Historia e koalicioneve nga shpallja e pavarësisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ligjvënësit dhe kabineti qeveritar i vitit 2008 hyri në histori me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ishte vendimi më i madh që u mor atë kohë dhe në gjithë historinë e Kuvendit të Kosovës, por ajo legjislaturë nuk ia doli të përfundojë mandatin. Për 12 vjet shtet, Kosovës nuk iu dha një ekzekutiv i qëndrueshëm sa t’i përballojë katër vjet jetesë. Për të gjithë këto vite në vend u mbajtën edhe katër palë zgjedhje.

Në zgjedhjet e vitit 2007, tre muaj para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, PDK kishte dalë e para duke marrë numrin më të madh të deputetëve. Me 34 ulëset që siguroi në Kuvendin e Kosovës, kjo ishte edhe fitorja parë e PDK-së në zgjedhje dhe humbja e parë e LDK-së. Mirëpo, kjo e fundit vazhdoi të qëndronte në pushtet. PDK kishte lidhur koalicion me LDK-në që kishte 28 deputetë. Hashim Thaçi ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës. Opozita e asa j kohe ishte formuar nga AAK me 13 deputetë, AKR me 9 dhe LDD me 9. Ky koalicion mbijetoi deri në vitin 2010.

Koalicioni 2010

Në këto zgjedhje garës i hyri edhe një subjekt tjetër. Lëvizja Vetëvendosje deri në atë kohë kishte qenë vetëm organizatë që njihej për aksione politike e protesta. Si “fillestarë” në skenën politike nuk arritën të marrin më shumë se 13 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

PDK-ja e udhëhequr nga Hashim Thaçi edhe një herë mori besimin e qytetarëve, duke siguruar 32 ulëse, derisa LDK tri më pak.

PDK në atë kohë kishte lidhur koalicion me Aleancën Kosova e Re që udhëhiqej nga Behgjet Pacolli.

As ky koalicion nuk arriti të përfundojë mandatin qeverisës katërvjeçar. Kjo qeveri shkoi deri në 2014, kur Qeveria e drejtuar nga Thaçi e dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

Koalicioni 2014

Partia e Hashim Thaçit edhe në këto zgjedhje mori besimin më të madh të qytetarëve. Në 2014, PDK ishte rritur, duke marrë 36 ulëse në Kuvendin e Kosovës e përcjellë nga LDK me 33 ulëse, Vetëvendosje me 16, AAK me 8 dhe Nisma me 6 të tillë.

LDK, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, që në skenën politike njihen si VLAN, aso kohe ishin barrikaduar kundër PDK-së. Ata kishin deklaruar që nuk do të qeverisin me PDK-në. Këto katër parti kishin formuar koalicion, ku ishin shumicë dhe provonin të krijonin Qeverinë, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte parë jo-kushtetuese aktin e partive jo-fituese të zgjedhjeve dhe ua kishte pamundësuar atyre marrjen e drejtimit të qeverisë. Sipas Kushtetuses, mandati për të krijuar qeverinë i takon partisë fituese të zgjedhjeve, e që në këtë rast ishte PDK.

Kështu vendi u vendos para një ngërçi që zgjati plot 6 muaj, derisa LDK u largua nga katërshja që synonin koalicion të përbashkët.

Në dhjetor të atij viti, Isa Mustafa kishte pranuar ofertën e Hashim Thaçit, atëherë kryetar i PDK-së. Marrëveshja parashihte Isa Mustafën kryeministër dhe Hashim Thaçin president republike pas përfundimit të mandatit të Atifete Jahjagës.

Qeveria LDK-PDK ishte votuar në dhjetor të 2014, ku Isa Mustafa ishte votuar për kryeministër, e Hashim Thaçi fillimisht si zëvendës i tij e ministër i Jashtëm, derisa i erdhi koha për postin e presidentit.Mustafa nuk po përkrahej nga disa deputetë të partisë që udhëhiqte.

Një nga deputetët e revoltuar që nuk ia kishte dhënë besimin Mustafës, ishte Vjosa Osmani, e cila pesë vjet më vonë do të bëhej kandidate për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në maj të vitit 2017, u votua mocioni i iniciuar nga Nisma për Kosovën, duke ia marrë kështu besimin qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa. Vapa e qershorit e gjeti vendin prapë në zgjedhje t ë parakohshme.

Koalicioni 2017

Tanimë në skenën politike ishin krijuar blloqe të mëdha të koalicioneve parazgjedhore. Kadri Veseli, që për herë të parë po udhëhiqte me PDK-në pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, kishte hequr dorë nga posti i kryeministrit. PDK ia kishte ofruar këtë post Ramush Haradinajt. PDK, AAK dhe Nisma kishin krijuar koalicionin PAN, pak minuta para se të mbyllej afati për aplikimin e koalicioneve.

Këtij koalicioni të madh, i kishte prirë një koalicion tjetër që ishte bërë disa orë më herët mes LDK-AKR dhe Alternativës.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje kishte vendosur t’i hyjë garës e vetme.

PAN doli fituese, por vështirë të krijonte qeverinë. I duheshin edhe disa vota. Në fund ishte Behgjet Pacolli, i cili bashkë me deputetët e tij dolën nga koalicioni me LDK-në dhe mbështetën Ramush Haradinajn për kryeministër.
Kësaj radhe nuk pati nevojë për mocion mosbesimi. Kreu i ekzekutivit dha dorëheqje. Ramush Haradinaj u dorëhoq nga posti i kryeministrit më 19 korrik të 2019, me arsyetimin se kishte marrë ftesë për të intervistuar nga prokuroria speciale e Dhomave të Specializuara.

