Albërije Hadërgjonaj duket si 20 vjeçare në foton e fundit

Periskopi.com Showbiz

Albërije Hadërgjonaj duket si në të 20-at.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, po kujdeset mjaft mirë për pamjen e saj të jashtme, shkruan lajmi.net.

Ajo madje në disa fotografi që i poston u bën konkurrencë modeleve të reja, njësoj si edhe në foton e fundit ku ka marrë komplimente të shumta.

Albërijes i thonë se duket si një 20 vjeçare dhe se nuk dallon edhe aq shumë nga vajzat e saj.

Këngëtarja ndryshe pavarësisht kritikave, pozitive apo edhe negative vazhdon të ndihet mirë me veten, këtë e ka treguar edhe nëpër intervista të ndryshme.

Flet Enca mes dhimbjes pas ndarjes nga jeta e babait të saj

Periskopi.com Showbiz

Dje këngëtarja Enca Haxhia ka pësuar një humbje të madhe.

Pas një sëmundje të rëndë, babai i artistes është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare duke lënë pas bashkëshorten Entelën dhe dy vajzat Encën dhe Uindin.

Mesazhe të shumta ngushëllimi janë adresuar tek artistja e cila para pak minutash ka falenderuar të gjithë por forcën që i kanë dhënë në këto ditë të dhimbshme.

Nora Istrefi pozon nga dhoma e hotelit me setër të një mashkulli

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Nora Istrefi i është rikthyer fotografive në rrjete sociale me një stil pak më ndryshe.

Ajo ka vendosur që të kthehet pak në kohë duke zgjedhur stilin e viteve të 90-ta për paraqitjen e fundit, si mysafire në një prej emisioneve televizive në Shqipëri.

‘Nora e të 90-tave’ – ka qenë përshkrimi sipër shkrepjeve të ndara me fansat.

E zeza si ngjyrë dominon tek Nora duke e shfaqur atë plot me klas, siç di të shfaqet gjithmonë.

View this post on Instagram

90’s Nora 😜

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Bleona Qereti shfaqet e zjarrtë në fustanin e kuq

Periskopi.com Showbiz

Bleona Qereti është një këngëtare shumë e njohur shqiptare dhe është aktive prej më shumë se 20 vitesh në skenën muzikore.

Ajo gjatë karrierës së saj ka sjellë këngë të shumta që shpesh janë kthyer në hite, shkruan Indeksonline.

Por gjatë karrierës së gjatë, ajo shpeshherë ka qenë në fokus të mediave rozë edhe për shkak të bukurisë së saj dhe formave trupore, që nuk ka hezituar ti ekspozoj vazhdimisht.

Tani, ajo edhe pse në moshën 40-vjeçare, po e dëshmon se vitet për të janë vetëm numra.

Në paraqitjen e saj të fundit në Instagram, ajo shihet në formën më të mirë duke shkëlqyer me dukjen.

Ju kujtohet koha kur Luana Vjollca u bë horë para publikut, nuk dinte të këndojë ‘live’

Periskopi.com Showbiz

Ajo është një nga moderatoret më seksi shqiptare.

Flasim për Luana Vjollcën, e cila u bë kohë, që i është futur edhe muzikës, madje ka publikuar shumë këngë solo dhe bashkëpunime.

E akuzuar shpeshherë se ajo nuk di të këndojë dhe nuk duhet të vazhdojë më tutje, ajo asnjëherë nuk mori parasysh, se çfarë thuhet lartë e poshtë.

Më poshtë Periskopi ju sjellë videon kur ajo guxoi të këndoj “live” një nga këngët e Justin Bieber.

E çuditshme: Këngëtarja kosovare heq dorë nga muzika për t’u bërë shofere e autobusit

Periskopi.com Showbiz

Antigona Bajrami është emër i njohur i skenës muzikore, e dëshmuar shumë herë për potencen e saj vokale dhe ëmbëlsinë me të cilen e interpreton çdo këngë.

Antigona Bajrami është nga Peja, por e rritur në Gjermani. Ani pse është rritur larg vendlindjes, Bajrami gjithmonë e ka dashur muzikën shqipe, që e kultivon me shumë dashuri.

Ndonëse e sukseshme, këngëtarja muzikën thotë se e ka vetëm hobi, pasi punon edhe si infermiere dhe shofere autobusi, shkruan “Kosovarja”.

