Klubi turk e dëshiron yllin e Ballkanit sa më shpejt që është e mundur, i frikësohet garës për të

Periskopi.com Sporti

Ballkani ka qenë fantastik këtë edicion, derisa padyshim se është favoriti kryesor për të triumfuar në Superligën e Kosovës në futboll.

Shumë emra kanë spikatur te kjo skuadër, me Jetmir Topallin që padyshim se ka qenë një prej më të mirëve, shkruan Periskopi.

Ishte vetëm çështje kohe derisa ndonjë klub evropian të bënte ofertë për të.

Dhe tash duket se më në fund një klub ka bërë lëvizje.

Jetmir Topalli: Do të jap maksimumin për Kosovën, ndihem i nderuar ...

Bëhet fjalë për Genclerbirligi, skuadër që bën gara në Super Ligën turke.

Raportohet se ky klub, për të cilin kishte luajtur edhe Vedat Muriqi në të kaluarën, ka shprehur interesim për transferimin e Topallit.

Madje, thuhet se dëshiron që marrëveshja të arrihet sa më shpejt që është e mundur, pasi i frikësohet garës, nëse kosovari nënshkruan kontratë të re me klubin nga Theranda. /Periskopi.com/