Koalicioni LVV-LDK

LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kishin diskutuar me muaj për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor, mirëpo fillimisht nuk ishin pajtuar për postin e kandidatit për kryeministër. Vetëvendosje e donte Albin Kurtin kandidat ndërsa LDK-ja, Vjosa Osmanin. Të dy këta garuan të vetëm në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar. Kreu i LVV-së, Albin Kurti doli i pari me vota në këto zgjedhje.

PDK mori 21.2 % të votave, derisa AAK që hyri në koalicion parazgjedhor me dikur të pakënaqurit e VV, PSD, mori 11.57%.

Ndërsa Pacolli që kishte qenë determinuesi kryesor për formimin e Qeverisë, në 2017, së bashku me Nismën me “zor” kaluan pragun prej 5 për qind.

Pas ma shumë se tre muajve negociata, LVV e LDK arritën koalicionin për bashkëqeverisje. Më 2 shkurt, një ditë para seancës qe ishte thirrur për votimin e Qeverisë, këto parti kishin zyrtarizuar marrëveshjen e tyre.

Në ekzekutivin aktual, VV udhëheq me gjashtë ministri, aq sa ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy ministri i ka Lista Serbe dhe një komunitetet tjera.

 

Gjashtë qeveri të ndryshme: Historia e koalicioneve në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Që nga përfundimi i luftës, Kosova është qeverisur nga 6 qeveri të ndryshme.

Por, deri me tani asnjë parti nuk ka rritur të krijoj qeveri e vetme.

Kështu koalicionet ishin të pashmangshme pas cdo palë zgjedhjeve.

Marrëveshja e parë për bashkëqeverisje mes partive politike u bë në vitin 2001, ku në zgjedhje të përgjithshme e para bindshëm kishte dal LDK e udhëhequr nga Ibrahim Rugova.

Por, pas shumë përpjekjeve ai dorëzoi postin e kryeministrit tek një kandidat konsesual e që ishte Bajram Rexhepi.

Zgjedhjet e radhë u mbajtën në vitin 2004.

Edhe në këtë rast, bindshëm e para doli partia që e drejtonte Ibrahim Rugova.

Por, pavarësisht kësaj ai përsëri dorëzoi postin e kryeministrit.

Ai lidhi koalicion me AAK-në të cilën e drejtonte Ramush Haradinaj.

Ky i fundit qeverisi vetëm 100 ditë, pasi që u ftua si i akuzuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës.

Ndërkohë, bashkëqeverisja mes LDK’së e AAK’së, vazhdoi deri në vitin 2007.

Në zgjedhjet e këtij viti Lidhja Demokratike hyri në garë pa presidentin Ibrahim Rugova që kishte ndërruar jetë një vit më herët.

Poashtu partia ishte ndarë në dysh, pas një përplasje mes grupi të Fatmir Sejdiut me atë të Nexhat Dacit, në Kuvendin Zgjedhor të Partisë.

Këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Hashim Thaci.

Por, as ai nuk kishte numrat e nevojshëm që i vetëm të krijoj qeverinë.

Kështu ai u detyrua të lidh koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Marrëveshje mes dy partive u prish në vitin 2010, në kohën kur Gjykata Kushtetuese konstatoi se Fatmir Sejdiu që ishte president i Kosovës dhe kryetar i LDK-së, kishte shkelur kushtetutën duke mbajtur dy pozitat.

Vendi shkoi sërish në zgjedhje në vitin 2010.

E para doli PDK, e cila qeverinë krijoi me AKR’në, e Hashim Thaçi bë për herë të dytë kryeministër.

As kjo qeveri nuk e çoi mandatin deri në fund.

Me mocion mosbesimi qeveria Thaci 2, ra e vendi shkoi përsëri në zgjedhje.

Edhe në zgjedhjet e viti 2014, Partia Demokratike e Kosovës doli e para.

Por, paritë që humbën zgjedhjet krijuan një bllok anti PDK, që zgjati plot 6 muaj.

E pas një drame të gjatë, u arrit që të krijohet qeveria.

Por, Hashim Thaci nuk u bë kryeministër.

Këtë rol e mori Isa Mustafa pasi që LDK, pranoi të futet në koalicion me PDK’në.

As qeveria Mustafa, nuk e mbaroi mandatin kushtetues.

Ajo ra në vitin 2017, pas një mocioni mosbesimi të nisur nga opozita.

Kosova u detyrua të shkoj sërish në zgjedhje.

Ndërsa, në këtë vit në minutat e fundit të afatit për dorëzimin e listave në KQZ, u lidh një koalicion parazgjedhor mes PDK-AAK-NISMA, i njohur si koalicion i ‘PAN’.

E numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 2017’ës, i mori pikërisht ky koalicion.

Qeveria e Ramush Haradinajt ra, pasi që ky i fundit dha dorëheqje pasi që sic tha vet Haradinaj, ishte ftuar si i dyshuar në Gjykatën Speciale.

Kjo bëri që Kosova të zhvilloj zgjedhje të parakohshme, ku parti fituese doli Lëvizja Vetëvendosje me një diferencë të vogël në vota, me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tani mbete të shihet se a do të arrij të krijoj qeverinë Albin Kurti që doli i pari në zgjedhje.

 

Prej ndarjes së posteve deri tek formimi i qeverisë, çka do të ndodh

Periskopi.com Lajme

Ndarja e posteve qeveritare mes LVV-së e LDK-së pritet të shkaktojë vonesa në formimin e qeverisë së re. Analistët vlerësojnë se zvarritja e formimit të institucioneve të reja mund të shmanget me ndarjen e barabartë të përgjegjësive mes LVV-së dhe LDK-së.

Formimi i qeverisë së re pritet të marrë më shumë kohë sesa që ishte paraparë. Lidhja Demokratike e Kosovës i ngriu negociatat për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje deri në daljen e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së.

Por numërimi i votave nuk pritet të përfundojë së paku edhe 10 ditë. Kësisoj, përveç vonesës së rezultateve, formimin e qeverisë mund ta vonojë edhe ndarja e posteve qeveritare brenda koalicionit të mundshëm LVV – LDK.

