Prishtina mposhtet nga Gjilani në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Gjilani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me rezultat të pastër 0-2.

Ndeshja nisi me një rast të krijuar nga prishtinasit, por që goditjen e Enis Gavazajt e bllokoi mbrojtësi Oliton Rapa.

Gjilani pati rast të mirë të kaloi në epërsi pas 10 minutave lojë, kur Fiton Hajdari depërtoi në zonë dhe pasoi për Ardit Hilën, por që goditja e tij ishte tejet e plogësht.

Gjithsesi dy minuta më vonë, lojtari më në formë i Gjilanit, Edison Kqiku depërtoi për mrekulli në zonë dhe u pengua nga Gledi Mici duke fituar penallti për Gjilanin.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Fiton Hajdari që kaloi gjilanasit 0-1 në minutën e 13-të.

Prishtina pati një rast të barazoi rezultatin, por goditja e Endrit Krasniqit nga gjuajtja e lirë u prit për mrekulli nga Enea Koliqi.

Zhbllokohet rezultati, Prishtina shënon ndaj Dritës

Periskopi.com Sporti

Sot ka nisur java e 30-të në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan Periskopi.

Kështu në ndeshjen Prishtina – Drita, të parët që kanë kaluar në epërsi janë skuadra e Prishtinës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Endrit Krasniqi në minutën e gjashtë të ndeshjes.

 

 

Ai realizoi pas një aksioni të bukur të nisur nga portieri.

 

 

Josa i bindur: “Do të fitojmë nëse japim maksimumin”

Periskopi.com Sporti

Pas udhëtimit të gjatë Shkup – Londër – Gjibraltar, skuadra pati kohën e duhur të pushojë, kurse sot ka kryer stërvitjen ara ndeshjes së nesërme me St Joseph’s.

Lodhja dhe të nxehtin e Mesdheut në fushën e rinovuar me bari artificial – të gjitha këto ekipi i sprovoi sot në stërvitjen para ndeshjes.

Ekipi u duk që punoi mirë duke dashur sa më shpejtë të mësohet me kushtet të cilat nuk janë të panjohura nga udhëtimi i vitit të kaluar.

Pas stërvitjes në Gjibraltar, ka folur trajneri i Prishtinës, Mirel Josa.

Ai beson se Prishtina do të fitojë nëse futbollistët janë të përqendruar dhe japin më të mirën në fushë.

“Është e rëndësishme të rikuperojmë skuadrën nga udhëtimi dhe të japim maksimumin nesër duke qenë se për ne ka shumë rëndësi ndeshja për vazhdimësinë e skuadrës, për mënyrën se si do të vazhdojë të ndërtohet kjo skuadër”, u shpreh Josa.

“Por, edhe për prestigjin tonë si futboll duhet se s’bënë që skuadra të japi maksimumin”.

“Unë jam i qetë për faktin sepse futbollistët i shoh, ata futbollistë që janë në gjendjen maksimale, jam i sigurt se do të japin njëqindpërqindtë dhe nëse futbollistët e japin këtë jam i sigurt që ne do ta fitojmë ndeshjen”, ka shtuar Josa.

Ndeshja e kthimit me St Joseph’s zhvillohet të martën nga ora 17:45, derisa sfida e parë në “Fadil Vokrri” ka përfunduar 1-1.

Largohen gjashtë futbollist nga klubi i Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Pefqeli e Hoxha janë të fundit që i kanë dhënë lamtumirën Prishtinës. Derisa tashmë janë larguar edhe Marjo Morina, Jamal Arago, Alen Jasharoski dhe Kastriot Selmani.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook, transmeton.

Prishtina ka njoftuar se Pefqeli e Hoxha “nuk kanë pranuar ofertat nga klubi dhe kanë vendosur të largohen”.

Ndërsa, Marjo Morina, Jamal Arago dhe Alen Jasharoski janë futbollistë të lirë, pasi atyre iu ka skaduar kontrata.

Kurse Kastriot Selmani, “edhe pse kishte kontratë edhe për gjashtë muaj, Prishtina e ka liruar me kërkesën e tij”.

Postimi i plot e klubit në Facebook:

Pefqeli e Hoxha nuk pranojnë ofertat
Klubi falënderon të larguarit
Prishtinë, 14 qershor 2019 – Mergim Pefqeli dhe Arbër Hoxha nuk kanë pranuar ofertat nga klubi dhe kanë vendosur të largohen.
Ndërsa, Marjo Morina, Jamal Arago, Alen Jasharoski iu është skaduar kontrata dhe janë futbollistë të lirë. Kastriot Selmani edhe pse kishte kontratë edhe për gjashtë muaj, Prishtina e ka liruar me kërkesën e tij.

Pefqeli, sulmuesi i krahut 25 vjeç, është fëmijë i Shkollës së futbollit të FC Prishtina dhe 3 vitet me fanellën e parë ka regjistruar 83 paraqitje (27 zëvendësuar/41 zëvendësues), 11 gola dhe 2 asistime.
Hoxha, sulmuesi i krahut, 20 vjeç, me Prishtinën në 3 edicione ka regjistruar 50 paraqitje (11 zëvendësuar/31 zëvendësues), 5 gola dhe 4 asistime.
Morina, sulmuesi 26 vjeç, gjatë një viti qëndrim ka regjistruar 30 paraqitje (14/9), 8 gola dhe 3 asistime.

Arago, futbollisti i disa pozitave, 25 vjeç, gjatë një viti e gjysmë qëndrim, ka regjistruar 57 ndeshje (15/6), 1 gol dhe 7 asistime.
Jasharoski, sulmuesi 27 vjeç, me Prishtinën për një edicion ka regjistruar 21 paraqitje (8/13).
Selmani, sulmuesi i krahut, 19 vjeç, është futbollist i Shkollës së futbollit të FC Prishtina, por nuk ka asnjë paraqitje zyrtare me ekipin e parë, ndërsa në gjashtë muajt e fundit ishte huazim në Vushtrri. FC Prishtina falënderon të gjithë këta futbollistë duke mos ua harruar kontributin e dhënë për klub dhe të gjithëve u uron sukses në vazhdim të karrierës.