Erdogan i pikëlluar për vdekjen e ish-presidentit të Egjiptit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taib Erdogan përmes një postimi në facebook ka thënë se me shumë dhimbje e ka marr lajmin për vdekjen e ish-presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi.

“Me trishtim të madh dhe pikëllim, mora lajmin e vdekjes së vëllait tim Mohamed Morsi, i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Lutem për mëshirë për vdekjen e militantit më të madh të demokracisë, Mohamed Morsi. Të Zotit jemi dhe te ai kthehemi”, ka shkruar Erdogan.

Mediet shtetërore të Egjiptit kanë raportuar se ish-presidenti i këtij shteti, Mohamed Morsi, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë. Sipas tyre, ai fillimisht është alivanosur, ndërsa më vonë ka vdekur.

Televizioni Shtetëror të martën njoftoi se Morsi u sëmurë pas një seance gjyqësore.

Morsi u zgjodh në mënyrë demokratike në 2012 pasi Pranvera Arabe 2011 pa fundin e sundimit 30-vjeçar të Presidentit Hosni Mubarak.

Ish-presidenti egjiptian Mohamed Morsi vdes në gjyq

Periskopi.com Lajme

Mediat shtetërore të Egjiptit kanë raportuar se ish-presidenti i këtij shteti, Mohamed Morsi, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë. Sipas tyre, ai fillimisht është alivanosur, ndërsa më vonë ka vdekur.

Televizioni Shtetëror të martën njoftoi se Morsi u sëmurë pas një seance gjyqësore dhe vdiq më pas.

Morsi u zgjodh në mënyrë demokratike në 2012 pasi Pranvera Arabe 2011 pa fundin e sundimit 30-vjeçar të Presidentit Hosni Mubarak.

Ai u rrëzua pas protestave masive dhe një grushti ushtarak në korrik të vitit 2013. Ai shërbeu vetëm një vit me një mandat katërvjeçar, ndërsa organizata në të cilën ai i përkiste, Vëllazëria Myslimane, që atëherë është nxjerrë jashtë ligjit.

Gjykata Penale e Kajros kishte shtyrë gjyqin e Morsi dhe 23 të tjerë në rastin e “bashkëpunimit me Hamasin” për nesër. Në nëntor 2016, Gjykata e Kasacionit hoqi dënimin me burgim të përjetshëm për Morsi dhe 21 të pandehur të tjerë, përfshirë disa që kishin marrë dënimin me vdekje, në të njëjtin rast dhe urdhëroi rigjykimin.