Duket e pa besueshme, por është e vërtet që këngtarja bukuroshe të jetë shofere autobusi. E, megjjthatë, Antigona e bënë me shumë pasion e përkushtim edhe këtë punë.

Ndryshe, Bajrami, së shpejti vjen me tri këngë të reja të punuara nga Fatmir Muja, Adrian Kastrati, Kreshnik Ibrahimi, Rrahman Kryeziu e Ejup Shabani.

Këngët e reja, e mirënjohura e skenës sonë i ka kënduar në projektet e vitit të ri të produksionit “Libonia”, e që së shpejti do të jenë në dispozicion të publikut.

 

Tayna ka bërë ndryshime në pamje

Periskopi.com Showbiz

Tayna ka ndryshuar ngjyrën e flokëve.

Përkundër angazhimeve të shumta, Tayna gjen kohë të kujdeset edhe për veten, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ka vendosur ta bëjë një ndryshim në dukjen e saj, kështu nga bionde është shndërruar në brune seksi.

“Unë mund të shoh drejt teje”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotografisë.

View this post on Instagram

I can see right through you👁

A post shared by Tayna (@tayna) on

Publikoi këngë me tekst eksplicit dhe në klip dukej gjysmë e zhveshur, Shkenda pendohet dhe thotë se nuk i pëlqen

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Shkenda Dubova ka kohë që është më pak aktive në muzikë duke u fokusuar në biznesin e saj.

Ajo më parë ka publikuar këngë që edhe janë shndërruar në hite, shkruan Periskopi.

Hiti i vitit 2016 i lansuar nga Shkenda e që quhet ‘’BadGal’’, ishte pëlqyer mjaft shumë nga publiku por jo edhe nga vet këngëtarja.

Në një intervistë, këngëtarja kishte pranuar se kënga dhe klipi nuk kanë qënë në përpuethshmëri me stilin e  saj.

‘’Kënga që e kam prit me shumë qef dhe s’më ka pëlqy e që më së shumti i kam dhon zor, u kon kanga ‘BadGal’. Është shumë interesant, qajo kangë se di… Publiku e ka pritë mirë, krejt në rregull, por kur e kom pa kangën pas finalizimit do të thotë s’me ka hije me dalë shumë vrazhdë shumë rëndë. E kam pa që ai stil i këngës ose i klipit nuk shkon për mua. Megjithëse ka pas investim shumë të madh’’, tha këngëtarja.

Bebe Rexha kujton fillimin e rrugëtimit drejt famës ndërkombëtare

Periskopi.com Showbiz

Bebe Rexha sot gëzon famë ndërkombëtare.

Por fillet e karrierës së saj nuk kanë qenë të lehta, këngëtarja si një emigrante në Shtetet e Bashkuara ka hasur në vështirësi të merr këmbët në profesionin e saj, por sot gëzon reputacionin e një prej më të mirave.

Bebe me anë të një postimi të bërë në Instagram ka kujtuar fillimin e këtij rrugëtimi dhe thotë se do ta bënte përsëri këtë rrugë me dashurinë që fansat i dhanë.

“(2015-2019) Mesi i dekadës përkundrejt fundit të dekadës. Udhëtim i gjatë. Lotë djersë e gjak. Do ta bëja përsëri. Unë i dua fansat e mi, ju dua shumë të gjithëve. Faleminderit”, shkroi këngëtarja.

Jennifer Lopez nuk njeh moshë, na mahnit me format trupore në veshjen sportive

Periskopi.com Showbiz

Jennifer Lopez duket tejet joshëse në veshje sportive.

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka mahnitur publikun sërish me paraqitjen e saj, shkruan lajmi.net.

Me veshje sportive, sot, rrugëve të Miamit ajo dukej tejet tërheqëse.

Ani pse në të 50-tat, JLo po konsiderohet konkurrente shumë e fortë e vajzave të reja, e se është e tillë këtë e dëshmon dita ditës.

Tayna: Djalë hallall isha kanë

Periskopi.com Showbiz

Tayna ka habitur me mbishkrimin që ia la videos së fundit.

Tayna është shumë aktive me këngë të reja, të cilat po priten shumë mirë nga fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Reperja së fundi ka publikuar një video në Instagram, teksa po dëgjonte një këngë, e mbishkrimin që ia la asaj ishte “Djal hallall isha kon”.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Tayna është “Sicko”, këngë kjo që është pëlqyer shumë nga publiku.

