Shpërthim në Kabul, të paktën shtatë të vrarë

Periskopi.com Lajme

Të paktën shtatë njerëz u vranë dhe po aq u plagosën kur një makinë bombë shpërtheu pranë ministrisë së Brendshme afgane në Kabul, njoftuan zyrtarët.

Shpërthimi ndodhi në zonën Qasaba në rrethin e policisë së kryeqytetit në veri të aeroportit të Kabulit, tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Militantët taliban sikurse grupi militant ekstremist Shtetit Islamik janë aktivë në Kabul.

Të gjithë të vdekurit ishin civilë, tha Rahimi, ndërsa shtoi se numri i viktimave mund të rritet.

Shpërthimi erdhi një ditë pasi qeveria afgane liroi tre të burgosur kryesorë nga rradhët e talibanëve – duke përfshirë Anas Haqqani, vëllain më të ri të Sirajjuddin Haqqani, drejtuesin e rrjetit Haqqani – në këmbim të dy profesorëve të Universitetit Amerikan të Afganistanit në Kabul – një amerikan dhe një australian.

Disa analistë kishin shpresuar se ky zhvillim mund të ulë dhunën në Afganistan.

As talibanët dhe as rrjeti Haqqani, i cili është pjesë e grupit militant, nuk e kanë komentuar deri më tani për shkëmbimin e të burgosurve.

 

Sulm vetëvrasës në një dasmë në Kabul, 63 persona mbetën të vdekur

Periskopi.com Lajme

Një bombë ka shpërthyer në një dasmë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke vrarë 63 persona dhe duke plagosur më shumë se 180 të tjerë.

Dëshmitarët i thanë BBC-së një kamikaz shpërtheu eksploziv gjatë një ceremonie martese.

Shpërthimi ndodhi në një zonë në perëndim të qytetit të populluar kryesisht nga myslimanët shiitë.

Talibanët mohuan që ata ishin mbrapa sulmit. Asnjë grup tjetër nuk e ka pranuar kryerjen e bombardimeve.

Militantët myslimanë sunitë, përfshirë Talibanët dhe grupin e Shtetit Islamik, kanë synuar në mënyrë të përsëritur pakicat Shia Hazara në Afganistan dhe Pakistan.

Vritet ish-prezantuesja televizive

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët afganë thonë se është qëlluar për vdekje, një ish-prezantuese televizive.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi tha se ish-gazetarja Mena Mangal, është qëlluar për vdekje në një qark të Kabulit mëngjesin e sotëm.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes e shfaqin trupin e Mangal të shtrirë në tokë e mbuluar me gjak. Ajo kishte punuar për më shumë se një dekadë si prezantuese në televizionin privat Tolo-TV dhe për televizionin kombëtar Shamshad TV.

Ajo gjithashtu ishte angazhuar në rrjetet sociale, ku kishte diskutuar për të drejtat e grave afgane në punë dhe për të drejtën e vajzave afgane që të shkollohen.

Së fundmi, Mangal ishte bërë këshilltare për kulturë në Dhomën e Ulët të Parlamentit afgan, e njohur si Wolesi Jirga.

Raimi tha se Mangal është sulmuar më shumë se një person dhe se sulmuesit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai tha se një njësi speciale e policisë po heton vrasjen e saj.

Askush deri më tani nuk ka marr përgjegjësinë për këtë vrasje.

 

Kabuli thahet për ujëm, banorët nisin të gërmojnë për puse sa më thellë

Periskopi.com Lajme

Mungesa e reshjeve, shtimi i popullsisë dhe shpërdorimet i kanë çuar drejt tharjes basenet ujore të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

Mes familjeve, por edhe bizneseve ka nisur gara se kush do të gërmojë puset më të thellë në kërkimin e këtij burimi të vyer jetik.

“Niveli i ujit ka rënë kaq shumë sa tani na duhet të gërmojmë 100 e ndonjëherë edhe 120 metra, në një kohë kur përpara shkonim në 30, maksimumi 50 metra. Është bërë mjaft e vështirë për shkak të thatësirës”, u shpreh Mohammad Aman, banor i Kabulit.

Këtë muaj në qytet ra dëbore, por nuk ishte e mjaftueshme për të zgjidhur ngërçin e mungesës së rezervave ujore; në disa zona, niveli i ujit ka rënë vitin e kaluar me 20 metra.

“Problemi që kemi në Kabul është rritja e ndjeshme e popullatës së kryeqytetit, si dhe impakti i ndryshimeve klimaterike, të cilat kanë bërë që niveli i reshjeve të shiut dhe të dëborës këtu të jetë gjithmonë e më i ulët”, tha Shanny Campbell, Banka Aziatike për Zhvillim.

Vetëm 20% e banorëve të Kabulit janë të lidhur me sistemin e ujësjellësit, çka e detyron pjesën tjetër ta gjejë zgjidhjen tek puset, të cilat ndahen shpeshherë mes disa fqinjëve.

