Shpallet MVP i javës së dhjetë në Superligën e basketbollit

Periskopi.com Sporti

Ponte Prizreni ka shënuar fitoren e pestë radhazi, ku kësaj radhe mundi Pejën 79:93.

Basketbollisti më i mirë i prizrenasve ishte Josh Martin me 23 pikë dhe 14 kërcime, me një indeks prej 33, njofton FBK.

Martin ka qenë njëri nga lojtarët më të dalluar të Ponte Prizrenit në këtë edicion, ku prizrenasit kanë shtatë fitore dhe tri humbje, duke u renditur në vendin e tretë me pikë të njëjta me Pejën dhe një pikë më pak se lideri Rahoveci. Martin gjithashtu është një lojtar shumë atraktiv me ngulitjet e tij.

Ndërkohë, Top 5 shënuesit e xhiros së dhjetë janë: Christopher Hortman i Vëllaznimit me 35 pikë, Drilon Hajrizi i Pejës me 31, Musab Mala i Bashkimit me 29, Isaiah Traylor i Rahovecit me 28 dhe Marvin Jones i Rahovecit me 24.