Ndarja e dikastereve është bërë “mollë sherri” mes të dyja këtyre partive, të cilat dolën fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit me rezultat tepër të ngushtë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Sipas njohësve të çështjeve politike, ndonëse nuk dihet sa mund të zgjasë formimi i qeverisë, ekzistojnë zëra nga këto parti që nuk duan të arrijnë marrëveshje bashkëpunimi ose së paku ta zvarrisin atë.

Kësisoj, ata theksojnë se për një koalicion sa më të shpejtë LVV-ja e LDK-ja duhet t’i ndajnë në mënyrë të barabartë përgjegjësitë e tyre në qeverinë e re.

Haziri flet për koalicionet:  Me ata që e kemi thënë jo gjatë fushatës me atë do të mbetet jo

Periskopi.com Lajme

Lutfi Haziri nga LDK-ja në një konferencë për media tha se partia e tyre  prinë e para në këto zgjedhje edhe pse më pakë diferencë me VV-në.

Haziri i pyetur se më kë e sheh një koalicion të mundur ai ka përmendur VV-në si opsione dhe duke eliminuar PDK-në.

“Nuk mund të themi çështje të diferencës ndaj partisë dytë dhe kemi diferencë të madhe ndaj partisë së tretë. Është shumë mirë  që ka pasur një proces paqësor. Nuk po flasim për kurrfarë koalicioni e dimë që opozita është fituese, ne vazhdojmë. Me ata që e kemi thanë në jo gjatë fushatës me atë do të mbetet jo. Që katër javë të gjitha anketat e kanë ncjerr LDK të parën”, tha Haziri në konferencë.

A do të bëjë “Slloboda” koalicion me partitë shqiptare? – përgjigjet Rashiq

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Slloboda, Nenad Rashiq, ka thënë se pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do të bisedojë me partitë politike shqiptare sa i përket një programi të përbashkët i cili ka të bëjë më zhvillimin e ekonomik.

Ai kështu ka thënë në debatin FOL Hapur, duke mos treguar se cilin subjekt politik e ka të preferuar për koalicion.

“Unë tash po ju garantoj se në zgjedhjet e radhës, me siguri do të bisedojmë shumë me partitë politike shqiptare sa i përket një programi të përbashkët i cili ka të bëjë më zhvillimin e ekonomik”.

“Se me cilën parti do të bëjmë koalicion – krejt varet tek prezantimi jonë. Nëse ne kemi një program që është në harmoni me partitë politike që do ta marrin pushtetit, varet prej nesh dhe jo nga ata”.

“Nuk jemi në pozitë që ta kemi kandidatin e preferuar sepse aktivitet tona varen prej kolegëve dhe partnerëve që do ta kenë shumicën shqiptare”.

“Disa analistë dhe politikanë preferojnë të kemi strukturë me biografi sepse mendojnë që ata janë të gatshëm të marrin vendime të vështira dhe të rënda. Unë nuk jam besimtar i këtij mendimi – konsideroj se është më mirë të kemi një strukturë profesionale dhe morale e cila respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

“Unë jam besimtar më shumë i organizatave të cilat nuk kanë për çka ta fajësojnë vetën dhe për çka të kërkojnë falje”.

‘Koalicionet paszgjedhore do të varen nga ulëset në Kuvend’

Periskopi.com Lajme

Koalicionet paszgjedhore do të varen nga votat që dalin pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Kështu po deklarojnë njohësit e çështjeve politike në vend.

Ata mendojnë se në rast se asnjëri koalicion nuk arrin t’i marrin votat e nevojshme, atëherë mund të kenë nevojë nga partitë e vogla në mënyrë që Lista Serbe mos të jetë faktor kyç në qeverisje.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, ia ka thënë Ekonomia Online, se rrjedha e koalicioneve pasgjedhore do të varet nga ulëset që i fiton partia e parë.

“Ne kemi katër lista të mëdha që garojnë si parti ose si koalicione, katër janë pothuajse të barabarta në garë me një dallim shumë të vogël tash për tash, të paktën sipas sondazheve me deri në 3 për qind që nuk është dallimi i madh tek i pari dhe i katërti dhe kemi Nisma-AKR që janë koalicion që mund të jetë i vogël në për qindje, kështu që këto katër koalicione ose parti, dalin së paku me 26 për qind në zgjedhje, atëherë me gjasë dy prej këtyre partive mund ta krijojë një shumicë të nevojshëm, që së bashku me minoritetet ta krijojnë një qeveri pa pas nevojë për Nismën dhe AKR”.

“Por në rast se kemi një rezultat që të gjitha këto parti nuk mund të dalin mbi 22 ose 23 për qind, atëherë potencialisht dy prej këtyre partive të mëdha mund të kenë nevojë për Nismën dhe AKR, në mënyrë që votat e Listës Serbe mos të jenë vendimtare në koalicionin e ardhshëm dhe në krijimin e saj”, ka thënë Demhasaj.

E analisti politik, Ramush Tahiri, ka thënë se në këto zgjedhje të gjitha partitë mund t’i ruajnë votat nga zgjedhjet e kaluara.

Ai ka thënë se potencialin e mirë për ruajtjen e votës e ka AAK-ja, nëse sipas tij, kreu i saj Ramush Haradinaj di ta shfrytëzojë në opinion veprimet e tij si mbrojtje e shtetit.

“Hulumtimet e sakta do të jenë një javë para daljes në zgjedhje mirëpo duke marrë parasysh situatën aktuale, momentalisht është LDK e para e cila ka 25 deputetë nga legjislatura e kaluar dhe me daljen e Vjosa Osmanit në skenë, nuk pritët të zvogëlohet kjo përqindje por të rritet dhe me këtë ritëm, kjo parti (LDK) mund të ketë 28-30 deputetë”.

