Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll: Synojmë kualifikimin në Euro 2022

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka analizuar shortin e kualifikimeve për Euro 2022, që është tërhequr dje.

Kosova është në grupin e tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.

Sipas Ramadanit, jemi para një sfide të vështirë, por jo të pamundshme.

“Rezultatet pozitive në kualifikimet e kaluara kanë bërë që tani të marrim pjesë në raundin e dytë kualifikues, pa pasur nevojë për paraqitje në raundet parakualifikuese. Realisht kemi pritur këtë nivel të kundërshtarëve”, ka thënë Ramadani.

Ai ka konfirmuar se synim mbetet kualifikimi historik.

“Synimi është kualifikimi në Euro 2022. Detyrë e jona është t’i fokusojmë gjithë energjitë tona në këtë drejtim për të realizuar këtë synim. Suedia është favorit në këtë grup dhe ka shanset më të mëdha për të udhëhequr grupin. Mali i Zi dhe Rumania janë super ekipe me përvojë të madhe ndërkombëtare, por nuk e kanë konsistencën e Suedisë. Kjo është dëshmuar në kualifikimet e fundit për Evropian, befasitë janë të mundshme, sidomos para publikut vendor dhe sidomos për ne. Rumania dështoi të kualifikohet në Euro 2020, kurse Mali i Zi u kualifikua me dy humbje dhe një barazim shokues ndaj Ishujve Faroe në Podgoricë”, ka analizuar përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani.

Nën udhëheqjen e tij kombëtarja e Kosovës ka arritur suksese, duke bërë hapa të rëndësishëm. Hap tjetër para synohet në kualifikimet e ardhshme.

“20 nga 32 ekipet kombëtare kalojnë në kampionat evropian. Ne do të mundohemi të jemi një nga këto 20”, është i qartë Ramadani.

Zyrtare: Këta janë kundërshtarët e Kosovës në kualifikimet Euro 2022

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, konkurrenca e meshkujve, ka mësuar shortin për kualifikimet e Evropianit 2022.

Hendbollistët tanë ndodhen në grupin 8 nga po aq grupe.

Kosova do të jetë në grup me bartësin Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë, shkruan Gazeta Olle.

Dardanët ndodheshin në vazon e katërt, që do të thotë se të gjithë kundërshtarët e tyrë janë më të fortë se ne.

Evropiani mbahet në Hungari dhe Sllovaki në janar të vitit 2022.

Kosova pjesë e kualifikimeve për Botërorin 2021

Periskopi.com Sporti

Përfaqësueses së Kosovës në hendboll (femrat) i janë anuluar katër ndeshje të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”, që është dashur t’i luajë në pjesën e parë të këtij viti.

Gjithsesi, vashat kosovare megjithatë do të kenë ndeshje ndërkombëtare gjatë këtij vit. Ato do të marrin pjesë në fazën e parë kualifikuese evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2021, njofton Federata e Hendbollit të Kosovës.

Botërori i ardhshëm mbahet në Spanjë prej 1 deri më 19 dhjetor të vitit 2021.

Kosova për herë të tretë do të garojë në kualifikimet për botëror. Shorti do të tërhiqet në fillim të korrikut, ndërsa ndeshjet me shumë mundësi do të luhen në fund të nëntorit apo fillim të dhjetorit.

EHF-ja ka përcaktuar dy termine nëse ndeshjet në grup luhen në formë turneu në një vend. Termini i parë është prej 27 deri më 29 nëntor, ndërsa termini i dytë prej 4 deri më 6 dhjetor. U takon ekipeve kombëtare që janë në të njëjtin grup të vendosin nëse garën do ta zhvillojnë në formë turneu apo me ndeshje në shtëpi dhe në udhëtim.

EHF-ja ka rekomanduar fuqishëm që për shkak të situatës aktuale të organizohen turne e jo që ndeshjet të luhen në shtëpi dhe në udhëtim. Me shumë gjasa rekomandimi i EHF-së do të respektohet nga të gjitha ekipet kombëtare që luajnë në fazën e parë kualifikuese.

“Federata e Hendbollit të Kosovës është duke vazhduar punën për të rritur konkurrencën dhe cilësinë në ekipin kombëtar të hendbollisteve. Lojtare cilësore dhe të tjera me potencial tashmë janë vënë në dispozicion të përzgjedhësit Agron Shabani. Disa prej tyre do të debutojnë në ndeshjet kualifikuese për botëror, në fund të nëntorit apo fillim të dhjetorit”, shkruhet në njoftimin e FHK-së.

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e janarit, ftohen tre lojtarë të rinj

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka publikuar listën me emrat e ftuar për ndeshjet kualifikuese që zhvillohen gjatë muajit janar, në Itali.

“Dardanët” janë pjesë e grupit të tretë, derisa ndeshjen e parë e zhvillon më 11 janar kundër Rumanisë, ndërsa vetëm një ditë më vonë ndeshet me Gjeorgjinë, transmeton Periskopi.

Lideri i grupit vazhdon në fazën tjetër, me takimet që do të zhvillohen në Benvento të Italisë.

Lista e Ramadanit përmban gjithsejë 19 lojtarë, me tre prej tyre që debutojnë – Albin Xhafolli, Liridon Zena dhe Leonard Gegaj.

Seancat përgatitore fillojnë më 27 dhjetor në kryeqytet, derisa para rrugëtimit drejt Italisë, Kosova luan dy ndeshje kontrolluese në Kuvajt. /Periskopi.com/

Image

Image

Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Gjermani: ‘Dardanët’ luajnë para një turme të madhe

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ndeshet me Gjermaninë sot me fillim nga ora 18:00, në përballjen e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të hendbollit.

“Dardanët” ndeshen në Nyrnberg derisa do të luajnë në praninë e një audience të gjërë, transmeton Periskopi.

Tashmë dihet se Gjermania e ka siguruar vendin e parë në grup, ndërsa Kosova nuk ka bilanc shumë të mirë, duke regjistruar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Sidoqoftë, raportohet se janë shitur plot 7 mijë bileta për ndeshjen e sotme kundër gjermanëve.

Federata gjermane i ka bërë një prezentim korrekt rritjes së madhe të Kombëtares sonë dhe sukseseve të fundit.

Kujtojmë se një pjesë e konsiderueshme e 7 mijë fansave pritet të jenë bashkëatdhetarë ë jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. /Periskopi.com/