Elvana publikon këngën e re

Periskopi.com Showbiz

Është publikuar kënga e re e Elvana Gjatës me të cilën këngëtarja do të konkurrojë në festivalin e 58-të të RTSH-së.

“Me tana” quhet projekti i cili po rrjedh në internet e të cilin ju tashmë mund ta dëgjoni të plotë.

Përveç Elvana Gjatës, këtë vit marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur si Arilena, Robert Berisha, Eli Fara dhe Stresi, Olta Boka, Era Rusi dhe të tjerë.

“Don’t Start Now” nga Dua Lipa në listën e 10 këngëve më të mira të vitit 2019

Periskopi.com Showbiz

Revista “Time” e ka renditur këngën e Dua Lipës në mesin e më të mirave të këtij viti.

2019 ishte një vit trazirash në botën e muzikës pop, me zëra të rinj që ngriheshin në pah përmes rrugëve të papritura, shkruan Time, transmeton lajmi.net.

Zërat e rinj pretentonin të merrnin vëmendje, ndërsa disa nga emrat më të mëdhenj të pop-it, nga charli XCX deri te Dua Lipa, vazhduan të ishin të parezistueshme.

Këtu janë këngët më të mira të vitit 2019 nga “Time”.

10. “Crowded Table,” The Highwomen

Rita Ora flet hapur për problemet me shëndetin

Periskopi.com Showbiz

Të jesh pjesë e botës së të famshmëve nuk është aspak e lehtë.

Një famë ndërkombëtare mbi supe do të thotë që ti duhet të dukesh gjithmonë i/e lumtur para njerëzve dhe të përballosh situata nga më të ndryshmet.

Shpesh duke harruar se edhe ata që janë yje të famshëm janë njerëz të zakonshëm, nuk e mendojmë se edhe ata mund të preken nga sëmundje të ndryshme apo të kenë shqetësime të çfarëdoshme.

Duket se mirë së fundmi nuk po ndjehet edhe artistja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Kjo e fundit publikoi një shkrim në InstaStory, duke treguar problemet me shëndetin mental dhe fizik e përcjellin atë ashtu si çdo të famshëm, dhe edhe pse jeta e saj mund të duket e lehtë – edhe ajo përballet me problemet që ka thuajse çdo njeri i zakonshëm.

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar 28-vjeçarja në InstaStory.

Elvana Gjata mbështet hapur këtë konkurrente të “Këngës Magjike”

Periskopi.com Showbiz

Elvana Gjata e ka mbështetut hapur këngëtaren e njohur.

Besa Kokëdhima do të jetë një ndër konkurrentet e cila do të marrë pjesë në festivalin e këngës “Kënga Magjike”.

“Hisori” titullohet kënga për orkestrimin e së cilës u kujdes Darko Dimitrov e me muzikë dhe tekst është marrë vetë këngëtarja.

Ajo madje ka gjetur edhe mbështetjen e kolegëve dhe hapur e ka përkrahur Elvana Gjata.

Veshja e Lady Gaga që arrin vlerën në 19 mijë dollarë, hiqet papritmas nga ankandi

Periskopi.com Showbiz

Zëdhënësi i Shtëpisë së Ankandit Nate D. Senders Auction House konfirmoi këtë informacion.

Vërtetësia e veshjes nuk u konfirmua kurrë nga stilisti Pierpaolo Pikoli, dhe Lady Gaga nuk e komentoi as rastin.

 

 

Kishte dyshime se veshja ishte vjedhur. Sipas një raporti të policisë, lajmërimi për një veshje të pretenduar të vjedhur në ankand mbërriti më 25 tetor. Por,  nuk është përcaktuar se ka pasur vjedhje.

Më konkretisht, përgatitësja Sarah e solli veshjen në ankand. Ajo e gjeti në një dhomë në hotelin “Beverly Hilton”, ndërsa ishte duke pastruar një ditë pasi u nda çmimi Globi i Artë dhe e la atë në departamentin “e humbur dhe e gjetur”.

Meqenëse askush nuk u përgjigj pas tetë orësh, veshja u bë pronë e Sarës. Sara, nga ana tjetër, pretendon se Lady Gaga personalisht ia dhuroi veshjen, por nuk ka asnjë provë dhe as nuk ka asnjë shenjë në veshje për të konfirmuar se ishte origjinal.

