Daci: VV e LDK nuk duhet të diskutojnë për postin e presidentit në këtë kohë

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se për postin e presidentit është herët të bisedohet sepse sipas tij kjo çështje rrit tensione, shkruan Periskopi.

“Mendoj që është shumë e hershme dhe e ulë vlerën e institucionit të presidentit, që nuk e mohoj atë të drejtë sepse koalicioni në kohën e duhur e bën propozimin e zgjedhjen”, ka thënë ai. “Kjo, për perceptimin tim, vetëm e shton nervozën. Veçse ka reagime të ndryshme. Nuk shoh nevojë për një nguti të tillë. Nuk them që të shkohet pa dakordim, por të mos jetë rend dite sepse ajo e rrit tensionin, ose mund të mos vijë te dakordimi.

Daci ka thënë se çështja e presidentit duhet të diskutohet gjatë funksionimi të qeverisë.

Gjatë funksionimit të qeverisë së re e parlamentit, kur t’i vijë momenti është e drejtë legjitime e LDK-së e koalicionit që të propozojnë apo zgjedhin”./Periskopi/

Jakup Krasniqi niset drejt Hagës

Periskopi.com Lajme

​Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur drejt Hagës ku do të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate është shoqëruar nga funksionarë të lartë të partisë së tij si deputeti Bilall Sherifi, ministri Skënder Reçica, etj.

Krasniqi duhet të paraqitet para Gjykatës Speciale nesër.

Përpos Krasniqit, sot drejt Hagës do të udhëtojë edhe kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj.