Muriqi inspiroi fitoren sensacionale të Fenerbahces me 10 lojtarë duke u futur nga banka – kjo është nota e tij

Periskopi.com Sporti

Me 10 lojtarë, Muriqi futet në pjesën e dytë dhe inspiron skuadrën drejt fitores sensacionale – kjo është nota e tij

Vedat Muriqi ishte ndër më meritorët në rikthimin sensacional në rezultat të Fenerbahces kundër Kayserisporit.

Kjo e fundit në fakt ishte e para që kaloi në epërsi në minutën e 59-të, kur Mensah gjeti rrugën e golit, shkruan Periskopi.

Fenerbahce po luante me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 12-të, kur Tufan u ndëshkua me karton direkt të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë në kundërshtarin.

Sidoqoftë, gjërat ndyrshuan dukshëm kur sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u inkuadrua në fushë në minutën e 64-t.

Ishte ai që realizoi për 1-1 nga penalltia në minutën e 86-të, para se Luiz Gustavo të shënonte golin e tre pikëve për Fenerin.

Pas ndeshjes “Whoscored” ka dalë me vlerësimet e lojtarëve, duke i dhënë Muriqit notën e dytë më të lart nga të gjithë prej 7.2, derisa portieri i Fenerit, Blayindir ishte i vetmi që u vlerësua më lart (7.4). /Periskopi.com/