Shtëpia e ankandit po zhvillon një hetim të brendshëm, pas së cilës do të vendoset nëse do të shesë përsëri veshjen.

Fustani i Norës kushton sa një qira e banesës në Prishtinë

Periskopi.com Showbiz

Nora Istrefi ka pozuar së fundmi me një fustan të shkurtër i cili i vinte në pah linjat trupore.

Këngëtarja Nora Istrefi është ndër emrat më të komentuar së fundmi, shkruan lajmi.net.

Suksesi i saj dhe jeta private kanë qenë faktorë që ajo të përmendet pothuajse çdo ditë në mediat rozë, duke mos lënë anashe dhe paraqitjet e saj skenike ku shfaqet tejet joshëse.

Së fundmi  Nora ka pozuar me një fustan të zi i cili i theksonte format trupore dhe e bënte të dukej tejet seksi.

E tani faqja ‘WhatTheyWearin’ e ka publikuar çmimin e fustanit që i shkonte shumë këngëtares.

Ky fustan super i shkurtër dhe elegant kap shifrën 170 euro.

Cila këngëtare nuk e meriton famën që ka, sipas Young Zerkës

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i njohur Young Zerka ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko kush luan”. Ai ka zbuluar detaje nga jeta private, profesionale, ka shprehur mendime mbi artistët e tjerë si dhe ka performuar live.

Gjatë lojës së shtuar së fundmi, e cila titullohet “Paintball”, Zerka është vënë përballë fotove të VIPAVE të ndryshëm, ku mund të përmendim Capital T, Ledri Vula, Fero, Rina, Tayna, Robela Hajati, Alban Skënderaj, Samanta Karavella etj. Për çdo pyetje të bërë ai duhet të zgjidhte një ndër VIP-at.

Një ndër pyetjet ishte: “Cili nga artistët nuk e meriton famën që ka?”. Zerka zgjodhi foton e Samanta Karavellas duke e shprehur hapur mendimin e tij.

Dua Lipa planifikon duet me këtë këngëtare të famshme

Periskopi.com Showbiz

Dua Lipa është përfolur se po bashkëpunon me Miley Cyrus në një single të ri, pasi kënga e saj me Ariana Grande nuk u publikua kurrë.

Dua Lipa së fundmi publikoi singlein e saj të ri, ‘Don’t Start Now’, por duket se edhe muzika më e re nga ajo mund të ishte në rrugë të mbarë.

Lideri i skemës One One Kiss ’u përfol se po bashkëpunonte me Miley Cyrus në një këngë të quajtur ‘Coldblood’.

E ftuar tek “Capital Breakfast”me Roman Kemp e pyeti Dua për mundësinë e një kënge me yllin e Hannah Montana , për të cilën ajo tha: “Potencialisht.

Kjo vjen pasi ajo u tha se kishte regjistruar një këngë me Ariana Grande për kolona zanore origjinale të Charlie’s Angels . Për shkak të kohës, kënga nuk u publikua, dhe përkundrazi iu dha Normani dhe Nicki Minaj.

“Unë jam një tifoz i madh i saj, dhe ajo është kaq bukur. Ne po mendojmë të bëjmë diçka së bashku në të ardhmen e afërt, por ne po flasim për të,” tha Dua Lipa.

“Kënga që ne dhe Ariana bërëm së bashku ishte fillimisht për rekordin e saj. Koha nuk ka punuar me të vërtetë për asnjërin prej nesh,” vazhdoi ajo.

Dua Lipa gjithashtu është e vendosur të performojë këngën e saj të re nëMTV EMA të këtij viti, krahas Mabel, Niall Horan dhe Halsey.

 

 

Tayna shfaqet super joshëse në të pembe

Periskopi.com Showbiz

Tayna duket tejet atraktive në imazhin e fundit.

Tayna para disa minutave ka publikuar një imazh në profilin e saj në Instagram me të cilin ka joshur ndjekësit e saj të cilët nuk janë më pak se një milionë, shkruan lajmi.net.

Reperja e cila po tërheq vëmendjen e yjeve të futbollit me këngët e saj, është shfaqur duke bërë zgjatje, dhe me një veshje sportive ajo duket shumë seksi.

Ndryshe, shumë shpejt pritet të fillojnë punimet për një duet mes Taynës dhe Mozzik ka bërë të ditur menaxheri i këngëtares.

View this post on Instagram

Pak zgjatje??‍♀️

A post shared by Tayna (@tayna) on