“Ndërkaq koalicioni AAK-PSD së bashku i kanë 24 deputetë dhe pyetja është se a do t’i ruajnë këtë numër, duket ë vështirë por edhe nëse ndodh kjo, atëherë kjo ndodh falë Ramush Haradinajt me veprimet e fundit që duhet t’i shpjegoj si mbrojtje e shtetit por jo si konfrontim me BE-në”, ka thënë Tahiri.

E për Vetëvendosjen thotë se kjo parti mund të ketë rritje, por assesi rënie, raporton EO.

Ndërkaq Krenar Shala konsideron se koalicionet paszgjedhore nuk bëhen në baza të parimeve. Ai shton se në këtë sistem politik, parandalohet diktatura, ku asnjëra parti në vend nuk mund të jetë shumë e fortë.

“Koalicionet paszgjedhore nuk bëhen në bazë të parimeve por në bazë të interesave partiake dhe njëjtë do të jetë edhe në këto zgjedhje, pra nuk e dimë se kush do të jetë në qeveri, sepse shumë gjëra do të varet se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Megjithatë mendoj që është e rëndësishme që qytetarët ta dinë se cilat parti janë të pritura që të vendosin koalicione parimore”.

“Mendoj se qytetarët e kanë të qartë këtë gjë. Sistemi ynë politik më shumë iu jep përparësi partive të vogla sesa atyre të mëdha. Nëse sistemin tonë politik më shumë ki llogari të jesh parti e vogël se një parti e madhe dhe me këtë mendoj se ky sistem i ka anët pozitive dhe ato negative dhe mendoj që ky sistem politik e parandalon diktaturën sepse asnjë parti nuk mund të jetë shumë e fortë”, ka thënë Shala.

Në zgjedhjet e 6 tetorit kandidojnë 20 partie dhe 4 koalicione me 1070 kandidatë për deputetë dhe Esmir Kasi si kandidat i pavarur.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 6 milionë euro.

 

Milaim Zeka tregon arsyet pse nuk bëri koalicion me partitë e tjera politike

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka treguar për ofertat e partive tjera politike që i janë bërë atij.

Ai ka thënë se me LDK’në nuk ka pranuar të bëjë negociata për sa kohë sa është Isa Mustafa kryetar i partisë, ndërsa me të gjitha partitë tjera kishte pasur biseda por se ato kishin dështuar.

Ai ka treguar se me Partinë Demokratike të Kosovës ka pasur biseda, dhe ato i kishte zhvilluar me Sami Lushtakun, por që kishin dështuar.

Ndërsa, partia e cila e kishte arritur ta afronte më së shumti ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kam pasur biseda me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ka qenë më së afërmi të më bind  që të shkoj në bashkëveprim politik me të” tha Zeka.

Por, cilat janë arsyet që një koalicion i tillë nuk ndodhi,  Zeka thotë se mënyra e qeverisjes, keq menaxhimi i parave dhe falja e borxheve ndaj kompanive janë arsyet kryesore.

“Jam larguar për shkak të mënyrës së qeverisjes së tij. Për punën e 53 milionëve të Bechtel Enkas dhe falja e 56 milion euro kompanive të ndryshme” tha Zeka.

Ai madje shtoi se gjatë kohës sa po fliste, rreth 1 mijë qytetarëve të Kosovës i kanë ardhur faturat e ujit me vlerë prej 300 eurove.

“Vetëm sonte, 1 mijë qytetarëve i ka shkuar te dera ftesa e përmbaruesit me nga 300 euro borxh për ujë” shtoi ai.

Ndërsa Zeka tregoi se biseda kishte pasur edhe me Vetëvendosjen, por sipas tij, Albin Kurti me pretendimin se kur bëhet kryeministër i pranon simbolet e Kosovës, e vendos shtetin në peshore të votave.

“Me Vetëvendosjen nuk kam shkuar sepse Albin Kurti tha e pranoj himnin dhe flamurin pasi të zgjidhet kryeministër, pra e qet shtetin në peshoren e votave. E dyta, Kurti sot luftojmë për bashkim kombëtar, e nesër për shtet të Kosovës” tha ai.

 

Analistët: Partitë politike nuk duhet të nguten me vijat e kuqe

Periskopi.com Lajme

Zgjedhjet e 6 tetorit po konsiderohen interesante dhe të paparashikueshme nga njohësit e çështjeve politike. Madje pati prej tyre që u sugjeruan subjekteve politike të mos nguten sa u përket vijave të kuqe.

Zgjedhjet e 6 tetorit po konsiderohen të paparashikueshme nga njohësit e çështjeve politike. Ramush Tahiri, analist, thotë se duke parë deklaratat e Lidhjes Demokratike të Kosovës teksa shprehen definitivisht kundër një koalicioni me PDK-në, atëherë kjo e fundit mund të mbetet në opozitë.

“Nëse ka pajtim mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për koalicion pas zgjedhor dhe nëse merren votat e nevojshme, unë konsideroj se qeveria e ardhshme do të përbëhet nga këto parti. Ndoshta do të ndahet PSD-ja nga AAK-ja sepse këto parti nuk kanë aleancë programore por për zgjedhje. Ndoshta do të bashkohet edhe partia e Pacollit, varet edhe sa deputetë fiton – tre apo katër, në kuadër të NISMA-s sepse parashikimet nuk u japin shumë këtyre dy partive por edhe në gjendjen reale nuk kanë shumë”, shprehet për RTV Dukagjinin, Ramush Tahiri.

Edhe sipas njohësit politik Rrahman Paçarizi, këto zgjedhje do të jenë interesante.

Megjithatë ai thotë se partitë politike nuk duhet të nguten sa i përket vijave të kuqe sepse PDK-ja mund të ju duhet për partneritet.

