Liverpooli ofron 125 milionë për lojtarin pak të njohur por që është magjik në fushë

Periskopi.com Sporti

Si mund ta përmirësoni një skuadër që ka fituar 61 pikë nga 63 të mundshme këtë sezon?

Kjo është përgjigje të cilën Jurgen Klopp duhet ta gjejë në afatet e ardhshme kalimtare.

Mbreti i Evropës dhe Botës tashmë veç e ka transferuar Takumi Minaminon këtë muaj, me yllin japonez që pritet të shtojë konkurrencën në treshen e mesfushës, transmeton Periskopi.

Por Klopp është ende në kërkim të mënyrave për ta përmirësuar skuadrën.

FBL-EUR-C1-LEVERKUSEN-JUVENTUS

“Të Kuqtë” nuk transferuan as edhe një lojtar për skuadrën e parë verën e kaluar.

Kjo nënkupton se ata kanë grumbulluar fonde të mjaftueshme për të shpenzuar verën që po vjen.

Nëse raportet e fundit janë për t’iu besuar, klubi nga “Merseyside” është i gatshëm ta thyejë rekordin e klubit në transferime.

Lojtari që ia ka vënë syrin… epo është Kai Hvertz.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, e cila citon mediet gjermane, lideri i Premier Leagues është i gatshëm të shpenzojë fuqishëm në 20-vjeçarin e Bayer Leverkusenit.

Supertalenti ishte i lidhur me disa klube evropiane verën e kaluar, por vendosi të qëndrojë në “BayArena”, pasi ndihmoi skuadrën të kualifikohet për në Champions League.

17 golat e tij në 34 ndeshje në Bundesligë kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Sipas raportit, ai tani është shumë i interesuar për një transferim te Liverpooli dhe oferta e klubit është shumë serioze. /Periskopi.com/