Jeff Bezos zotohet t’i dhurojë 10 miliardë dollarë për luftimin e ndryshimeve klimatike

Periskopi.com Lajme

Shefi i Amazon, Jeff Bezos, është zotuar t’i dhurojë dhjetë miliardë dollarë për të ndihmuar në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Njeriu më i pasur në botë tha që paratë do të financojnë punën nga shkencëtarët, aktivistët dhe grupet e tjera.

“Unë dua të punoj së bashku me të tjerët për të forcuar mënyrat e njohura dhe për të eksploruar mënyra të reja të luftimit të ndikimit shkatërrues të ndryshimeve klimatike” ka deklaruar Bezos.

Përmes një shkruar në llogarinë e tij në Instagram, ai tha që fondi do të fillojë shpërndarjen e parave këtë verë.

Bezos ka një vlerë neto të vlerësuar prej më shumë se 130 miliardë dollarë, kështu që shuma e premtuar përfaqëson pothuajse 8% të pasurisë së tij.

https://www.instagram.com/p/B8rWKFnnQ5c/?utm_source=ig_web_button_share_sheet