Top Channel

106-vjetori i krijimit të Forcave Ushtarake, 66 ushtarakë shqiptarë nisen për në Kabul

Periskopi.com Lajme

Ushtria Shqiptare ka festuar 106-vjetorin e krijimit, pak ditë pas festimit të ditës së Flamurit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën përshëndetëse ka theksuar se krijimi i Forcave të Armatosura , moment i rëndësishëm për historinë tonë shtet-formuese.

Për 106-vjetorin e FA është nisur kontingjenti i radhës për Afganistan, ku 66 ushtarakë shqiptarë do të shërbejnë 6 muaj në Kabul.

“Vlerësime për kontributin e FA në misionet e NATO dhe BE. Së shpejti fillojmë angazhimet nën ombrellën e OKB”, u shpreh Xhaçka.

​20 të vdekur dhe 70 të plagosur nga shpërthimet në Kabul

Periskopi.com Lajme

Të paktën 20 vetë kanë humbur jetën dhe 70 janë plagosur në dy sulme që kanë ndodhur sot në Kabul.

Siç raportojnë mediat, objektivi i synuar i sulmeve ishte një klub gazetarësh dhe shërbimesh emergjente.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e kryera në lagjen Dast-e-Barçës të Kabulit, ku komuniteti që jeton këtu shumë herë është një objektiv i sulmeve nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul

Periskopi.com Lajme

Shteti Islamik mori sot përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë në Kabul.

Sipas të dhënave të reja, kanë gjetur vdekjen 34 persona.

Kjo është bërë e ditur nga agjencia e lajmeve Amak, e afërt me Shtetin Islamik, duke theksuar se njëri nga pjesëtarët e tyre kreu sulmin.

 

Shkatërrohen 98 tonë drogë në Kabul

Në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, janë shkatërruar 98 ton drogë të konfiskuar gjatë një viti.

Periskopi.com Lajme

Në procesin e shkatërrimit të drogës në Deh Sabzu, ishte i pranishëm edhe zëvendës/ministri për luftë kundër narkotikëve, Muhammed Ahmedi. Ai me këtë rast theksoi se droga është burim financimi për terroristët në Afganistan dhe theksoi se ajo është kërcënim i madh për popullin e këtij vendi, raporton AA

Sipas tij, në Kabul gjatë periudhës së njëjtë 702 persona janë privuar nga liria për shkak të trafikimit të drogës.

Në Afganistan më shumë se një milion persona përdorin drogën, që është më së shumti në botë, duke marrë parasysh faktin se vendi ka rreth 35 milionë banorë.

Përveç kësaj, janë duke zgjatur punët për shkatërrimin e gjysmës së hashishit, që është burimi më i madh i financave të talebanëve.

Supozohet se talebanët nga viti 2005 deri në vitin 2008 nga hashishi kanë fituar 600 milionë dollarë.

Në sulmin ndaj tempullit shiit 14 persona humbën jetën

Të paktën 14 persona janë vrarë, ndërsa 36 janë plagosur në sulmin ndaj tempullit shiit në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Periskopi.com Lajme

Sulmi ka ndodhur gjatë tubimit në tempullin shiit Karte Sakhi, një nga më të mëdhatë në qytet, gjatë Ditës së Ashurës kur shiitët shënojnë vdekjen e Hussein-it, nipit të profetit Muhammed, raporton AA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Sediq Sediqqi tha se në mesin e të vdekurve është edhe një polic.

Përgjaket kryeqyteti afgan në prag të festës së Ashures

Kryeqyteti Kabul i Afganistanit është përgjakur në prag të festës së Ashures të festuar nga myslimanët shiitë, teksa një sulm ndaj një vendi të shenjtë ka lënë të paktën 14 persona të vdekur.

Periskopi.com Lajme

Turma e njerëzve ishin mbledhur në Karte Sakhi, vend i shenjtë në kryeqytetin afgan, për të kremtuar festën e Ashures, në përkujtim të martirizimit të Husseinit, nipit të Profetit Muhamed.

Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm si dhe të shtëna armësh.

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, pasi njoftoi se incidenti kishte marrë fund, bëri të ditur edhe numrin e viktimave: 14 të vdekur dhe 26 të plagosur.

Njëri prej tyre ishte një oficer policie, shtoi më tej ai.  Vdekja e Husseinit, që përkujtohet në këtë ditë të shënuar për bektashinjtë, ka qenë një organizim që çoi në ndarjen e Islamit në dy sekte kryesore: atë sunit dhe atë shiit.

Qeveria afgane ka paralajmëruar më herët për sulme të mundshme gjatë ditës së nesërme, por një i tillë ndodhi në një moment të paparashikuar.

Nga sulmi i fundit i kryer në Afganistan, i marrë përsipër nga Shteti Islamik, mbetën të vdekur 80 persona, por ndaj shiitëve kishte kohë që nuk ndodhnin të tilla ngjarje vdekjeprurëse, ndryshe nga ç’ndodh në Pakistanin fqinj.

Myslimanët shiitë përbëjnë rreth 15 për qind të popullsisë afgane, shumica e të cilëve janë pjesë e grupit etnik Hazara.