“Ka disa vija të kuqe që janë vënë nga disa parti politike sidomos ndaj PDK-së duke menduar se kjo parti nuk do të dalë mirë në zgjedhje, mirëpo në bazë të sondazheve të fundit tregojnë një situatë krejtësisht tjetër dhe partitë politike do të detyrohen të gjejnë strategji dalëse. Mendoj se partitë politike po nguten kur po flasin për vija të kuqe”, tha Rrahman Paçarizi.

Këto janë gjitha koalicionet që u dorëzuan mbrëmë në KQZ

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur afatin për regjistrim të koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në KQZ janë arritur katër koalicione për zgjedhje të jashtëzakonshme. Koalicioni i fundit që është regjistruar ka qenë 15 minuta më parë mes dy partive serbe.

Ndërkohë më herët, në KQZ dorëzuan aplikacionet për koalicione NISMA, AKR, PD si dhe AAK me PSD, të cilët potencuan se besojnë që koalicioni i tyre do të dalë fitues. Po ashtu koalicion kanë arritur edhe VAKAT nga komuniteti boshnjak.

VV gjatë ditës së sotme i ka bërë ofertë zyrtare LDK-së për koalicion ndërsa posti i kryeministrit ka qenë arsyeja përse kanë ndarë rrugët. VV ka kërkuar që posti i kryeministrit të vendoset në bazë të votave se kush do të merr më shumë.

Ndërkohë LDK ka konsideruar se nuk dëshiron të bëjë garë me VV-në, por me partitë që kanë kapur shtetin.

 

Mirena: Isa Mustafa arriti ta menaxhoj LDK-në dhe Albin Kurtin me të njëjtën strategji

Periskopi.com Lajme

Analisti, Ilir Mirena ka thënë në Debat Plus të RTV Dukagjinit ka thënë se i gjithë diskutimi mes LDK-së dhe VV-së ka qenë një farsë dhe se Isa Mustafa ka arritur që të menaxhoj situatën brenda LDK-së dhe po ashtu të njëjtën e ka bërë ehe me Albin Kurtin, përcjellë Periskopi.

Po ashtu ai e përmendi edhe propozimin e Kurtit për LDK-në për të cilin tha se njeriu i dytë në VV, Glauk Konjufca ishte kundër.

“Çka e propozoi Kurti bie ndesh me njeriun e dytë të VV-së. Të njejtën e tha edhe Isa Mustafa sot, krejt cka ka ndodh mes VV dhe LDK-deri më sot ndodhta na përgënjeshtrojnë, por nuk besoj se për kaq kohë munden me na befasu, por une po besoj që krejt kjo ka qenë një farsë, sepse ne që i kemi përcjellë aktivitetin e tyre, nuk beposjmë që këta kanë me mujt me gjet diçka të përbashkët për me mujt me kandidu bashkë. Isa Mustafa është tregu një mjeshtër i vërtetë sepse përpos që arriti t’i pajtoj gjakrat brenda LDK-së, ku patë gjuajtje me karrike, aty arriti ta nxjerr Vjosa Osmanin, arriti ta anashkaloj eksponentët më të fuqishëm, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, mënyrën e njëjtë qysh i ka përdorë edhe menaxhu Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun, ka arrit me menaxhu edhe Albn Kurtin, për mendimin tem z.Kurti ka humb shumë pikë të anëtarësia e vet. Në momentet e fundit krejt është lanë përshtypja që ai ka njëfarë përulje ndaj Isa Mustafës”, tha Mirena. /Periskopi

Shala: Po e presim dhe do ta presim VV-në

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala në T7 tha se derisa të kenë kohë ligjore, LDK-ja do ta pres një përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjellë Periskopi.

Ai tha se LDK-ja qëndron pas asaj që e ka thënë, se Vjosa Osmani definitivisht duhet të jetë kandidate për Kryeministre.

“Gjatë kësaj kohe me VV-në kemi diskutuar për të dyja variantet, për koalicion parazgjedhor dhe bashkëpunim pas zgjedhjeve. LDK-ja vazhdon ta shoh si partnerin kryesor para dhe pas zgjedhjeve. Ne nuk kemi pranuar asnjëherë ta diskutojmë çështjen e kandidatit për Kryeministër. Kandidatja jonë nuk mund të hiqet, e din të gjithë, nëse thyhen vendimet ne pastaj kemi probleme vet, nuk është zgjedhje as zgjidhje vet, ne kemi pasur dy konkurrentë tjetër.  LDK-ja vazhdon ta pres VV-në për aq sa kemi kohë ligjore, përndryshe do të shkojmë vet. Ne kemi komunikim të zakonshëm, ne llogarisim në një partneritet pak më të gjatë, për fushatën e kemi të qartë që LDK-ja nuk e ka konkurrentin kryesor VV-në”, tha Shala.

 

Sot dita e fundit për deklarimin e koalicioneve

Periskopi.com Lajme

Partitë politike të cilët do të hyjnë në zgjedhje në koalicion me një parti tjetër sot e kanë ditën e fundit për ta deklaruar atë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ishin partitë e para që nënshkruan marrëveshje në mënyrë që të kenë një listë të përbashkët me kandidatë për deputetë.

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ishte koalicioni i dytë që iu prezantuar qytetarëve të vendit, ndërsa këtyre iu është bashkuar edhe Partia e Drejtësisë.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke punuar intensivisht, siç thonë nga të dy kampet, për të arritur një marrëveshje koalicioni.

Mirëpo, fakti se kujt do t’i takojë mandatari për kryeministër duket se është aktualisht pika ndarëse mes dy partive.

Zeka: Çfarë fytyre ka Limaj e Krasniqi që lidhën koalicion me Behgjet Pacollin, e quajtën rusofil

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka, kryetar i PEK’ut e ka quajtur shokues koalicionin Nisma-AKR, duke marrë parasysh akuzat e fyerjet mes tyre para pak kohësh, transmeton Periskopi.

