Dafina “kapet” me komentuesit: Jam më burrë se ju

Periskopi.com Showbiz

Dafina Zeqiri është e njohur për eksperimentet e saj ekstreme në ‘look’ apo për ‘dashurinë’ ndaj veshjeve të gjëra, por preferencat e saj nuk priten gjithmonë mirë nga ndjekësit e saj. Në një foto ku shfaqet e veshur me një palë pantallona sportive të gjëra dhe një bluzë të shkurtër të bardhë, Dafina ka reaguar ndaj disa komenteve negative që duket se i kanë bërë përshtypje.

Komentet janë bërë nga disa ndjekës meshkuj dhe sipas saj, këto persona nuk mund të quhen “burra”, sepse komentojnë gjëra absurde dhe tregojnë mosrespektim për mamatë apo motrat.

 

 

“Është fakt që unë jam më ‘burrë’ se ju”, ka shkruar Dafina krahas fotos. “Nuk i bëni aspak mirë vetes vetëm sepse komentoni gjëra palidhje dhe s’keni guxim të jetoni jetën tuaj. Por përshëndes meshkujt e vërtetë, muzikën dhe performancën e bëj me qef vetëm prej jush. Ju dua”, ka vazhduar këngëtarja.

Mikesha, kolegë dhe fansa kanë dalë në mbrojtje të saj duke komentuar me dashamirësi. Kujtojmë se pak javë më parë, Dafina solli këngën me titull ‘Lule Lule’ në bashkëpunim me Lumi b, një këngë që u kthye menjëherë në hit veror.