Limaj: Haradinaj kishte obligime ndaj partnerëve, do t’i diskutonim këto komplikime dhe pasoja të dorëheqjes

Periskopi.com Lajme

Situata e krijuar pas dorëheqjes së  Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë  se ai e ka pasur obligim të  konsultohej me partnerët e koalicionit, raporton Periskopi.

Limaj tha se e ka kuptuar për dorëheqjen e Haradinajt nga ministri Endrit Shala, derisa ai vet gjendej me familje dhe nuk e kishte idenë  se do të  bëhej një veprim i tillë nga Haradinaj.

”Prandaj duhet me pas kujdes, dorëheqja është ekskluzivisht në  fund të  ditës është  personal, është  institucion moral, etikë  dhe politik, por jo instrument juridik, mirëpo edhe ajo ka rregullin e vet sepse ka efekte. Sipas rendit ai është  dashur të  konsultohet me partnerët e vet të  cilët e kanë  zgjedhur, në  koalicion parazgjedhor, e kanë  mbështetur në Qeveri, prandaj ka obligime mes partnerëve, t’i njoftoj për vendimin dhe pastaj të  merr vendimin, jam i bindur që në  situatë n e tillë  do të  ishin bisedu edhe kë o, cilat janë  komplikimet dhe cilat do të  jenë  pasojat”, u shpreh Limaj.

Më pas Limaj ka thënë  se e ka thirrur në  telefon Haradinajn për t’i shprehur mbështetjen e tij në  procesin e intervistimit që  do t’i bëhej në  Gjykatë n Speciale.

Ai tha se e kishin diskutuar të  nesërmen dhe se ia ka bërë me dije Haradinajt se do të duhej të  konsultohej për këto veprime me partnerët e koalicionit, por kjo tashmë  ishte vonë . /Periskopi