Kia Optima e re me dizajn sportiv

Periskopi.com Tech & Auto

Kia ka publikuar skicën e re të dizajnit të gjeneratës së ardhme të limuzinës Optima.

Fotografia e re konfirmon që Kia Optima, e cila do të prezantohet në Korenë e Jugut (ku mban etiketën K5) në dhjetor, do të ketë një pamje shumë më moderne dhe më sportive sesa gjenerata e tanishme.

Dizajni i jashtëm karakterizohet nga silueta e ulët, disi Coupe dhe linja fluide. Skica e re zbulon gjithashtu një shpërndarës masiv në fund të parakolpit, me përfundime të integruara trapezoidale.

Sa i përket versionit për Evropën, Optima e re duhet të prezantohet në vitin 2020.

Kia gradualisht zbulon crossoverin e saj të ri

Periskopi.com Tech & Auto

Disa ditë para premierës botërore të modelit Seltos, Kia lansoi një video që tregon dizajnin e kësaj makine.

Në fillim të qershorit, Kia njoftoi se SUV i ri do të quhet Seltos, emër ky që rrjedh nga mitologjia e lashtë greke – Celtus, djali i Heraklit.

Prodhuesi korean ka ndryshuar shkronjën fillestare në “S”, pasi dy modele SUV të kësaj marke mbajnë shenja duke filluar me të njëjtën shkronjë – Sportage dhe Sorento.

Premiera botërore e Seltos është planifikuar për 20 qershor. Modeli i ri do të jetë i disponueshëm për blerësit në Korenë e Jugut që do të lansohet në mbarë botën në gjysmën e dytë të vitit.