E pabesueshme: Jurgen Klopp mendon që tifozët e Liverpoolit nuk janë budallenj

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp ka qeshur me pretendimet se Liverpool mund ta humbasë titullin në Premier Ligë, shkaku i koronavirusit.
U fol se të “Të Kuqtë” nuik kishin garanci se do ta ngrisinin trofeun për shkak se ndeshjet po anulohen prej virusit vdekjeprurës Covid -19, përcjell Periskopi.

Por, Klopp nuk e ka konsideruar këtë si shqetësim, duke i thënë shtypit: “Tifozët e Liverpoolit nuk janë aq budallenj sa t’i besojnë këto gjëra”.

Futbolli anglez nuk është prekur ende nga Coronavirus, por Newcastle kanë ndërmarrë hapa për të luftuar kërcënimin duke udhëzuar lojtarët që të mos flasin dorë për dore me njëri-tjetrin në stërvitje. /Periskopi.com/

 

Ja si do të dukej tabela e Premier Ligës pa gabime në referim

Periskopi.com Sporti

Tifozët e ekipeve kundërshtare të Liverpoolit në Premierligë janë ankuar këtë sezon se skuadra e Jurgen Kloppit ka përfituar pikë nga gabimet e gjyqtarëve dhe VAR-it. 

Kështu ESPN ka bashkëpunuar me Shkollën Ekonomike të Londrës për t’u përgjigjur në pyetjen se si do të dukej tabela e Premierligës, nëse gjyqtarët dhe VAR-i s’do ta bënin asnjë gabim.

Liverpooli do ta mbante pozitën e liderit, edhe po të mos kishte ndodhur asnjë gabim në referim, por do t’i kishte dy pikë më pak.

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, ata e kanë analizuar çdo minutë të secilës ndeshje dhe e kanë bërë një radhitje të re në bazë të disa faktorëve: golat të shënuara në mënyrë të rregullt dhe të parregullt, golat e shënuara pas përfundimit të kohës shtesë dhe gabimet për kartonë të kuq

Tabela e Premierligës nëse s’do të kishte pasur gabime në referim, sipas ESPN:

  1. Liverpool | Pikë: 56 | Dallimi në pikë: -2 | Dallimi në renditje: 0
  2. Leicester | Pikë: 45 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: 0
  3. Manchester City | Pikë: 42 | Dallimi në pikë: -2 | Dallimi në renditje: 0
  4. Chelsea | Pikë: 36 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: 0
  5. Arsenal | Pikë: 36 | Dallimi në pikë: +9 | Dallimi në renditje +5
  6. Manchester United | Pikë: 34 | Dallimi në pikë +3 | Dallimi në renditje: -1
  7. Ëolves | Pikë: 33 | Dallimi në pikë: +3 | Dallimi në renditje: 0
  8. Tottenham | Pikë: 29 | Dallimi në pikë: -1 | Dallimi në renditje: -2
  9. Ëatford | Pikë: 26 | Dallimi në pikë: +7 | Dallimi në renditje: +10
  10. Sheffield United | Pikë: 25 | Dallimi në pikë: -4 | Dallimi në renditje: -2
  11. Southampton | Pikë: 25 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: +1
  12. Neëcastle | Pikë: 25 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: +1
  13. Everton | Pikë: 24 | Dallimi në pikë: -1 | Dallimi në renditje: -2
  14. Bournemouth | Pikë: 23 | Dallimi në pikë: +3 | Dallimi në renditje: +4
  15. Crystal Palace | Pikë: 22 | Dallimi në pikë: -6 | Dallimi në renditje: -6
  16. Burnley | Pikë: 22 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: -1
  17. Ëest Ham | Pikë: 21 | Dallimi në pikë: -1 | Dallimi në renditje: -1
  18. Aston Villa | Pikë: 20 | Dallimi në pikë: -1 | Dallimi në renditje: -1
  19. Brighton | Pikë: 17 | Dallimi në pikë: -7 | Dallimi në renditje: -5
  20. Norëich | Pikë: 15 | Dallimi në pikë: +1 | Dallimi në renditje 0

Nëse gjyqtarët s’do të bënin asnjë gabim, Liverpooli do t’i kishte dy pikë më pak, por do të ishte sërish në vend të parë.  Ndërsa  Arsenali është skuadra më e dëmtuar deri më tani, pasi që vlerësohet t’i ketë  humbur nëntë pikë shkaku i gabimeve në referim. /Periskopi

Wijnaldum e zbulon se para finales së Championsit, Kloppi kishte veshur brekët e Ronaldos

Periskopi.com Sporti

Georginio Wijnaldum ka zbuluar se si trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloppit, e kishte mbajtur fjalimin para finales së Ligës së Kampionëve me brekët e Cristiano Ronaldos të veshura, para përballjes me Real Madridin në finalen e vitit 2018.

Presioni mbi Liverpoolit ishte i madh, pasi që “Reds” ishin kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2007, përderisa Real Madridi kërkonte ta fitonte titullin e tretë radhazi të këtij turneu.

Por, i vetëdijshëm për presionin që mund të kenë qenë duke e ndjerë lojtarët e tij para finales në Kiev, Wijnaldum e ka zbuluar se si Kloppi i kishte qetësuar të gjithë në takimin e skuadrës, duke i veshur brekët e Ronaldos.

“Ne e pamë se ai i kishte veshur brekët e Cristiano Ronaldo”, u shpreh holandezi për The Athletic. “Ai e mbajti të gjithë takimin dhe bluzën e futur nën brekët e tij “CR7”. Të gjithë në zhveshtore mbetëm të shtrirë në dysheme nga të qeshurat”.

“Kjo me të vërtetë e theu akullin. Zakonisht në situata të tilla, të gjithë janë shumë seriozë dhe plotësisht të përqendruar. Por, ai ishte i relaksuar dhe e bëri këtë shaka”.

“Ai i ka bërë qindra shaka të tilla. Kur ti e sheh se trajneri yt është i relaksuar dhe ka vetëbesim, kjo do të ketë gjithmonë efekt te lojtarët. Ai është si baba në këto gjëra për lojtarët. Me shakatë e tij dhe gjuhën e trupit, ai e largon presionin nga lojtarët”.

Përkundër që skuadra e Kloppit kishte humbur në atë ndeshje – me rezultat 3:1, ku Gareth Bale i kishte shënuar dy gola – Liverpooli arriti ta fitojë trofeun e shumëpritur sezonin vijues, 2018/19, duke e mposhtur Tottenhamin në finale.