale.

Insulina u zhvillua në laboratorin e universitetit të Torontos. Katër mjekë e laborantë u morrën me këtë punë, por në vitin 1923 vetëm dy mjekët u nderuan me çmimin Nobel për mjekësi; dhe mjekët, personalisht, vendosën ta ndanin shpërblimin Nobel me dy laborantët e tyre.

”Shteti me taksat tona, në vend të insulinës do të paguajë dëmin që u ka bërë spitaleve private”

Periskopi.com Lajme

Avokati Kujtim Kërveshi ka thënë se është shumë shqetësuese që shteti i Kosovës shpall akte administrative të një niveli jo profesional.

Kërveshi në “Debat Plus” duke diskutuar për veprimet e prokurorisë  ndaj Spitalit Special ‘Bahçeci’  dhe Klinikës Amerikane – Dr. Behar Kusari ka thënë se gjatë inspektimit janë bërë shumë shkelje.

“Unë shqetësohem si avokat dhe si taksapagues, se nesër këto klinika dhe sidomos ato që kanë investime nga jashtë kanë të drejtën ligjore që Republikën e Kosovës ta vendosin para një tribunali për investitor të huaj dhe pastaj nga taksat tona të varfra, në vend se të blihet insulinë, do të kompensohet dëmi që u është shkaktuar atyre [institucioneve private]”, tha ai.

Avokati i këtyre spitaleve ka thënë se këto institucione shëndetësore nuk kanë vepruar rastësisht, por kanë pasur licencë dhe autorizim për të ushtruar atë aktivitet.

Kërveshi ka thënë se Ligji ka përcaktuar disa dispozita se kush mund të jetë inspektor për të inspektuar këto institucione private shëndetësore.

“Ligji kërkon që inspektorët duhet të jenë mbi nivelin e subjektit që inspekton. Unë nuk njoh që ndonjëri nga inspektorët të ketë pasur këtë nivel… Inspektorati Shëndetësor nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara me ligj… Inspektorët duhet të kenë përvojë së paku pesë vite në fushat relevante”, tha Kërveshi.

 

 

A e prish insulina agjërimin? Ju tregon Shefqet Krasniqi

Periskopi.com Lajme

Shefqet Krasniqi thotë se insulina nuk e prish agjërimin

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi ka dhënë sqarimet e tij se pse insulina nuk e prish agjërimin, ndërsa infuzioni po, transmeton Periskopi.

Krasniqi tregon dallimin ndërmjet marrjes së insulinës dhe infuzionit, me të parën që thotë se ushqen qeliza, derisa me infuzion njeriu jeton më gjatë.

“Insulina nuk e prish agjërimin, e infuzioni po. Në infuzion nëse është veç ndërrimi dhe marrja e gjakut, nuk e prish,” thotë z.Krasniqi.
“Insulina dhe infuzioni nuk kanë dallim të madh. Infuzioni ushqen . Me infuzion njeriu jeton gjatë dhe nuk ndjen uri,”. /Periskopi/

MSH: Të gjitha QKMF’të janë furnizuar me insulina

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë me anë të një komunikate për media njofton se dje të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare janë furnizuar me insulina të të gjitha llojeve.

Sipas MSH këto institucione janë furnizuar me insulina:

QKMF Podujevë

QKMF Kastriot

QKMF Prishtinë

QKMF Malishevë

QKMF Prizren

QKMF Gjakovë

QKMF Viti

QKMF Novobërdë

QKMF Gjilan

QKMF Therandë

QKMF Vushtrri

QKMF Mamushë

QKMF Kaçanik

QKMF Dardanë dhe

QKMF Drenas

Ndërsa ato që pritet të furnizohen janë:

QKMF Rahovec

QKMF Ferizaj

QKMF Dragash

QKMF Fushë-Kosovë

QKMF Partesh

QKMF Hani i Elezit

QKMF Mitrovicë

QKMF Skenderaj

QKMF Deçan

QKMF Istog

QKMF Pejë

QKMF Junik

QMF  Brod

QKMF Klina

QKMF Graçanicë

“Institucionet të cilat nuk e bëjnë tërheqjen e insulinave gjatë ditës së sotme, do të furnizohen në ditët në vijim, përndryshe Depoja Qendrore e MSh-së i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe daljet për furnizim me insulinë të qendrave në fjalë”, thuhet në njoftimin e MSH-së

 

Ministria e Shëndetësisë blenë insulina pesë fish më të shtrenjta

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë e ka gati tenderin prej 3.2 milionë eurosh për furnizim me insulina analoge, ndonëse insulinat humane kanë çmim prej gati pesëfish më të lirë. Spitalet e shteteve të rajonit blejnë më shumë insulina humane sesa analoge, me qëllim që ta kursejnë buxhetin e shtetit.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës së shpejti pritet ta shpallë fituesin e tenderit prej 3.2 milionë eurosh për furnizim me insulina analoge, të cilat kanë një çmim shumë më të lartë sesa insulinat humane, ndonëse do të mundë të përdoreshin për të njëjtin qëllim.

Insulinat analoge janë pesëfish më të shtrenjta sesa insulinat humane, të cilat Ministria që udhëhiqet nga Uran Ismaili po bëhet gati t’i blejë nëpërmjet një tenderi.

Insulinat shfrytëzohen për stabilizimin e sheqerit në trupin e njeriut dhe shumë pacientë kosovarë ballafaqohen me mungesë të tyre në spitalet publike.

Çmimi i insulinave analoge sillet prej 5.3 euro deri në 9.7 euro për njësi, përderisa ato humane prej 1.8 deri në 2 euro për njësi.

Në bazë të një hulumtimi që ka bërë gazeta “Zëri” ka gjetur se Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë në tenderët e shpallur për këtë qëllim 60 për qind të insulinave i blen humane, me çmim të lirë, ndërsa 40 për qind analoge.