Lluka: Qeveria Mustafa e hoqi masën mbrojtëse për prodhuesit vendor

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet i AKR-së, Valdrin Lluka, ka thënë se qeveria Mustafa e ka hequr masën mbrojtëse për prodhuesit vendor, gjë që sipas tij e kishte vendosur AKR.

Sipas tij, qeveria Mustafa ishte pajtuar menjëherë për heqjen e kësaj mase pas disa fjalëve në Bashkimin Evropian.

“Ka qenë AKR në mandatin 2012 deri në 2014 që e ka propozu përkrahjen e prodhuesve vendor për t’i përkrahur me 10 % dhe me 15 % kompanive shërbyese dhe kjo gjë është hequr në negociata me MSA nga qeveria Mustafa dhe kam informata të brendshme që dikush nga BE ka thënë që është mirë me u heqë dhe këta janë pajtuar menjëherë për heqjen e saj. Edhe Maqedonia edhe Serbia e kanë përkrahjen e shërbyesve vendor dhe kompanive shërbyese si masë mbrojtëse për këta prodhues”, ka thënë Lluka në Debat Pernime përballë Jeta Xharrës.