‘’Cfarë fytyre ka Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi me të cilin kanë shku në koalicon me Pacollin,  të cilit i kanë thënë rusofil, anej knej. Kuza që i bëjnë shokuese koalicionet’, tha Zeka në Info Magazinë.

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka ka ftuar qytetarët që së pari të vlerësojnë e të respektojnë familjarët e tyre, e pastaj liderët e partitë e caktuara, transmeton Periskopi.

‘’Unë ftoj qytetarët që më së pari të cmojnë familjen e tyre, se një lider apo parti politike. Një popull që e çon liderin më shumë se gruan e fëmijën, atë popull duhet me vajtu me carqaf të krevatit, e jo me faculetë’’, tha Zeka sot në Info Magazine.

Kreu i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka i quan të pakuptimta koalicionet e lidhura ditëve të fundit në skenën politike, transmeton Periskopi.

Sipas Zekës, nuk mund të hysh në koalicion me atë që e fyen, e akuzon dhe e quan vrasës.

‘’Shokues koaliconi AKR-Nismëa, PSD-AAK. Tërësisht i pakuptimtë koalicioni LDK-VV. Sepse nëse ka carje aq të mëdha, akuza për tradhti, spiunazh, haraç, vrasje, me ata njerëz nuk mund të shkosh në koalicion’’, tha Zeka në Info Magazine.

‘’PEK definitivisht ka vendos me shku e vetme në zgjedhjese pse programi jonë dallon në vija të trasha me parti tjetra’’/PERISKOPI/

 

 

 

Asnjë koalicion i konfirmuar deri tani në KQZ

Periskopi.com Lajme

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen me 6 tetor, e afati ligjor për krijimin e koalicioneve parazgjedhore përfundon nesër në ora 12:00 pas mesnate, shkruan Periskopi.

Deri më tani, janë konfirmuar dy koalicione mes partive politike në Kosovë, por të cilat ende nuk janë dorëzuar zyrtarisht në KQZ.

Nisma, AKR, PD në njërën anë dhe në anën tjetër AAK – PSD janë dy nga koalicionet parazgjedhore të formuara.

Ndërsa, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Periskopin se deri në këto momente nuk ka arritur asnjë listë koalicionesh në institucionin më të lartë të zgjedhjeve.

“Deri më tani që po bisedojmë, në KQZ nuk është paraqituar asnjë koalicion”, ka thënë Valmir Elezi nga KQZ.

Ndryshe, Periskopi para disa çasteve ka mësuar se koalicioni NISMA-AKR përfundimisht nuk do të bëjë koalicion me AAK-PSD./PERISKOPI/

Haraqija: Vjosa Osmanin nuk e kandidoi LDK’ja, por Isa Mustafa për ta ruajtur veten

Periskopi.com Lajme

Një nga ish-eksponentët e LDK’së, ish-ministri Astrit Haraqija thotë se një koalicion i mundshëm LDK – VV, edhe po të ndodhë, nuk ndodhë për parime por për interesa të ngushta mes këtyre dy partive.

Sa i përket kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre, ai thotë se Osmanin nuk e kandidoi LDK’ja, por ‘Isa Mustafa për ta ruajtur veten’.

Haraqija në një prononcim për Periskopin tha se mjafton me ‘pa gjëra të tyre në Youtube dhe mund ta vëreni sa parimor janë këto dy parti, është e mjaftueshme sharjet që i kanë bërë njëra tjetrës deri më tani’

“Sa i përket bashkëpunimit me VV se besoj por gjithçka po ndodhe sot se s’ka parime veç interesa te ngushta por fatmirësisht koha është ari, dhe po shihet që nuk është e para Kosova por karrika, shpejt ranë maskat, shyqyr sot është koha e internetit veç mundeni mi pa Youtube e sheh karakterin dhe parimet që i kanë . Veç sa kanë e kanë shajtë njeri tjetrin boll është. Partia s’ka vendos por Isa për me ruajte veten, normal edhe partia me duartrokitje, veç suksese ju uroj dy palëve, ishalla janë te sinqertë ndërmjet veti për shkak se deri sot se kam parë një gjë të tillë”, ka thënë Haraqija për Periskopin.

I pyetur se a do ta pranonte një ofertë të tillë nga LDK-ja për të garuar për deputet, Haraqija tha se nuk pret një ofertë të tillë nga Mustafa por edhe sikur t’i vinte nuk do ta pranonte.

“Nuk pres ofertë nga shoku Isa bile as që pranoj, politika s’me ka mbajtur jetën kurrë. Ka kujt i bënë ofertë shoku Isa që 9 vite veç ktheni kohën e shihni të gjithëve AAK, PDK, Nismës, listës SRPSKA etj, tash e ka edhe VV…. me gjithë u nda “mirë”. Kështu qe unë kam durim dhe kam traditë përditë si ndërrojë shefat dhe interesat veç çorapet i ndërroj përditë. Koha jonë po vjen. Unë jam dhe mbetem Rugovist”, ka shtuar Haraqija ./Periskopi/

Mushkolaj: LDK e ka pjesën e fajit për kapjen e shtetit

Periskopi.com Lajme

Analisti politik Imer Mushkolaj tha se koalicioni i mundshëm mes VV dhe LDK nuk do të jetë koalicion i shpresës.

Sipas tij nëse bëhet Vjosa Osmani kryeministre nuk do të ketë shpresë për qytetarët e Kosovës pasi që partia e saj për 13 vjet e ka mbyt shpresën në këtë vend.

Mushkolaj tha se partia nga vjen Vjosa Osmani është pjesë e krimit, korrupsionit dhe nepotizmit.

LDK sipas tij vazhdon ta ketë pjesën e saj të përgjegjësisë për kapjen e shtetit.

Mushkolaj nuk beson që këto dy parti do të bëjnë koalicion parazgjedhor.

