Policia jep detaje për sulmin ndaj mjekut në spitalin e Gjilanit

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident në Spitalin e Gjilanit, përkatësisht në repartin e Gjinekologjisë.

Një rast i rrallë ka ndodhur dje në repartin e Gjinekologjisë në Gjilan, ku një prind është frustruar nga mjeku përgjegjës dhe e ka goditur atë.

Deri te kjo ngjarje ka ardhur, pasi një person kishte dërguar gruan e tij për të lindur në spital, dhe atje duke pritur lindjen e fëmijës nga bashkëshortja një lajm i rëndë i kishte ardhur nga mjeku përgjegjës.

Sipas familjarëve, mjeku përgjegjës i kishte deklaruar atij se fëmija që po e priste ai i ka vdekur, më pas ai i frustruar e ka goditur mjekun dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Por, më pas gjithçka ndryshon kur stafi mjekësor i thotë burrit të bashkëshortes së fëmija është gjallë dhe ka lindur në gjendje të mirë.

Në lidhje me këtë edhe policia ka dhënë detaje se si ka ndodhur e tërë ngjarja, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Policisë pa ndërhyrje:

Me 24 shtator 2019, rreth orës 13:30, policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në Spitali regjional reparti i Gjinekologjisë këtu në Gjilan ka ndodhë një incident.

Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës deri sa ishte në spitalin rajonal këtu në Gjilan reparti i Gjinekologji duke e prite lindjen e fëmijës pasi qe bashkëshortja e tije ishe ne sallën e lindjes, ishte njoftuar nga mjeku përgjegjës se fëmija i kishte vdekur.

Ne atë moment i dyshuari me te marrë informatën nga mjeku e godet mjekun ku i shkakton lëndime të lehta trupore, po ashtu i dyshuari në shenjë revolte godet një xham te zyrës se repartit dhe e thenë te terin ku i shkakton vetes lëndime.

Gjatë marrjes së deklaratave nga stafi mjekësorë jemi njoftuar se fëmija është lindur i gjalle dhe është ne gjendje te mire shëndetësore dhe nëna është po ashtu mirë .

Lidhur me rasti janë intervistuar mjeku, i dyshimti dhe dëshmitar tjerë që kanë qenë prezent. Rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”.

 

Policia jep detaje rreth djegies së autobusit në Rrugën e Kombit

Periskopi.com Lajme

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është djegur sot tërësisht në Rrugën e Kombit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi se deri tani nuk ka persona të lënduar.

“Në bazë të informacioneve të siguruara dyshohet se në afërsi të tunelit të Kalimasht, një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri, fatmirësisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për persona të lënduar”, tha Kelani për Telegrafin.

Autobusi i linjës Kosovë-Shqipëri merr flakë në Rrugën e Kombit

Autobusi i cili po udhëtonte për Shqipëri është djegur tërësisht, shkaqet e djegies janë ende të panjohura.