Koalicionet e panatyrshme për mbijetesë dhe pushtet politik

Periskopi.com Lajme

Partitë politike në Kosovë tashmë ka kohë që kanë nisur diskutimet dhe shqyrtimin e mundësive për koalicione të mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentarenë Kosovë, data e mbajtjes së të cilave ende nuk është caktuar nga presidenti i vendit, pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, më 22 gusht.

Para dhe pas shpërndarjes së Kuvendit, janë krijuar 2 koalicione ndërmjet partive politike dhe shqyrtimi i koalicioneve të tjera të mundshme është duke vazhduar. Por, praktikat e deritashme, kanë treguar që koalicionet e partive politike, ashtu si në të kaluarën, vazhdojnë të jenë të panatyrshme, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Sipas tyre, praktikat e deritashme kanë treguar se asnjë nga partitë politike në vend, nuk kanë arritur që si të vetme të fitojnë shumicën e votave për të krijuar shumicën parlamentare dhe rrjedhimisht edhe qeverinë.

Siç thonë ata, partitë politike, të cilat konsiderohen si më të mëdhatë në jetën politike të vendit, synojnë të garojnë të vetme, të dalin si parti të para më të votuara dhe më pas të krijojnë koalicione pas-zgjedhore për të arritur shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë.

Ndërkaq, partitë me të vogla, siç thonë ata, tashmë kanë krijuar koalicione, për të siguruar mundësinë e futjes në Kuvend, si dhe të jenë pjesë e përllogaritjeve të mundshme pas zgjedhjeve, për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Partitë në vrap për koalicione parazgjedhore

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se praktikat e deritashme kanë treguar se koalicionet parazgjedhore në Kosovë, kryesisht bëhen për mbijetesë politike.

Sipas tij,gara përmes koalicionevevjen si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në vitin 2014, e cila i patë dhënë të drejtën e formimit të institucioneve, koalicionit parazgjedhor me më së shumti vota.

“Normalisht që kjo në masë të madhe po derivon sidomos prej vitit 2014 dhe atij aktgjykimit të famshëm të Gjykatës Kushtetuese, që në njëfarë mënyre ia ka humbur drejtëpeshimin jetës politike në Kosovë. Fakti që interpretimi i koalicioneve ka ardhur si ‘koalicione parazgjedhore’, kjo tash po u shtynë subjektet politike që për hir të tendencës së fitimit të zgjedhjeve, e tani rrjedhimisht edhe pasjes së mundësisë për të dominuar kandidatët ose për të pasur mandatar për formimin e institucioneve, ka ndikuar që subjektet politike të krijojnë koalicione, madje edhe të panatyrshme”, theksoi Murati.

Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që asnjë prej partive politike apo koalicioneve të tyre, nuk synojnë të fitojnë zgjedhjet, por synojnë të dalin si të parat me më së shumti vota dhe më pas të marrin parti më të vogla ose koalicione partish të vogla, për të krijuar qeverinë.

“Deri më tash nuk kemi parë asnjë koalicion të natyrshëm, që lidhet qoftë me ideologjinë që e kanë partitë politike apo edhe me përafrimin e programeve të tyre që munden me qenë të afërta dhe që bëhen bashkë. Koalicione të tilla nuk kemi pasur. Të gjitha koalicionet janë ndërtuar vetëm për ta koncentruar një pjesë të votave, që të arrijnë të dalin sa më mirë në zgjedhje dhe të marrin sa më shumë deputetë. Pra, nuk kemi koalicione parimore, nuk kemi koalicione në bazë të programeve dhe po ashtu nuk kemi as koalicione në bazë të ideologjive që kanë partitë politike. Kjo tregon që asnjë parim i parlamentarizmit nuk respektohet”, tha Demhasaj.

Ai ka shtuar se tashmë edhe për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, janë krijuar koalicione të panatyrshme ndërmjet partive të majta dhe të djathta apo të qendrës.

Pajtimi i “kundërshtarëve”

Më 19 gusht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti e djathtë, lider i së cilës është Ramush Haradinaj,ka lidhur koalicion me Partinë Socialdemokrate, me orientim të majtë, të cilën e drejton Shpend Ahmeti. Për më shumë, jo rrallë ka pasur përplasje ndërmjet këtyre dy partive.

Por, në ditën e arritjes së koalicionit, Ahmeti ka theksuar se deklaratat e mëhershme duhet lënë pas shpinës.

“Mendoj që ka kaluar shumë kohë nga ato deklarata. Mendoj që jemi pjekur edhe më shumë si subjekte politike dhe kemi vazhduar të diskutojmë. Natyrisht që ka edhe pika ku nuk pajtohemi, por që përfundimisht nuk lidhen me ato deklarata”, ka thënë Ahmeti.

Zgjedhje të reja me sfida të vjetra

Më 22 gusht, koalicion parazgjedhor kanë lidhur edhe partia e qendrës së djathtë, Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit dhe subjekti politik me orientim të majtë, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Pacolli, nuk e ka vlerësuar si të panatyrshëm këtë koalicion.

“Unë do ta quaja qendra e artë, boshti i mesëm ose po e quaj, ajo pjesa e tretë politike, e cila do të jetë e rëndësisë kyçe për formimin e qeverisë së ardhshme”, ka thënë Pacolli.

Dy partitë e deritashme opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka orientim të djathtë dhe Lëvizja Vetëvendosje, me orientim tërësisht të majtë, kanë shënuar përafrim qëndrimesh, si asnjëherë të shënuar më parë. Megjithatë, LDK ka deklaruar se do t’i qaset zgjedhjeve si parti e vetme.

Partia Demokratike e Kosovës, e orientimit të djathtë, deri më tash nuk ka vënë asnjë vi të kuqe për koalicionet e mundshme.

Trendi i koalicioneve

Analisti Murati thotë se tashmë është në trend fryma e koalicioneve të reja, për zgjedhjet e ardhshme.

“Koalicionet që janë bërë dhe ato që po përfliten, nuk është se kanë diçka të përbashkët në aspektet programore. Nëse i shohim në aspektin e programeve, ka diskrepancë në çështje të arsimit, në çështje të shëndetësisë dhe pak a shumë në gjithçka. Nuk është se po merren parasysh çështjet programore tash. Mirëpo, derisa e dominon diskursin politik çështja e marrëveshjes me Serbinë, dialogu dhe kështu me radhë, këto bien në plan të dytë dhe ideja është që të përafrohen qëndrimet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me temat, për të cilat po bisedohet dhe po trumbetohet në vazhdimësi në skenën politike në Kosovë”, u shpreh Murati.

Me çfarë premtimesh partitë politike do t’i synojnë votat e qytetarëve?

Lidhja e koalicioneve ose përafrimi i qëndrimeve ndërmjet partive që kanë pasur përplasje të mëhershme, siç thotë analisti Demhasaj, janë të ngjashme me situatat që kanë ekzistuar edhe para zgjedhjeve të tjera të mëhershme në vend.

“Kemi parë kundërshtitë që kanë ekzistuar ndërmjet PSD-së dhe AAK-së, por tash u bënë bashkë në koalicion. Kundërshtitë që kanë qenë në mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë të panumërta, por tash është tendenca për të krijuar një koalicion. Do të thotë, asnjë koalicion që është arritur deri tash ose këto që po synohen të arrihen, të paktën që po përmenden publikisht, nuk bazohen në parime të caktuara, në programe të tyre apo ideologjitë e tyre, por janë thjeshtë kalkulime politike dhe kalkulime të votave. Nuk ka asgjë këtu të natyrshme, por ka vetëm qëllim për të ardhur në pushtet”, vlerësoi Demhasaj.

Sidoqoftë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së përbërjes së deritashme të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se në ditët në vijimdo ta caktojë datën, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Kadrijaj: I them Avdullah Hotit se koalicioni AAK-PSD është parimor, e jo i frikës

Periskopi.com Lajme

Tashmë partitë ne vend kanë marrur  sinjalin se mund të fillojnë përgaditjet për zgjedhjet në vend.

Në këto përgaditje nuk po mungojnë as koaliconet, ku koalicionet e fundit në vend kanë ngjallur reagime të shumta se kush mund të jenë të parët në garë.

LDK-ja është partia e cila pretendon se do të garoj e vetme në këto zgjedhje, shkruan Periskopi.

Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së ka komentuar koaliconet e fundit në vend ku sipas tij, koalicionet AAK-PSD e Nisma-AKR shihen  si koalicione  të  frikës.

Hoti ka theksuar se këto  parti që kanë hyrë në koalicion të gjitha kanë qenë të rrezikuar për të kaluar pragun në zgjedhjet të cilat priten të mbahen.

Ndërkaq Time Kadrijaj nga radhët e AAK-së për Periskopin tha se koalicionin AAK-PSD nuk e sheh koalicion të frikës por një koalicion parimor që siç thotë ajo këto dy parti kanë punuar së bashku mirë.

Koalicioni që ka bërë AAK-ja  me PSD-në i them Avdullah Hotit, se ky nuk është koalicion i frikës por është një koalicion parimor sepse kemi qëndrime të përbashkëta, kemi punuar së bashku mirë edhe gjatë mandatit të kaluar  dhe mendojmë që së bashku do të jemi të parët. Është pritur çështje kohësh të ndodhë ky koalicion. Vendimet që ka marrur Haradinaj i ka bërë që ai të rritet si Haradinaj, dhe ka një numr të madh që dëshirojnë të i bashkohet AAK-së”, ka folur Kadrijaj në një prononcim për Periskopin/Periskopi

Fatmir Limaj: Jemi të hapur për bashkëpunim me partitë e tjera

Periskopi.com Lajme

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj gjatë debatit në RTV Dukagjini ka thënë se bashkëpunimi me partitë e tjera përveç AKR-së është i mirëseardhur, raporton Periskopi.

Limaj tha se pavarësisht koalicionit me AKR-në, partia e tij është e gatshme edhe për bashkëpunime të tjera.

Një gjë të tillë e tha në prani të Behgjet Pacollit me të cilin tashmë e ka zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit.

“Koalicioni NISMA-AKR është i gatshëm edhe për bashkëpunime tjera”, tha Limaj./ Periskopi

Mirena: VV e lutë LDK’në për bashkëpunim por përdorë gjuhë të rëndë ndaj saj

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Periskopit, Ilir  Mirena ka thënë se nuk po e kupton gjuhën  që VV-ja po e përdorë me LDK-ën, edhe pse është i interesuar për koalicion me këtë parti.

Ai në Debat Plus ne RTV Dukagjini ka thënë se sidomos deklarata e Glauk Konjufcës për LDK-ën është e pakuptueshme, sepse ai është njeri me ndikim në VV.

“Mundësitë janë që këto subjekt mujnë me i ba 70 deputetë, unë cka kamë vrejt edhe mduket e çuditshme është njëfarë gjuhe e VV edhe njëfarë sulmi. Edhe deklaratën  Konjufcës në medie e shoh në vazhdën e këtyre gjërave. Nëse dikujt mundohesh me i ofru bashkëpunim, pse duhet me u përmend këto fjalë të randa. Pak më herët zonja Haxhiu tha që LDk-ja i ka hangar fjalët. Unë sjelljen e tij nuk po muj me kuptu sidomos fjalët e Glaukut sepse ai është person me ndikim në parti. Kjo është njëfarë mënyrë sikur ju nuk po doni të bëni këtë koalicion dhe në fund para opinionit me dal edhe me thanë ne deshtëm me ba koalicion por ja LDK-ja prapë i la të gjithë vetëm”, u shpreh Mirena.